• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

E megjithatë vrasjet peshojnë më shumë se vjedhjet

by Skënder Minxhozi
24/10/2024 12:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Skënder Minxhozi/

 

Dy krerët më të lartë të policisë së shtetit në periudhën e 21 janarit 2011 janë paraqitur njëri pas tjetrit në SPAK në 24 oret e fundit. Hysni Burgaj dhe Agron Kuliçaj kanë deklaruar se kanë dhënë shpjegime mbi rolin e policisë në ngjarjet e asaj dite. Rreth asaj që thonë sot dy zotërinjtë në fjalë nuk ka ndonjë kuriozitet pasi ata vijojnë të pretendojnë se nuk kanë shkelur asnjë rregullore apo ligj, megjithëse shteti vrau katër protestues të paarmatosur dhe të pafajshëm në dyert e selisë së qeverisë.

Kureshtja e opinionit publik është e gjitha e përqëndruar tek sjellja dhe hetimet e drejtësisë së re, SPAK, BKH e më pas eventualisht edhe GJKKO. Hetimet ndaj korrupsionit të nivelit të lartë kanë rritur pritshmëritë edhe për shqyrtimin e drejtë të ngjarjeve të bujshme si Gërdeci e 21 janari, që vijojnë të mbajnë pezull debatin politik dhe interesin e opinionit publik shqiptar.

Sa herë vjen puna tek ngjarjet e Gërdecit dhe 21 janarit duket sikur ka një ngërç. Edhe në rradhët e drejtësisë të pas vitit 2016, kur nisi të funksionojë skema e re e organizimit të prokurorisë dhe gjyqësorit. Duket sikur të gjithë duan t’i largojnë nga tavolina e punës ato ngjarje të dhmbishme, që janë de facto dy nyjet më të nxehta dhe të pazgjidhura të dy dekadave të fundit në politikën shqiptare. I tremb gjaku dhe urdhëruesit e derdhjes së tij.

Vetëfrenimi vjen pasi në to janë përfshirë zyrtarët më të lartë të shtetit të para vitit 2013, figura politike që i kanë dhënë formë këtij vendi me karrierat e tyre, në to janë ndërthurur edhe interesat  ekonomike të familjarëve të tyre. Dhe e gjitha kjo me koston makabre të dyzinave të jetëve të pafajshme që u hodhën në erë nga baruti i armëve të demontuara ose u vranë nga duar të veshura me pushtet në mes të kryeqytetit.

Altin Dumani ka qenë prokuror i ngjarjes së 21 janarit 13 vjet më parë. E megjithatë SPAK e refuzoi fillimisht me të gjitha energjitë e tij marrjen nën hetim të 21 janarit. E detyroi Gjykata e Lartë të kthente pas vendimin fillestar, prandaj sot shohim në dyert e prokurorisë së posaçme politikanë e kryepolicë që pyeten për vrasjet e bulevardit.

Këto orë janë shumë në modë dosjet me fakte e akuza të rënda që lidhen me pallate, vila, shtëpi plazhi e lloj-lloj luksesh që politika shqiptare i ka lejuar vetes ndër vite, duke abuzuar me pushtetin dhe votën. Arrestimi i Ilir Metës ka kthyer me forcë në skenë temën e abuzimit me pushtetin. Është imperative që gjithçka të gjykohet deri në detaj, majtas apo djathtas, qeveri dhe opozitë, në katet e ulëta të shtetit por edhe në ato më të lartat. Drejtësia nuk duhet të shohë në sy askënd dhe tashmë e ka bërë një copë rrugë që të mund ta kryejë këtë detyrë pa skrupujt dhe stresin e fillimit.

Por nëse SPAK, GJKKO dhe institucionet e tjera të drejtësisë së re do të duan ta konsiderojnë të kryer misionin e tyre, Gërdeci dhe 21 janari janë dy gurë kilometrikë që kurrsesi s’mund të evitohen apo neglizhohen. Jo vetëm sepse logjika e thjeshtë dhe Kodi Penal e dënojnë më rëndë marrjen e jetës sesa zhvatjen e parave e korrupsionin, por edhe sepse ka qenë dhe është e pafalshme që të lejohet që politika shqiptare të shkelë e padënuar dhe arrogante mbi gjak dhe jetë njerëzish.

Të gjithë e kujtojmë sesi në 21 janar i gjithë shteti dhe partia që qeveriste vendin u angazhuan në një garë të pështirë për të fshehur të vrarët pas teorisë groteske të “puçit të shtetit”. Ish-drejtuesit e policisë që sot shkelin derën e SPAK vijojnë të tregojnë përrallën e grushtit të shtetit dhe të pafajësisë totale të qeverisë, megjithëse atë ditë shteti u kap me kallashnikov në duar teksa vriste qytetarët e vet.

Janë ngritur karriera politike që i kemi edhe sot në Kuvend e parti politike, mbi zellin prej “kmerësh të kuq” në 21 janar, Gërdec e më pas, për të fshehur vrasjet  e justifikuar qeverinë për atë që bëri. Ka ndër ta që sot bërtasin më fort se të tjerët kundër korrupsionit të Ramës dhe mirë bëjnë për këtë pjesë, por që ato ditë kërkonin ndëshkime gazetarësh, duke i fryrë teoremës së puçit e duke e konsideruar Gërdecin “aksident teknologjik”. Këta kamaleonë politikë duhet të na japin shpjegime  ne qytetarëve të këtij vendi sot, përmes hetimeve të SPAK, pse u sollën aq shpërfillës dhe të pandjeshëm me marrjen e jetëve në 21 janar dhe hedhjen në erë të një fshati të tërë, vetëm për të zbatuar një urdhër politik të Sali Berishës dhe partisë së tyre?!

