• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

E mjera gjuha shqipe…

by Enver Robelli
03/02/2019 16:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Enver Robelli 

Ministri Pal Lekaj shkruan në profilin e tij në Facebook: «Me vijë mirë, që në këto orë të vona, Kuvendi miratojë ligjin e buxhetit për vitin 2019. Urime Kosovë». E mjera gjuha shqipe. Po çfarë deshi të thotë Pal Lekaj? Me gjasë: atij i ka ardhur mirë që Kuvendi i Kosovës miratoi buxhetin për këtë vit.

«Me vijë mirë…» – kjo tingëllon si gjuha e ndonjë konsumuesi të kokainës në ndonjë klub të Berlinit, Prishtinës apo Zürichut. Pal Lekaj deshi të thotë se miratimi i buxhetit është sihariq i madh. Për ta kuptuar këtë mileti, ai është dashur të shkruajë në mënyrë korrekte: «Më vjen mirë». Sepse fjala «vijë», sipas Fjalorit të Gjuhës Shqipe, ka këtë kuptim: «1. Shenjë e zgjatur nga një pikë te një tjetër, që bëhet në një sipërfaqe ose që është pjesë e një vizatimi; çdo gjë që ka trajtën e kësaj shenje. Vijë e hollë (e trashë). Vijë e shtrembër. Vijë e ndërprerë. Vijë anësore (fundore). sport. Vijat e pantallonave. Vija e flokëve. Vijat e fushës së futbollit. Vijat e forcës. fiz. Fletore me vija». Fjalori i Gjuhës Shqipe e shpjegon në 14 pika domethënien e fjalës vijë, por askund nuk gjendet pika e pesëmbëdhjetë, pika e Pal Lekajt: «Me vijë mirë» për «Më vjen mirë».

Pal Lekaj është mjek. Ose ndoshta është «mjekë»! Sidoqoftë, edhe mjeku Lekaj është mirë të shkojë te doktori. Te doktori i gjuhës. Qëllimi i vizitës do të duhej të ishte ky: rritja e vetëdijes gjuhësore. Jo vetëm ministrat duhet të luftojnë kundër egalizmit gjuhësor. Sepse gjuha është një thesar. Ky thesar na shërben për komunikimin tonë të përditshëm. Këtë thesar duhet ruajtur e kultivuar.

Ministrat kanë aq shumë këshilltarë. Aq shumë shoferë. Aq shumë truproja. «Badigarda», siç po thuhet në versionin e ri të gjuhës shqipe. Përse të mos ketë secili ministër një gjuhëtar pranë vetes, i cili i ndihmon atij të menaxhojë si duhet kthesat e lehta dhe më pak të lehta linguistike?

«Kuvendi miratojë…», shkruan dr. Pal Lekaj. Hm. Jo, s’bën kështu. «Kuvendi miratoi…» – kjo është korrekte. Nuk kërkohet nga opinioni që ministri të mbajë ligjëratë publike mbi kundrinorin e drejtë dhe të zhdrejtë. As për kundrinorin me parafjalë. Por së paku rregullat elementare të lakimit të foljeve. Ah, jo, zgjedhimit të foljeve. Emrat lakohen, foljet zgjedhohen.

Me formulime si «Me vijë mirë» dhe «Kuvendi miratojë…» Pal Lekaj i ngjan një kalorësi të apokalipsit gjuhësor. Dhe nuk është i vetmi. Një politikan që tani është president para disa vitesh në formularin për deklarimin e pasurisë shkruante se e ka «shtëpin» në «ish-Dragodanë» dhe një «vetur».

Krahas gabimeve në sihariqin e Pal Lekajt në Facebook bie në sy edhe një fjalë: «sponsored». Domethënë: për t’u shpërndarë më shumë fjalët e tij nëpër dynjanë virtuale, dr. Lekaj e paguan firmën amerikane. Nga xhepi i tij apo nga arka shtetërore? Do të bënte mirë t’i tregonte publikut. Jetojmë në epokën e absurdit – dhe nuk duhet të befasohemi nëse për aventurat gjuhësore të ministrit të harxhohet buxheti i Kosovës. Pra, edhe paratë e tua, lexues dhe lexuese, që eventualisht e lexon këtë tekst.

Next Post
Moti i ftohtë, policia u kërkon kriminelëve që të mos kryejnë vepra penale

Moti i ftohtë, policia u kërkon kriminelëve që të mos kryejnë vepra penale

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Përse nuk na dhanë vendin e parë?

March 21, 2026
Trump takon sot Netanjahun në Shtëpinë e Bardhë, çfarë pritet nga bisedimet

LAJMI I FUNDIT/ SHBA pranë tërheqjes nga lufta? Trump: Po i afrohemi shumë përmbushjes së objektivave tona!

March 20, 2026
Britania i dha bazat e saj SHBA-ve, Trump sërish ka pretendime: Duhet të kishte vepruar më shpejt!

Britania i dha bazat e saj SHBA-ve, Trump sërish ka pretendime: Duhet të kishte vepruar më shpejt!

March 20, 2026

Industria ajrore po përballet me krizën më të madhe që nga pandemia

March 20, 2026
VIDEO / Akuzat ndaj Veliajt dhe prezumimi i pafajësisë, Ben Andoni: Shkarkimi përmes një procesi joligjor

Andoni: Negociatat me Iranin nuk janë sabotuar, por ato nuk kanë qenë të pastra

March 20, 2026
Balla pas vizitës në Berlin: Gjermania, mbështetëse kryesore e Shqipërisë drejt BE-së

Balla pas vizitës në Berlin: Gjermania, mbështetëse kryesore e Shqipërisë drejt BE-së

March 20, 2026
Diaspora do të ketë përfaqësim në strukturat qendrore të PS! Si do të funksionojë regjistri…

Diaspora do të ketë përfaqësim në strukturat qendrore të PS! Si do të funksionojë regjistri…

March 20, 2026
“Aleancë me Ramën”/ Fuga: Basha bën një retorikë opozitare, por jo kundër qeverisë

“Shumë i rrezikshëm”, Fuga për planin Rama-Vuçiç: Utopik, bie ndesh me parimet e BE

March 20, 2026
Po e ‘djeg’ pa dashje? Artan Fuga: Ina Zhupa do të jetë Meloni e Shqipërisë, hapini rrugë

“Jemi në çark”, akademiku Artan Fuga: Ja si ka ngecur procesi i integrimit

March 20, 2026
Eksperti i ekonomisë: Ja pse e paguajmë naftën më shtrenjtë se fqinjët

Eksperti i ekonomisë: Ja pse e paguajmë naftën më shtrenjtë se fqinjët

March 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In