U deklaruan fajtor, për vrasje me dashje një çift bashkëshortësh, pasi vajza e tyre vetëm 23 muajshe, u gjet e vdekur, e fshehur në valixhe.
Ngjarja e rëndë vjen nga Zvicra, ku këtë të mërkurë gjykata e Rorschach, në kantonin e San Gallo, deklaroi fajtore nënën, një 35-vjeçare gjermane, duke e dënuar me gjashtë vite burg, ndërsa babanë, një 55-vjeçar zviceran me pesë vite burg.
Trupi i pajetë u gjet i mbyllur në një valixhe në kantinën e një shtëpie në Stad nga policia, në gusht të vitit 2015, gjatë një kontrolli që po bëhej në banesë.
Hetimet zbuluan se vogëlushja gjeti vdekjen në 3 korrik të vitit 2015, ku prindërit e lanë vetëm në papafingo, pavarësisht se temperaturat ishin 35 gradë.
Kufoma e vajzës u gjet vetëm në 4 gusht, pas denoncimit të gjyshërve për zhdukjen e saj. Prindërit akuzohen se e kanë lënë pas dore vajzën në mënyrë të përsëritur, edhe për shkak të varësisë së tyre ndaj droga, ku dhe e fshehën trupin e pajetë në një valixhe.
Dyshohet se mitura ka gjetur vdekjen për shkak të komplikimeve të frymëmarrjes, për shkak të temperaturave të larta. Për shkak të një gjendje ende të pashpjegueshme paniku, gruaja e fshehu kufomën dhe nuk lajmëroi mjekun, shkruan noa.al.
Ndërsa babai, siç deklaroi avokati i tij, ishte totalisht nën ndikimin e ilaçeve për shkak të problemeve psikike dhe ia kishte besuar kujdestarinë e vajzës gruan. Sakaq u zbulua se gruaja kishte përdorur kokainë edhe në shtatzëni, edhe gjatë ushqyerjes me gji.
/a.r










