• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, December 24, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“E neveritshme, e turpshme” – As “deal”, as detaje, 1:0 për diktatorin rus Putin

by E S
16/08/2025 10:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

-Portali informativ ukrainas në gjuhën angleze Kyiv Independent kështu e sheh takimin në Alaskë:

«E neveritshme. E turpshme. Dhe, në fund të fundit, e padobishme. Në ekranet tona u prit si mbret në vendin e lirisë një diktator dhe kriminel lufte me duar të përgjakura – ndërsa dronët e tij po drejtoheshin drejt qyteteve tona».

– Chuck Schumer, udhëheqësi i pakicës demokrate në Senatin amerikan, shkroi në platformën X: «Në pamje të parë duket sikur Trump i dha Putinit legjitimitet, një skenë globale, nuk kërkoi asnjë llogaridhënie dhe në këmbim nuk mori asgjë».

– Në rrugët e qytetit pati pak protesta, për Trumpin, por sidomos kundër Trumpit dhe kundër Putinit, shkruan gazeta zvicerane Tages Anzeiger. Demonstruesit kishin sjellë flamuj ukrainas dhe pankarta ku shkruhej «Alaska qëndron në krah të Ukrainës» ose «Diktatorët nuk janë të mirëpritur».

Rreth tre orë pas fillimit të bisedimeve të tyre me dyer të mbyllura, Trumpi dhe Putin u shfaqën secili pas një podiumi, pranë flamurit amerikan dhe atij rus. Midis tyre qëndronte motoja «Pursuing peace» («Duke ndjekur paqen») – por për paqe nuk mund të bëhej fjalë.

– Ish-kreu i Konferencës së Sigurisë së Mynihut, Wolfgang Ischinger, shkroi në X se samiti ishte një zhgënjim. «Putin mori qilimin e kuq, Trump përkundrazi nuk mori asgjë. 1:0 për Putinin».

– Gazeta gjermane Süddeutsche Zeitung komenton: «Putini është i durueshëm, ai mund të jetojë me këtë. Për të, samiti i Alaskës përbënte sidoqoftë një triumf krejt të pamundshëm. Ai, krimineli i luftës i kërkuar dhe i përbuzur, u nderua dhe u përkëdhel nga njeriu më i fuqishëm në botë.

Jo vetëm për njerëzit në Ukrainë, të cilët prej tre vitesh e gjysmë janë viktima të terrorit putinian, pamjet nga Anchorage duhet të kenë qenë një torturë. Por edhe për këdo që beson se mbetet krim të pushtosh vendet fqinje dhe se kufijtë duhet të respektohen. Anchorage nuk do të hyjë në histori si një Jaltë e re, por sigurisht si një skenë e ligësisë dekurajuese». (E.R)

Next Post
Një shfaqje mediatike, me pak përmbajtje

Një shfaqje mediatike, me pak përmbajtje

Comments 1

  1. Lili says:
    4 months ago

    Redaksisë së gazetës:Java!Mos u bëni mediokër për diplomacinë dhe gjeopolitikën ndërkombëtare.S’Ka mbetur diplomacia amerikane ta gjykojnë dhe ta ngelin në klasë,palo analistë shqiptarë,injorantë, bythlëpirës,që shkruajnë për tutorët e tyre…Bëhuni reflektivë dhe shihni progresin…Kush jeni ju?!..Jini të sinqertë dhe punoni për Shqipërinë…se ShBA i zgjidhin vet hallet e tyre.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Demokratët kundërshtuan zgjedhjen e tij si Avokat i Popullit, Shabani: Nëse Kushtetuesja shfuqizon emërimin tim…

Demokratët kundërshtuan zgjedhjen e tij si Avokat i Popullit, Shabani: Nëse Kushtetuesja shfuqizon emërimin tim…

December 24, 2025
PD kërkon mbledhje urgjente për Ballukun, i drejtohet Kryetarit të Kuvendit

PD kërkon mbledhje urgjente për Ballukun, i drejtohet Kryetarit të Kuvendit

December 24, 2025
Sanksionet e SHBA ndaj zyrtarëve europianë, reagon ashpër Macron

Sanksionet e SHBA ndaj zyrtarëve europianë, reagon ashpër Macron

December 24, 2025
Vendos qeveria: Edhe e premtja pushim për administratën!

Vendos qeveria: Edhe e premtja pushim për administratën!

December 24, 2025
“Mbi 1 mijë e 400 vende parkimi”, Rama inspekton punimet në QSUT

“Mbi 1 mijë e 400 vende parkimi”, Rama inspekton punimet në QSUT

December 24, 2025
Ibrahimaj: Ekonomia shqiptare u rrit 3.75%, më e lartë se mesatarja e BE-së

Ibrahimaj: Ekonomia shqiptare u rrit 3.75%, më e lartë se mesatarja e BE-së

December 24, 2025
Kisha Katolike uron besimtarët për Krishtlindje: Mesazh i Ipeshkvijve të Shqipërisë: Gëzuar, Zoti ju bekoftë!

Kisha Katolike uron besimtarët për Krishtlindje: Mesazh i Ipeshkvijve të Shqipërisë: Gëzuar, Zoti ju bekoftë!

December 24, 2025
Kapshticë dhe Kakavijë, dyndje lëvizjesh në dy pikat kufitare me Greqinë

Emigrantët kthehen për të festuar në atdhe, 3 mijë mjete kanë hyrë dhe dalë në 24 orët e fundit

December 24, 2025
Salianji me “banim” në Fier, këmbëngul Berisha: Do jetë drejtues i Elbasanit, fushatë nga burgu

“Berisha e ka kthyer partinë në sekt”, Meçe: Salianji po tenton të riorganizojë struktura të reja

December 24, 2025
“Gati shtatorin e ardhshëm”, Rama inspekton kantierin e “Kengo Art Park” në Petrelë

“Gati shtatorin e ardhshëm”, Rama inspekton kantierin e “Kengo Art Park” në Petrelë

December 24, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com