Makina me të cilën ndodhi aksidenti i rëndë mëngjesin e sotëm në Fier ku humbën jetën tre të rinj ishte në pronësi të 34-vjeçares franceze, Nazia Aham, e cila ishte mes viktimave.
Mësohet se ajo e kishte blerë vetëm katër javë më parë makinën tip Suzuki me targa IHZ 1755, gjë të cilën e ka njoftuar edhe në Facebook me shënimin: E morëm edhe “lodrën” tonë të re!
Ka të dhëna se ajo ishte e fejuara e njërit prej vëllezërve Murataj që ndërruan jetë në këtë aksident tragjik.
Nazia jetonte prej disa kohësh në Athinë
a.ç