Fotografitë që në vitin 2012 i bëri orbituesi hënor i NASA-s tregojnë se të paktën pesë nga gjashtë flamujt amerikanë në Hënë janë ende ashtu siç kanë qenë kur janë vendosur, por shkencëtarët thonë se pas viteve të ekspozimit ndaj diellit e kanë humbur ngjyrën krejtësisht.
Rrezatimi ultravjollcë nga Dielli e zbardhon pëlhurën edhe në Tokë. Meqë Hëna nuk ka atmosferë, flamujt janë të ekspozuar ndaj rrezatimit të fortë, ndërsa specialisti i Hënës, Paul Spudis, shpjegon se disa prej tyre tashmë mund të jenë shpërbërë.
“Amerika ka braktisur eksplorimin e Hënës dhe flamujt mbi të janë venitur, a nuk është se ironike?”, pyet Spudis në një artikull të botuar në revistën “Smithsonian Air&Space”.
NASA po punon për të dërguar astronautët në hapësirë të thellë, por u tërhoq nga programi hënor.
Megjithatë, manjati teknologjik, Elon Musk, është duke planifikuar për vitin e ardhshëm që të dërgojë rreth Hënës dy turistë kozmik. Gjithashtu, aktualisht pesë ekipe konkurrojnë për Google Lunar X Prize dhe po përpiqen që të dërgojnë një robot në sipërfaqen e Hënës i cili mund të dërgojë imazhe me rezolucion të lartë në Tokë.
Kushdo që e arrin këtë e pret shpërblimi prej katër milionë dollarëve.
Ndoshta disa prej tyre do të fotografojnë disa prej flamujve të famshëm, dhe ne fund do të kuptojmë se çfarë ka ndodhur me ta./b.d