• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“E mëshiroj”, Patozi i kthehet ashpër Bashës: Sulmet brenda llojit janë mungesë inteligjence, po rikthen mentalitetin stalinist

by Ardit Rada
28/10/2020 17:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Partisë Bindja Demokratike, Astrit Patozi, ritheksoi sot se Partia Demokratike nuk duhet ta ketë luftën politike me ta, por me mazhorncën qeverisëse.

Ai e cilësoi filozofinë e ndjekur nga Partia Demokratike me në krye Luzlim Bashën si staniliste, duke shtuar se ndjen keqardhje për këtë gjë. Ndër të tjera ai tha se sulmet brenda llojit, bëhen nga njerëz pa fantazi, e që tregojnë hapur sipas tij një mungesë inteligjence.

Astrit Patozi: Unë kam një lloj ndjenjë keqardhje, një keqardhje që shkon drejt mëshirës. Sepse është e pamundur që në vitin 2020 të rikthehet ky mentalitet stalinist.

Partia Socialiste, që është ish-trashëgimtare e Partisë së Punës, duroi Sali Berishën 30 vite kundërshtar që e kishte brenda saj dhe mirë bëri.

Por Partia Socialiste duron Ilir Metën që ka dalë prej saj dhe është kundërshtari më i egër. Kjo është një pranim i një realiteti politik, ti pranon sistemin që e ke pranuar me pahir, pa pahir, e pranon dhe përshtatet.

Si ka mundësi që Partia Socialiste është më e emancipuar në këtë pikë sesa Partia Demokratike me Lulzim Bashën që ka studiuar në Holandë.

Kjo është e tepërt dhe unë sinqerisht do të dëshiroja t’ia kursente këtë, edhe vetes, edhe demokratëve, edhe Partisë Demokratike për atë emblemë që ajo përfaqëson ende për shqiptarët, jo vetëm si përmbysja e komunizmit, por si një forcë që i ka dhënë drejtimin politikës në Shqipëri këto 30 vitet e fundit.

Në qoftë se ai apo ata identifikojnë kundërshtarin dhe objektivi jemi ne, atëherë le të vazhdojnë, është reklamë falas për ne. Ne jemi forcë opozitare, ne themi duam të rrëzojmë qeverinë, ky thotë duam t’iu rrëzojmë ju. Ne në opozitë jemi, nuk kemi të shkojmë më shumë, vetëm po shkuam në burg.

Mund t’i japim një përgjigje pyetjes se përse Partia Demokratike iu vendos në linjën e patericës për Edi Ramën, jo vetëm juve, po ashtu edhe me Jozofina Topallin që pritet të publikojë sot partinë e re.

Astrit Patozi: Është e vetmja mënyrë që zgjedhin njerëzit pa fantazi e inteligjencë. Sepse mendojnë se që nga viti 44-ër e më këndej Shqipëria nuk ka ndryshuar. Mos pranosh ndryshimin e Shqipërisë është mungesë inteligjence së paku, edhe pa aftësi. Këta mendojnë që duke na treguar ne që jemi armiku, askush nuk do të na votojë ne nga Partia Demokratike edhe ato do të ruajnë oborrin e tyre, pavarësisht se në opozitë.(tch)

/e.rr
Next Post
A po fillon në Shqipëri prirja pozitive për dalje nga pandemia?!

OBSH në Shqipëri apel për obezitetin: Rrit shanset për pasoja të rënda te pacientët me Covid-19

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përleshje në Beograd/ Përplasen mbështetësit e Vuçiçit me protestuesit e Listës Studentore

Përleshje në Beograd/ Përplasen mbështetësit e Vuçiçit me protestuesit e Listës Studentore

October 7, 2026
Zjarr në një banesë në Lezhë, dëme të konsiderueshme

Zjarr në një banesë në Lezhë, dëme të konsiderueshme

October 7, 2026
Sulmohet makina e Ramës pranë Kryeministrisë, arrestohet aktivisti Edison Lika

Sulmohet makina e Ramës pranë Kryeministrisë, arrestohet aktivisti Edison Lika

October 7, 2026
Vranë shqiptarin për apartamentin, arrestohet gruaja dhe partneri i saj në Torino

Vranë shqiptarin për apartamentin, arrestohet gruaja dhe partneri i saj në Torino

October 7, 2026
Ndihmuan Ergys Agasin kur ishte në arrati, lihen në burg shefi i Policisë Shkencore dhe Embro Sulejmani

Arrestimi i Ergys Agasit, Karanxha: Nuk pati dekonspirim, gjatë kapjes u gjetën prova të rëndësishme

October 7, 2026
“Veliaj pro Reformës Territoriale”, Mazniku: Mungesa e kryebashkiakut, një prej problemeve të Tiranës

“Veliaj pro Reformës Territoriale”, Mazniku: Mungesa e kryebashkiakut, një prej problemeve të Tiranës

October 7, 2026
Arrestohet edhe ish-shefi i kabinetit të BND-së, dyshohet se i dorëzoi Hanningut 2 mijë dokumente sekrete

Arrestohet edhe ish-shefi i kabinetit të BND-së, dyshohet se i dorëzoi Hanningut 2 mijë dokumente sekrete

October 7, 2026
Irani presion Hormuzit, paralajmëron mbylljen e disa korridoreve detare

Irani presion Hormuzit, paralajmëron mbylljen e disa korridoreve detare

October 7, 2026
Lufta në Gaza dhe përshkallëzimi në rajon, eksperti: Është tragjike ajo që ka ndodhur në tre vitet e fundit

Lufta në Gaza dhe përshkallëzimi në rajon, eksperti: Është tragjike ajo që ka ndodhur në tre vitet e fundit

October 7, 2026
Më shumë fonde për ujësjellësit! Qeveria transferon 50 milionë lekë nga transporti dhe energjia

Më shumë fonde për ujësjellësit! Qeveria transferon 50 milionë lekë nga transporti dhe energjia

October 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com