Pa ndëshkuar vrasjet e politikës, por vetëm pallatet e vilat e saj abuzive, drejtësia shqiptare do e ketë kryer vetëm përgjysëm misionin që ka marrë përsipër për të çuar pas hekurave shtetarët që përdhunuan ligjin e institucionet. Sepse një gjë është të të vjedhë shteti, e një gjë tjetër është të të marrë edhe jetën.

 

Next Post
Emri/ Çnjerëzore! Donte të vriste prindërit e tij të moshuar duke i vënë zjarrin banesës, arrestohet 42-vjeçari në Fier

Emri/ Çnjerëzore! Donte të vriste prindërit e tij të moshuar duke i vënë zjarrin banesës, arrestohet 42-vjeçari në Fier

Comments 3

  1. L.Xh says:
    1 year ago

    Vjedhja dhe Vrasja, të dyja janë krime.
    Por ka vjedhje e vjedhje, me dëm të të vogël e deri dëm të madh, por përkufizohen thjesht, vjedhje, dhe në funksion të dëmit jepet masa e dënimit.
    Ndersa vrasja, është vrasje, as e vogël e as e madhe, thjesht vrasje, pra është marrje jete e një njeriu.
    Pooooor, kur kjo vrasje, është vrasje e bërë në emër e për llogari të shtetit, quhet vrasje shtetërore, e për më tepër, në 21 Janar, janë 4 viktima të pafajshme, këto vrasje, marrin ngjyrë e karakter tjetër, duke e cilësuar këtë vepër (këto vrasje ) si krim kunder njerëzimit.
    Për këtë cilësim, qofsha i gabuar, por realiteti është se në 21 janar, me urdher të kryeministrit Sali Berisha, janë vrarë katër njerëz të pa armatosur. Kaq. Thjeshtë fare.
    Minxhoz të përshëndes.

    Reply
  2. Lili❤️ says:
    1 year ago

    Një analizë brilante që s’të lë vend për koment.Gazetaria është mision,ku E VËRTETA të thuhet me ZË të LARTË.. Faleminderit shumë mik i nderuar dhe njeri që jetën e ke vënë në shërbim të së vërtetës që dhemb shumë,por mbetet e vërtetë.Të uroj:Sukses, Shëndet dhe Jetë të gjatë,z.Minxhozi dhe Faleminderit shumë.

    Reply
  3. Jetmiri says:
    1 year ago

    Shume i sakte z.Minxhozi! Eshte turp nese Berisha denohet thjeshte per çeshtjen “partizani” dhe te anashkalohen vrasjet e 21 janarit dhe Gerdeci,eshte siç e thua gjysem drejtesi…

    Reply

Leave a Reply to Lili❤️ Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vendimi 4-4 në Kushtetuese për Ballukun, cilët gjyqtarë votuan pro dhe kundër

Vendimi 4-4 në Kushtetuese për Ballukun, cilët gjyqtarë votuan pro dhe kundër

February 6, 2026
Qeveria ankimoi pezullimin nga detyra të Ballukut/ Kushtetuesja kalon çështjen për shqyrtim me 5 vota pro

Vendimmarrja e çështjes Balluku, çfarë thuhet në njoftimin e plotë të Gjykatës Kushtetuese

February 6, 2026
Dosja Epstein trondit edhe Hollywood-in, dalin emrat e Jay Z, Leonardo DiCaprio, George Clooney dhe “vajzat interesante të Kopenhagenit”

Dosja Epstein trondit edhe Hollywood-in, dalin emrat e Jay Z, Leonardo DiCaprio, George Clooney dhe “vajzat interesante të Kopenhagenit”

February 6, 2026
VIDEO/ E mendonin të vdekur, ushtari ukrainas telefonon nënën nga fronti i luftës

VIDEO/ E mendonin të vdekur, ushtari ukrainas telefonon nënën nga fronti i luftës

February 6, 2026
Zbulohet audio ku prokurori Ols Dado ankohet për lobimin e kryebashkiakut Veliajt në SHBA

Zbulohet audio ku prokurori Ols Dado ankohet për lobimin e kryebashkiakut Veliajt në SHBA

February 6, 2026
Analiza: Nga Orban te Trump, autokratët e rinj po shkatërrojnë arritjet e vitit 1968

Kryeministri hungarez Orbán hedh sytë në Kili

February 6, 2026
Vrasja e 26-vjeçarit shqiptar në Angli, dënohen me burg përjetë dy autorët

Vrasja e 26-vjeçarit shqiptar në Angli, dënohen me burg përjetë dy autorët

February 6, 2026
Balluku: Qeveria dhe partnerët e OKB-së vijojnë punën për një Shqipëri më moderne. Jemi më të fortë e më afër BE

Kërkesa për pezullim/ Kushtetuesja del barazim për Ballukun, rrëzohet kërkesa e qeverisë

February 6, 2026
Shqipëria në Milano-Cortina 2026, Rama uron ekipin olimpik: Flamuri kuqezi valëvitet në “San Siro”!

Shqipëria në Milano-Cortina 2026, Rama uron ekipin olimpik: Flamuri kuqezi valëvitet në “San Siro”!

February 6, 2026
“Po rritet trysnia ndaj gjyqtarëve”, KLGJ: Qëndrime të tilla cenojnë figurën dhe dinjitetin e tyre!

“Po rritet trysnia ndaj gjyqtarëve”, KLGJ: Qëndrime të tilla cenojnë figurën dhe dinjitetin e tyre!

February 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In