• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

‘E ndjekin njëlloj si minjtë…’/ Berisha: Edi Rama është e keqja më e madhe e këtij vendi, pas Enver Hoxhës!

by Java News
15/11/2023 19:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sali Berisha thotë se Edi Rama është e keqja më e madhe e këtij vendi, që pas Enver Hoxhës.

Gjatë takimit që Berisha  pati me ekspertë të ekonomisë, ku u diskutua buxheti 2024, ai tha se nuk ka rrugë tjetër për të shpëtuar ekonominë, përveçse largimit të kësaj të keqe të madhe, që sic tha ai e ka emrin Edi Rama.

“Një gjë duhet ta kemi të qartë, ka një ligj në doktrinën e korrupsionit: po vodhi kryeministri, korrupsioni bëhet sistematik. Bëhet sistem. E ndjekin njëlloj si minjtë e Dino Buzatit mbrapa dhe vjedhin dhe shkatërrojnë vendin dhe shtetin.

Punonjësit, vartësit e me radhë. Ky ka sjellë këtë moral, këtë kod. Ndaj dhe largimi i tij është largimi i të keqes më të madhe që ka pasur Shqipëria në histori pas Enver Hoxhës”, tha Berisha.

Pjese nga fjala e Sali Berishës

Çfarë bëhet me të varfrit? Edhe më të varfër. Ikni u thotë. Dhe jemi te shpopullimi.

Ikni se jeni shumë, u tha pensionistëve. Nuk mund të rrisim pensionet.

Në çdo rast, pa asnjë vështirësi, pa asnjë lloj dezekuilibri ekonomik, mund të vendoset minimumi i 200 eurove. Këtë që po them, e kanë vendosur qeveri të majta dhe të djathta, 50 vite më parë. Të ashtuquajturin minimum.

Po e bën qeveria atë, sepse gjithnjë ajo duhet të shqyrtojë se si shpërndahen këto të ardhura që vijnë. A përfitojnë edhe ata që nuk janë në gjendje jo të mirë. A përfitojnë të sëmurët, a përfitojnë të moshuarit, a përfitojnë fëmijët?

Kjo qeveri e ka mendjen a përfitojnë zyrtarët, a përfitojnë oligarkët e tyre.

Mirëpo, po të shohim zhvillimet, po shkohet nga e keqja në zi. E vërteta kjo është. Çdo vit e më poshtë.

Mendoni për një moment vetëm një gjë. Gjatë qeverisjes së Edi Ramës, janë shpenzuar, investuar rreth 11 miliardë euro. Ku janë?

Janë rrugë që copëtohen e copëtohen në 7 lote, 8 lote, 10 lote, që vidhen sa më shumë. Kroacia ndërtoi një autostradë 27 metër të gjerë të standardit evropian, me 1.9 milionë euro kilometri. Kurse po të shkosh në rrugën Kardhiq-Delvinë, nga 700 mijë euro që ndërtuam 15 kilometrat e para, çmimi kaloi në 240 milionë euro.

Vetëm segmenti, se është për Gines, segmenti i rrugës Tiranë-Elbasan, nga Iba në Farkë, janë 7 kilometra, kushtoi 230 kilometra. Po 7 kilometra sikur ta vazhdoje tunel të plotë, me 20 milionë euro kilometra, shkonin 140 milionë euro.

Pra, jemi para një situate që nuk është asnjë komb tjetër. Ndaj ka vetëm një zgjidhje, largimin e kësaj të keqe të madhe.

Dhe kjo e keqe ka një emër, kjo e keqe është Edi Rama.

Sado që mund të thotë kush pse përqendroheni, ai është e keqja e të këqijave. Sepse të gjitha këto, mbajnë firmën e tij, mbajnë vulën e tij, mbajnë avokatinë e tij.

Nuk mund ta harroj kurrë, kur ky njeri, dilte nëpër ekrane televizive me pinca të thyera, me pincë me një krah, me gërshërë të thyer. Dhe u thoshte shqiptarëve në amoralitet të plotë, ja me se operoheni. Para se të fillonin sterilizimin.

Dhe kalonte nga studio në studio për shou, vetëm për të mbuluar vjedhjen e tmerrshme që u bëhej shqiptarëve me sterilizimin.

Të njëjtën gjë me djegësat. Djegësi i Tiranës u shkon 1 miliard euro taksapaguesve të Tiranës. Sepse kudo është dora e tij e zezë.

