• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

E megjithatë PS-së i duhet një figurë alternative

by Ben Andoni
04/05/2019 16:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Është bërë e lodhshme nga ana e opozitës dhe shumë e tejkaluar ideja për ikjen e kryeministrit Rama si kryeministër (Ka filluar zyrtarisht qysh në vitin 2017), por jo ulja në tryezë me të si lider i Partisë Socialiste! Këtu fillon dhe paradoksi i madh i lëvizjes së fundit të opozitës që artikulohet nën idenë e pastër të zgjedhjeve të ndershme dhe ngritjen e një standardi demokratik që duhet të jetë kanonik. Për një personazh si Edi Rama, i cili kryeson një parti gati me yes-men-a dhe që mund ta lëshojë kurdo lehtë poltronin në mënyrë që në vend të tij të jetë një kukull–kryetar nuk mund të përbëjë ndonjë ndryshim apo të jetë po i njëjti Rama që drejton Ekzekutivin. Jeta politike shqiptare i njeh paradokset dhe kjo është më e vogla ndër to në një kohë dhe lëvizje që përmban një mal me paradokse. Ku spikat kryesisht gjuha e përdorur dhe retorika e dy liderëve kryesore, mbushur me terma religjioni dhe bitisur me sloganet luftarakë. Përballë një kryeministër që sillet sikur nuk është kreu i Ekzekutivit, por si një njeri i zakonshëm, që tallet me kundërshtarët në stadium.

Në të gjithë këtë amulli me të çoroditurat janë pa asnjë dyshim dy partitë kryesore, ato që kanë bërë sistemin, por edhe nga ana tjetër diktojnë jetën politike të vendit. Partia Demokratike duket se është e perçinosur nga ana e kryetarit Basha, që megjithë turbulencat që ka sjellë në struktura, e drejton në çdo hallkë këtë formacion; Partia Socialiste është e betonizuar nga ana e kryetarit aktual Edi Rama, i cili e trajton këtë parti si një domen krejtësisht të vetin dhe të patjetërsueshëm me të cilën mund të bëjë gjithçka. Në të dy partitë, kuptohet diçka më shumë te opozita zërat e kundërt kanë qenë më të mëdhenj sepse kjo parti është pa pushtet, kurse te PS-ja oponenca më e madhe bëhet thjesht me ndonjë artikulim pak më ndryshe dhe ndonjë prononcim “strange” në Facebook. Partia Socialiste ka humbur shumë nga personaliteti i saj dhe duket krejtësisht nën diktatin e Ramës që i ka imponuar të gjithë filozofinë e vet, por edhe e ka mbyllur ndaj mendimit ndryshe. Rezultati: një parti gati amorfe. Ka ardhur koha dhe në këtë rast tronditje dhe në bjerrje të pushtetit të Ekzekutivit që do përcillet dhe në parti  dhe në fakt po reflektohet pak nga pak, atëherë realisht këtij organizimi i duhet një figurë alternative që të drejtojë tranzicionet dhe ekuilibrat e nevojshme.

Me zhvillimet e fundit dhe me kultin që ka ngritur Rama në parti por qoftë dhe me mungesën totale të zërave kundër, duket se PS-ka krizë të madhe demokracie, që paçka si ia vënë emrat socialistët, do të duket në momentet që kriza të hapi derën dhe të shfaqet e gjitha. Por ende pa e hapur derën kriza, atëherë partia duhet të jetë e përgatitur të përcjellë dhe imazhin e drejtuesve alternativë, pikërisht atyre që mund të përcjellin ndryshmet të cilat nuk do të mungojnë edhe në PS. Nuk ka rëndësi sot apo nesër, Partia Socialiste duhet të mendojë për njeriun që do të mbajë trashëgiminë e madhe të kësaj partie, por edhe besimin e njerëzve në këtë formacion. I pari, vetë lideri i partisë Edi Rama, duhet të jetë i interesuar për këtë alternativë, nëse vërtetë e vlerëson PS-në. (Javanews)

 

 

Next Post
FOTOT/ Forbes: Shqipëria, biznes me bunkerët e braktisur të komunizmit

"Lufta e Tretë Botërore”, mediat britanike: Shqipëria, vendi i tretë më i sigurt në botë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In