• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, December 11, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

E nesërmja e 29 nëntorit 1944

by Bedri Islami
30/11/2018 12:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Bedri Islami

Jam i bindur se, të nesërmen e 29 nëntorit, familja e madhe e nënës sime, Gjylbegajt, do të jetë ndjerë e gëzuar. Ishin në të drejtën e tyre, jo vetëm se ishin në anën e fitimtarëve, por edhe sepse, pas ndodhive të ndodhura në vitet e luftës, me tre të rënë, secili prej tyre pak më shumë se 20-vjeçar, kishin shpresën se vendi i tyre do të bëhej ashtu si kishin ëndërruar të vrarët.

Jam i bindur se, shumë shumë larg tyre, në jugun e Shqipërisë, në familjen e Ekrem Bardhajt, të njohur për nacionalizimin e tyre, nuk duhet të jenë ndjerë edhe aq të gëzuar, pasi i gjithë besimi i tyre për një Shqipëri ndryshe nuk lidhej me regjimin që po vinte. Por besoj, po ashtu, se e donin Shqipërinë zonjë.

Në qytetin e Shkodrës, në shtëpinë e fisit Topalli, tregtarë të njohur, sapo kishte arritur një shkrimtar i shquar, ndër më të shquarit e kohës së tij, Petro Marko, i cili, shumë vite më pas, në njërin nga librat e tij më të veçantë, “Re dhe gurë”, botuar në pluralizëm, do të shkruante se “Askund tjetër, në asnjë qytet, nuk i kanë pritur më mirë partizanët se në Shkodër”.

Në rrugën kryesore të qytetit, në një shtëpi të bukur dy katëshe, pronë e fisit Lukaj, tregtarë të njohur, por të lidhur me lëvizjen antifashiste, ishte mysafir Ramiz Alia dhe ndjente erën e bukës së pjekur dhe të një ëmbëlsire të veçantë, në Shkodër i thonë haxhimakulle, të cilën, nëna e Gjovalin Lukës, njëri nga drejtuesit e luftës në Shkodër, piqte për këtë ditë të veçantë.

Diku më tej, në lagjet e vjetra të Shkodrës, në një shtëpi të vjetër tiranase, nuk dihej nëse do të gëzoheshin apo do të fillonte një hidhërim i ri për to. Njëri nga djemtë e shtëpisë, Zyhdi Repishti, kishte rënë dëshmor, në radhët e Lëvizjes Antifashiste, djali tjetër, që më pas do të bëhej i njohur si njeri i letrave, Sami Repishti, deri atëherë drejtues i rinisë balliste, nuk e dinte se cili do të vazhdimi i mëtejshëm i jetës së tij. Gjithçka në familje ishte mes dy shembujve: njëri i lidhur me lëvizjen komuniste dhe dëshmor, tjetri me lëvizjen balliste dhe në enigmën e jetës së tij.

Pesëdhjetë metër larg familjes së Gjylbegajve, në Shtëpinë e njohur si “Shtëpia e Madhe”, kishin filluar të hapeshin kanatat e dritareve, në fund të fundit ishte synuar tri herë të digjej, herën e fundit nga njerëzit e Xhafer Devës, dhe tani duhej të hynte drita, jetonin kushërinjtë e parë të tyre, Gjylbegajt e tjerë, shumë prej tyre latifondistë tokash. Shumë prej tyre të lidhur me forcat që quheshin nacionaliste, ose me ballin ose zogistë dhe njëri prej tyre, Musa Gjylbegu, kishte qenë ministër në qeverinë e fundit në pushtimin gjerman. Mes tyre, njëri, Hamid Gjylbegaj, ushtarak i lartë, që kishte mbrojtur njërin nga frontet e luftës së Koplikut, kundër serbomalazezëve, kundërshtar i Zogut, fanolist, i larguar nga ushtria, po përgatiste rezistencën tjetër të tij: gjatë gjithë jetës nuk do të votonte asnjëherë.

Në njërën nga shtëpitë e Gjylbegajve ishte vrarë Naimi, pak vite pas tij, në një pushtet tjetër, do të vritej Virtyt Gjylbegaj, i arrestuar si pjesëtar i një organizimi antikomunist. Jeta kishte qenë e rëndë dhe po vazhdonte.

Sido që të thonë, 30 nëntori i vitit 1944, aq sa ishte shpresë, aq ishte edhe pritje, edhe enigmë, edhe mosbesim, edhe ankth, edhe ndjenjë e qetë, edhe çast i lumtur.

