• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

E pabesueshme! VAR-i i anulon dy gola Argjentinës (VIDEO)

by A R
22/11/2022 11:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Argjentina po debuton sot në Botërorin “Katar 2022” në sfidën përballë Arabisë Saudite, që po zhvillohet në “Lusail Iconic Stadium”. Në fushë, që nga minuta e parë, shtatë herë fituesi i Topit të Artë, Lionel Messi, i cili luan Botërorin e pestë me shpresën se mund ta fitojë këtë trofe madhor, i vetmi që i mungon palmaresit të tij.

Që në minutën e dytë Messi ndez sfidën, goditja e tij ndalet me vështirësi nga portieri. Por goli nuk do të vononte, teksa në minutën e 10-të kapiteni shënon nga pika e bardhë e penalltisë pas një shikimi me VAR në zonën kundërshtare.

Leo Messi gjeti edhe golin e dytë, por gjyqtari i takimit anuloj gjithçka për pozicion jashtë loje. E njëjta histori edhe me Martinez, “demi” i Inter arriti të dërgonte topin dy herë në rrjetë, por në të dy rastet u kap “mat” nga VAR.
***
Në minutën e 22-të, Messi vallëzon në mbrojtjen kundërshtare, duke shënuar sërish, por anësori ngrin gjithçka me flamurin e ngritur lart për pozicion jashtë loje. Një kundërpërgjigje e shpejtë e Albiceleste për shtimin e forcës së kundërshtarit, që reagoi me forcë pas disavantazhit nga pika e bardhë.

Argjentina-Arabia Saudite / Goli i anuluar për “offside” 23′

Loja zhvillohet mjaft e fortë, me ndërhyrje hera-herës të ashpra, çka e detyron kryesorin t’i këshillojë “luftëtarët” e të dyja kombëtareve. Argjentina ka vështirësi në daljen nga gjysmëfusha e vet, sepse kundërshtari ka mbipopulluar mesfushën dhe mundohet të prishë çdo iniciativë bardhekaltër që në nisje.

Argjentina-Arabia Saudite / Goli i anuluar i Lautaro Martinez 27’

Minuta e 27-të sjell golin e dytë në portën e Arabisë Saudite. Lautaro Martinez merr një pasim në limitin e pozicionit jashtë loje dhe del i vetëm përballë portierit kundërshtar. Sulmuesi i Interit nuk gabon, por me qetësi e kalon topin mbi trupin e portierit arab. Ndërhyn sërish VAR-i dhe anulon gjithçka. Ashtu si në rastin e Messit, edhe kësaj here kemi të bëjmë me pozicion jashte loje.

MAIN ACCOUNT: @rKLDY#ARGKSA #WC2022
حسابي الاساسي: @rKLDY
⚡️️ : @rKLDY pic.twitter.com/k4kjqiN6QN

— WORLD CUP WITH KLD/Y (@ClarisaLawlor) November 22, 2022

Next Post
Porti i Durrësit/ Rama ironizon opozitën: Këta janë gdhë. Me politikën e tyre mund ta kishim dhënë edhe 1 euro, por…!

Rama: Kryetarja e Bashkisë Durrës është në krye të detyrës, qytetarët po helmohen me gënjeshtra të trasha

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria mes Perëndimit dhe… Perëndimit!

Një pyetje: Bordi u ngrit për të ulur, apo për të rritur çmimin e naftës

March 28, 2026

Nikolovski nuk ka mbrojtur Metën, por racizmin ndaj shqiptarëve

March 28, 2026
4 vite nga masakra ku u vra Brilant Martinaj dhe shokët e tij, merret në pyetje kosovari që solli ‘Passatin’ e krimit

4 vite nga masakra ku u vra Brilant Martinaj dhe shokët e tij, merret në pyetje kosovari që solli ‘Passatin’ e krimit

March 28, 2026
Parandalohet krimi në familje në Vlorë, policia neutralizon të moshuarin që kërcënonte me thikë familjarët

Parandalohet krimi në familje në Vlorë, policia neutralizon të moshuarin që kërcënonte me thikë familjarët

March 28, 2026
Sa do të zgjasë lufta në Iran? Vance: Duhet ta neutralizojmë Republikën Islamike për shumë vite

Sa do të zgjasë lufta në Iran? Vance: Duhet ta neutralizojmë Republikën Islamike për shumë vite

March 28, 2026
Plagosje në afërsi të Spitalit të Vlorës, 33-vjeçari goditet dy herë me thikë

Plagosje në afërsi të Spitalit të Vlorës, 33-vjeçari goditet dy herë me thikë

March 28, 2026
“Kopje mediokre e Ramës”, partia e Arlind Qorrit sulmon Agron Shehajn: E ka vrarë shansin për një model ndryshe

“Kopje mediokre e Ramës”, partia e Arlind Qorrit sulmon Agron Shehajn: E ka vrarë shansin për një model ndryshe

March 28, 2026
Publikohet renditja e re e FIFA-s: Kombëtarja shqiptare nuk ndryshon pozicion, Kosova vazhdon të ngjisë shkallët

Publikohet renditja e re e FIFA-s: Kombëtarja shqiptare nuk ndryshon pozicion, Kosova vazhdon të ngjisë shkallët

March 28, 2026
Prezantimi i Operatorit të Ujit, Balluku: Organizimi do bëhet në katër rajone

GJKKO i bllokoi pasaportën, Gjykata e Lartë shqyrton më 9 prill rekursin e Belinda Ballukut

March 28, 2026
Çmime tavan për shezlonget në Durrës/ Operatorët turistikë: Në përgjithësi, nuk ka pasur abuzime të theksuara

Çmime tavan për shezlonget në Durrës/ Operatorët turistikë: Në përgjithësi, nuk ka pasur abuzime të theksuara

March 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In