• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

E pabesueshme / Këngëtarë serbë e kosovarë këndojnë bashkë para ndeshjes

by Java News
06/10/2015 09:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Muzika bashkon njerëzit”. Me këtë slogan artistët shqiptarë dhe ata serbë do të bashkohen më 7 tetor në të parin koncert të këtij lloji, që do të paraprijë ndeshjen Shqipëri Serbi në stadiumin “Elbasan Arena”.

Një aktivitet i veçantë do të bashkojë emra të njohur të muzikës shqiptare dhe asaj serbe, në një koncert miqësie për të treguar se ajo çka na bashkon është më e fortë se ajo që na ndan dhe se arti nuk njeh kufij.

Organizatorët synojnë që përmes këtij koncerti të ofrojnë një mesazh qytetarie, duke ngjitur në të njëjtën skenë këngëtarë nga Shqipëria, Kosova e Serbia. Në koncert do të interpretojnë live këngëtarët serbë Marko Nikolic, Ljubomir Sobotovic, Milan Sijak, Filip Pat, Aleksandra Josic dhe Amir Karali, transmeton Panorama.

Ndërsa muzika shqiptare do të përfaqësohet nga Kamela Islamaj, Marsela Çibukaj dhe Eugent Bushpepa me grupin e tij, që do të sjellin live këngët më të njohura shqiptare të muzikës rock, ndërkohë që nga Kosova do të jenë këngëtarja me zërin e fuqishëm Flaka Krelani dhe grupi “Na”.

Në mbyllje, kënga “Imagine” e John Lenon do të bashkojë zërat e të gjithë artistëve. Koncerti do të zhvillohet në parkun prapa Kryeministrisë, të mërkurën, 7 tetor, ora 19:00.

Next Post

Totti rikthehet së shpejti

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com