Në qytetin e Shkodrës ende nuk kishin arritur të gjithë ata që kishin qenë pjesë e luftës. Në qeverinë lokale ishte vendosur një njeri i njohur, Riza Dani, edhe ai antizogist, kryetar i Frontit Antifashist; në Frontin e madh, kështu quhej asaj kohe, ishte ,po ashtu një emër i njohur, Beqir Gjylbegau, dhëndër i Dishnicëce dhe Aqif pashë Elbasanit, në Frontin e vogël, kështu quhej Partia Komuniste që ishte edhe në pushtet edhe në ilegalitet, gjendej Arif Gjyli, i pasionuar pas letërsisë dhe Fishtës, drejtuesi kryesor i Lëvizjes komuniste në Shkodër, pas vrasjes së Vasil Shantos.

Qyteti nuk kishte asgjë nga kujtesa e luftës. Sajesa e mëvonshme se ky qytet nuk i kishte dashur kurrë çlirimtarët, se ata ishin nga shtresa e poshtme e shoqërisë, aq sa janë të pasakta, aq janë edhe të turpshme. Cili qytet në botë nuk i do çlirimtarët e tij? Për më tepër, në këtë luftë, nga qyteti verior, ishin bërë sëbashku djem e vajza nga familjet më të njohura të qytetit, që nga Bushatllinjtë, Lukajt, Repishtët, Gjylbegët, Gjylët, Becët, dhe ende të rënët nuk kishin arritur në qytet.

Vetëm një mendje e ngushtë, ose një fluturake mendërisht, mund të quajë këtë ditë si një datë të zezë në historinë e qytetit. Shefja e përkohshme e bashkisë së Shkodrës mund ta ketë në veten e saj këtë zezonë, dhe nuk është rasti të prish shkrimin pse ka ndodhur kështu, por e vërteta është se gjatë luftës, duke bërë “krushqi” me pushtuesit, herë italianë e më pas gjermanët, duke furnizuar trupat mercenare të Xhafer Devës, bënë pasuri të mëdha. Gjaku i të rinjve u shndërrua në floririn e tyre dhe prandaj kishin të drejtë të zezonin kur kjo pasuri e luftës do të vihej në shërbimin e një jete tjetër.

30 nëntori, në të gjithë Shqipërinë, ishte diçka krejt tjetër. Më ka rënë rasti të lexoj një gazetë të kohës, “Jehona e Shkodrës” e datës 30 nëntor, ku, të gjithë, edhe më mediokrit e më të pabesuarit, mund të lexojnë me gërma të mëdha se “ Dje gjermanët u larguan nga Shkodra. Partizanët çliruan qytetin e fundit shqiptar”.  Minimi i qytetit nga forcat gjermane, që pritej në çdo çast të hidhej në erë, kishte ngjallur ankth në disa momente, por pastaj, si një erë që shuhet, kishte shkuar drejt heshtjes.

Në 30 nëntor ishin shtëpitë e fukarenjve dhe kishin filluar të mbylleshin shtëpitë e të pasurve, Ndërsa të parat ndjenin se po vinte një kohë e të barabartëve, që mjerisht nuk erdhi, në të dytat ankthi kishte qenë i ndjeshëm dhe i arsyeshëm. Të parët e kishin bërë sakrificën deri në fund, të dytët , jo të gjithë, e kishin shfrytëzuar luftën deri në fund.

Në të parat, por edhe në disa nga shtëpitë më të njohura të qytetit, sytë ishin lagur nga vrasja e të rinjve; në të tjerat duart ishin ndezur nga numërimi i floririt.

Qytetet nuk kishin ende as varrezat e dëshmorëve, as rrugët e emërtuara me emrat e tyre, nuk dihej ende se cilët do të ktheheshin nga lufta dhe kush ishin të rënët, por fryma ishte ndryshe.

Nga Kukësi dhe Prishtina po ktheheshin kishin filluar të ktheheshin trupat e parë të të pushkatuarve. 104 për një natë. Asnjëri prej tyre nuk ishte arrestuar nga gjermanët, por nga ata që quheshin nacionalistë dhe që, tërë gëzim të egër, i kishin dorëzuar në kampet e vdekjes.Ndërsa kthenin trupat e tyre nuk mendohej për v arrezat e dëshmorëve, megjithëse për 45 vite pushteti do të mbahej nga gjaku i tyre.

30 nëntori nuk i thonte askujt se çfarë do të vinte më pas. Qeveria e re kishte hedhur parullën, “ më shumë bukë, më shumë kulturë” dhe kjo ngjallte shpresë.

Përse i solla gjithë këto emra dhe shembuj? 30 nëntori ishte mundësia e një fillese të re. Natyrisht duke ndëshkuar kolaboracionistët, të cilët kishin qenë pjesë e skuadroneve të vdekjes. Ai që mendon sot, pas 74 viteve, se në 30 nëntor 1944 nuk do të kishte ndëshkim për gjakun e derdhur, ose është miop, ose mendon se e vërteta e vitit 1944 është e njëjtë me atë të vitit 2018.

