• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

E motra deputete, ai në protestë! Kiri Hajdari: Ja ku ndahem unë me Rudinën

by A R
17/03/2019 00:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Djali i madh i Azem Hajdarit, Kiri, u pa sot sikurse edhe në protestat e mëparshme të opozitës, krah kreut të PD-së Lulzim Basha duke bërë thirrje për largimin e kryeministrit.

Ndërsa e motra refuzoi vendimin e Bashës për djegien e mandatit, ai ka sqaruar pozicionin e tij përmes rrjeteve sociale.

Ai shprehet se pavarësisht qëndrimit të ndryshëm, qëllimi është i njëjtë. Por Kiri shton se si pasaardhës i themeluesit të Partisë Demokratike nuk mund të lëshojë asgjë në shkëmbim të vlerave të demokracisë.

Reagimi i plotë:

Miq të dashur protestues

Protesta e sotme ishte simbol i uraganit opozitar dhe mbi të gjitha revoltës se të gjithë shqiptarëve.

Besimi dhe shpresa se, Rama i ka ditët e numëruara, është me e gjallë se kurrë.

Ndihem krenar dhe plot shpresë që jam pjesë e kësaj kauze mbarë kombëtare: rrezimit te qeverisë dhe këtij parlamenti, për ti hapur rrugë zgjedhjeve të lira e të ndershme.

Vetem me një qeverisje të zgjedhur me vullnet të lirë nga shqiptarët, vendi do ringrihet dhe do ti hapen dyert për integrimin evropian.

Un çdo ditë, do vazhdoj të jem në radhët e protestës sepse kjo nuk është vetëm kauzë e PD,  kjo është kauzë për kombin. Familja jone i ka rrënjët në këtë besim, në Shqipërinë demokratike.

Miq

Edhe pse me Rudinën kemi zgjedhur mënyra të ndryshme, qëllimi mbetet përherë i njëjtë.

Fitore e opozitës si e vetmja forcë kombëtare që punon për interesat e shqiptarëve dhe jo për pushtet të një grupi njerëzish pa ideale.

Unë jam i bindur fort se NE, fëmijët e themeluesit të Partisë Demokratike, kurrë nuk lëshojmë nga parimet dhe vlerat që ai na brumosi që të vegjël dhe që na udhëhoqën gjatë jetës. Besimin tek mrekullia e lirisë, tek të drejtat njerëzore dhe mosdorëzimin deri në fitoren e tyre.

Nuk mund të ketë vend kurrsesi për dyshimin më të vogël “mbi shkëmbim favoresh personale apo familjare ” pas zgjedhjes politike të Rudinës, sikurse nuk ekziston asnjë imponim, asnjë urdhër, pas zgjedhjes sime, për të protestuar me opoziten, jashtë parlamentit.

Unë gjithmone do e mbështes familjen time, sepse politika nuk mund të hyje në lidhjen e shenjtë qe ka krijuar Zoti brenda një konaku . 

Prandaj demokracia, për të cilën protestojmë është e mira me e  madhe për njerëzit, idealja për shoqeritë e lira,  sepse secili zgjedh vetë rrugën që mendon se është me e duhur per të.

Do jem në krah të Liderit të Partisë Demokratike Lulzim Basha me besim të plote se, vetem me reformat e qeverisë demokratike, Shqipëria do të ringrihet fort dhe do të jetë pjesë e familjes europiane.

(A.Rada)

Next Post
Goditën policët në protestën e opozitës, arrestohen 14 persona

Goditën policët në protestën e opozitës, arrestohen 14 persona

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nis sezoni i “Rafting” në Kanionet e Osumit, Rama: Me energjinë e aventurave në Osum, ju uroj një javë të mbarë

Nis sezoni i “Rafting” në Kanionet e Osumit, Rama: Me energjinë e aventurave në Osum, ju uroj një javë të mbarë

March 23, 2026
Përshkallëzim i rëndë në jug të Libanit, Izraeli paralajmëron shkatërrime masive

Përshkallëzim i rëndë në jug të Libanit, Izraeli paralajmëron shkatërrime masive

March 23, 2026
VIDEO / Sulm në Londër, digjen ambulancat e një organizate hebraike pranë një sinagoge

VIDEO / Sulm në Londër, digjen ambulancat e një organizate hebraike pranë një sinagoge

March 23, 2026
Nga mbështetës në kundërshtar i Putinit, avokati përfundon në spital psikiatrik pas deklaratave tronditëse

Nga mbështetës në kundërshtar i Putinit, avokati përfundon në spital psikiatrik pas deklaratave tronditëse

March 23, 2026
Vdes ish-kryeministri francez, i njohur për reformat e forta

Vdes ish-kryeministri francez, i njohur për reformat e forta

March 23, 2026
Subjektet e naftës dhe institucionet në garë me kohën për anëtarët e Bordit të Transparencës

Subjektet e naftës dhe institucionet në garë me kohën për anëtarët e Bordit të Transparencës

March 23, 2026
PD në protestë me flamurin gjerman, reagon Ambasada: Dënojmë dhunën, partitë të distancohen

PD në protestë me flamurin gjerman, reagon Ambasada: Dënojmë dhunën, partitë të distancohen

March 23, 2026
Plagosje me armë në Kavajë, autori kapet pas tre orësh arratisje

Plagosje me armë në Kavajë, autori kapet pas tre orësh arratisje

March 23, 2026
Homogjenizimi politik maqedonas, rrezik për shtetndërtimin e shqiptarëve në RMV

Kriza e përfaqësimit shqiptar

March 23, 2026
E rëndë në Tiranë, 16-vjeçarja hidhet nga pallati në ndërtim dhe ndërron jetë

DETAJE / Aksidenti me tre viktima në Vlorë, ja për çfarë dyshojnë hetuesit

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In