Francë/ Një shofer autobusi u sulmua nga një grup njerëzish, sepse kërkoi që ata të mbanin maskat. Agresori i dyshuar, 30-vjeçar u arrestua bashkë me katër persona të tjerë.
Viktima, rreth 50 vjeç, u masakrua pasi u godit në kokë dhe sipas raportimeve nga burime policore, ndodhet në vdekjeje klinike.
Sipas policisë, shoferi u rrah kur ai ndaloi të hipte në autobuz një burrë që nuk mbante maskë dhe shoqërohej nga qeni i tij, më pas ky i fundit është bashkuar me personat e tjerë dhe kanë rrahur shoferin.
Sulmi ndodhi rreth orës shtatë në mbrëmje dhe tani policia po kërkon dëshmitarë për të kuptuar se si lindi grindja e cila ishte fatale për shoferin.
Kryetari i Bashkisë së Bayonne tha se “autorët duhendënuar ashpër”.
/e.rr