• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

E padëgjuar, Trump nuk gjen dot avokat ta mbrojë për ndërhyrjen ruse

by A R
28/03/2018 12:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Donald Trump, ka një problem të padëgjuar më parë sipas CNN: Nuk po gjen dot avokatë.

Media prestigjoze shkruan se disa firma të mëdha ligjore në SHBA kanë refuzuar, t’i ofrojnë presidentit amerikan asistencë në hetimin e ndërhyrjes së supozuar ruse në zgjedhje.

Të paktën 5 kompani të mëdha kanë hequr dorë nga mundësia për të përfaqësuar kreun e administratës, në vazhdën e shkundjes që pësoi javën e kaluar ekipi i tij i avokatëve mbrojtës, ndërsa vet Trumpi parashikon një dëshmi të mundshme në kuadrin e hetimit të Robert Muellerit.

Juristë me emër në Uashington cituan disa arsye për refuzimin e presidentit, të cilin e shohin si një klient të vështirë, që në jo pak raste i ka hedhur poshtë këshillat e avokatëve.

Trumpi perceptohet si kaq jopopullor, saqë më shumë mund t’ua dëmtojë reputacionin firmave në fjalë, sesa t’u sjellë atyre përfitime.

“Me një figurë kaq polarizuese sa presidenti, vendimi për ta përfaqësuar nuk merret dot aq lehtë”, thotë Philip West, president i firmës së njohur ligjore “Steptoe & Johnson”.

Nga ana tjetër, edhe në një qytet si Uashingtoni, me një industri të stërmadhe ligjore, shumë juristë të suksesshëm e specialistë të sigurisë kombëtare janë pajtuar ndërkohë nga dëshmitarë, subjekte e kompani të përfshira në hetimin “Mueller”.

Për momentin, ekipi mbrojtës i Trumpit përbëhet nga dy juristë, Ty Cobb e Jay Sekulow, e asnjëri prej tyre nuk është pjesëtar i ndonjë firme ligjore tradicionale./a.m.

Next Post
FOTOT/ Këngëtarja e njohur pozon për revistën “Playboy”

FOTOT/ Këngëtarja e njohur pozon për revistën “Playboy”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com