Gjykata ka denuar sot me gjobe ish-deputeten e Partise Demokratike, Jorida Tabaku.
Tabaku ishte paditur nga kryeministri Edi Rama per shpifje dhe ai kerkonte demshperblim prej 1 milione lekesh dhe pergenjeshtrim te deklarates.
Padia lidhej me nje deklarate te bere nga ish-deputetja demokrate, per lojerat e fatit, qe sipas saj ishin katerfishuar gjate kohes se qeverisjes se Rames.
Sipas vendimit te sotem te gjykates, Tabaku detyrohet ti paguaje Rames si demshperblim shume prej 300 mije lekesh.
Po ashtu bëhet e ditur se shpenzimet e gjyqit i ngarkohen palës së paditur.
g.kosovari