Një gjë duhet ta kemi të qartë, ka një ligj në doktrinën e korrupsionit: po vodhi kryeministri, korrupsioni bëhet sistematik. Bëhet sistem. E ndjekin njëlloj si minjtë e Dino Buzatit mbrapa dhe vjedhin dhe shkatërrojnë vendin dhe shtetin. Punonjësit, vartësit e me radhë.

Ky ka sjellë këtë moral, këtë kod. Ndaj dhe largimi i tij është largimi i të keqes më të madhe që ka pasur Shqipëria në histori pas Enver Hoxhës./m.j

Next Post
“Prona jonë”/ Vodhën velierën e sekuestruar nga policia, arrestohen 5 persona, 4 prej tyre shtetas egjiptianë! E pëson edhe efektivi…!

“Prona jonë”/ Vodhën velierën e sekuestruar nga policia, arrestohen 5 persona, 4 prej tyre shtetas egjiptianë! E pëson edhe efektivi...!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zgjedhje në Luginën e Preshevës, 37 mijë shqiptarë votojnë për 29 anëtarët e Këshillit Kombëtar

Zgjedhje në Luginën e Preshevës, 37 mijë shqiptarë votojnë për 29 anëtarët e Këshillit Kombëtar

November 8, 2026
Theu arrestin e shtëpisë për trafik klandestinësh, i riu kapet në Gjirokastër duke duke kaluar afganin nga Greqia me destinacion vendet e BE

Theu arrestin e shtëpisë për trafik klandestinësh, i riu kapet në Gjirokastër duke duke kaluar afganin nga Greqia me destinacion vendet e BE

November 8, 2026
Zgjedhjet në SHBA, demokrati Abdul El Sayed fiton Michiganin

“Më quajnë Abdulrahman Mohamed El-Sayed”

November 8, 2026
VIDEO/ Tërmeti 5.7 ballë që goditi Japoninë la të paktën mbi 20 të plagosur dhe shkatërrim, ja çfarë ndodhi me centralet bërthamore?

VIDEO/ Tërmeti 5.7 ballë që goditi Japoninë la të paktën mbi 20 të plagosur dhe shkatërrim, ja çfarë ndodhi me centralet bërthamore?

November 8, 2026
“E mbivlerësuar, lë për të dëshiruar nga…”- Deklarata e Jonida Maliqit ‘nxeh’ Rozana Radin: Do të ishte film nëse një këngë e saj…

“E mbivlerësuar, lë për të dëshiruar nga…”- Deklarata e Jonida Maliqit ‘nxeh’ Rozana Radin: Do të ishte film nëse një këngë e saj…

November 8, 2026
Masakra në Poloni/ Oficeri hero i policisë që ndërhyri në Krakov po lufton për jetën, ministri apel për dhurime gjaku

Masakra në Poloni/ Oficeri hero i policisë që ndërhyri në Krakov po lufton për jetën, ministri apel për dhurime gjaku

November 8, 2026
I dënuar me 7 vite burg për dy krime, kush është 41-vjeçari që Spanja e solli sot në pranga nga Barcelona!

I dënuar me 7 vite burg për dy krime, kush është 41-vjeçari që Spanja e solli sot në pranga nga Barcelona!

November 8, 2026
E rëndë në Elbasan, shpërthim i fuqishëm në një apartament! Shëmben muret dhe shkallët e ndërtesës, evakuohen banorët, raportohet se…

“Jo më tregtim pa detektor”- Shpërthimi tragjik në Elbasan, eksperti paralajmëron: Duhet të ndryshojnë rregullat për përdorimin e gazit!

November 8, 2026
“Zarfin me 4 milionë lekë ma futën në makinë!”- Apeli e la në arrest shtëpie, ish-kreu i “Eco-Elb” rrëfen versionin e tij në GJKKO

“Zarfin me 4 milionë lekë ma futën në makinë!”- Apeli e la në arrest shtëpie, ish-kreu i “Eco-Elb” rrëfen versionin e tij në GJKKO

November 8, 2026
Zgjedhjet vendore 2027, Agron Duka: Jam gati që të kandidoj për Bashkinë Durrës nëse opozita nuk del me një alternativë të sajën!

Zgjedhjet vendore 2027, Agron Duka: Jam gati që të kandidoj për Bashkinë Durrës nëse opozita nuk del me një alternativë të sajën!

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In