Shumë nga njerëzit që u thirrën për të bërë historinë në 30 nëntor 1944 në fakt u ndëshkuan vetëm se ishin shumë dinjitozë. Riza Dani, shefi i antifashistëve në Shkodër u ekzekutua me Grupin e Deputetëve, Arif Gjyli, drejtuesi i luftës , me të njëjtin grup, u dënua me shumë vite burgim; familja e atdhetarit të shquar Ekrem Bardha mori rrugën e mërgimit duke paguar me njëriun e tyre të shtrenjtë; Gjovalin Luka u dënua po ashtu dhe, megjithëse në atë shtëpi kishte qenë mik Ramiz Alia, që më pas i përmend me nostalgji, ai e kaloi shumicën e jetës i internuar nga shokët e tij; Petro Marko, luftëtari i Spanjës, pasi kishte vuajtur në burgjet e Zogut, të Italisë, ishte internuar, kishte bërë burgun e gjermanëve, do të njihte edhe burgun e shokëve të tij. Më pas, edhe i biri.

Sidoqoftë, asaj dite, 30 nëntor 1944, megjithëse asgjë nuk dihej, bota kishte filluar të ishte ndryshe për shqiptarët.

Shpesh herë mendoj: sa mirë do të ishte sikur në 30 nëntorin e vitit 1944 të kishim pasur mendësinë e vitit 2018!

Por, jashtë kësaj klase parapolitike, që edhe pas 74 viteve, kërkon të ringjallë ende ndjenjën e revanshit dhe të ndërrojë kahun e një historie që nuk e ndryshojnë dot.

/DITA

Next Post
Vrisnin pronarët e shtëpive, Bjellorusia ekzekuton dy agjentë imobiliarë

Vrisnin pronarët e shtëpive, Bjellorusia ekzekuton dy agjentë imobiliarë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Akuzën ia kam njoftuar vetë”, Braho: Problem kemi pasur komunikimin publik, ja çfarë do merrja nga Dumani dhe Kraja

Zgjedhja e Klodian Brahos/ Eksperti flet për dy sfidat e kreut të ri të Prokurorisë së Posaçme(VIDEO)

December 11, 2025
Berishës as iu hoq non grata, dhe as u pastrua

Zgjedhja e Klodian Brahos, një teatër mediokër

December 11, 2025
Berisha, Pashko, Rama – Dhjetor 1990

Berisha, Pashko, Rama – Dhjetor 1990

December 11, 2025
Goditja e grupit kriminal ku u arrestua djali i ish-deputetit të PS, SPAK: 10 të arrestuar e 4 në kërkim! Sekuestrohen…

U akuzuan për trafik narkotikësh/ GJKKO lë në burg Rexhep Rrajën dhe 9 të tjerët

December 11, 2025
Përcaktimi i prioriteve, përcakton zhvillimin

Përcaktimi i prioriteve, përcakton zhvillimin

December 11, 2025
VIDEO-Me gotë në çantë, kreu i ri i SPAK.. Çfarë nuk u pa në mbledhje?

VIDEO-Me gotë në çantë, kreu i ri i SPAK.. Çfarë nuk u pa në mbledhje?

December 11, 2025
“I jepet fund kontratave 1 euro, por duhet kujdes kur..” Braçe për ligjin e PPP: Transparenca nuk është e plotë

“I jepet fund kontratave 1 euro, por duhet kujdes kur..” Braçe për ligjin e PPP: Transparenca nuk është e plotë

December 11, 2025
Gjekmarkaj- Peleshit: Je kthyer në një haberxhi! Po i trajtoni titullarët e institucioneve të drejtësisë si zëdhënës të deputetëve..

“Buxheti 2026 ndan njerëzit, por bashkon përfituesit në një tryezë!” Gjekmarkaj: Prodhon edhe më shumë plagë sociale

December 11, 2025
Njeriu i Vitit nga ‘The Time’ shpallen arkitekët e Inteligjencës Artificiale

Njeriu i Vitit nga ‘The Time’ shpallen arkitekët e Inteligjencës Artificiale

December 11, 2025
Fajde me burime kriminale në “Exchange”, në pranga 3 anëtarët e një fisi nga Lazarati, në kërkim një i katërt! Sekuestrohen..  

Fajde me burime kriminale në “Exchange”, në pranga 3 anëtarët e një fisi nga Lazarati, në kërkim një i katërt! Sekuestrohen..  

December 11, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In