• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

E megjithatë, PD-ja duhet të rithemelohet!

by Ben Andoni
30/04/2017 16:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Lulzim Basha, kreu i ri de jure i opozitës në këto 70 ditë ka përsëritur vetëm një gjë, të cilën nuk e ka negociuar në asnjë moment deri më tani: Krijimi i qeverisë teknike, pa Ramën kryeministër. Kuptohet se me kalimin e ditëve toni i është zbutur disi dhe kur kryeministri pranoi të ulej “pa” kushte në bisedime, pohoi se madje edhe qeverinë teknike le ta drejtonin ata!!!

Ata janë PS-ja, kurse anasjelltas është PD-ja sepse politika shqiptare ashtu si edhe ajo para, që lidhet me komunizmin, fliste vetëm me dy përemrat vetorë në shumës: Ne dhe Ata.

Që pas humbjes së paralajmëruar në Zgjedhjet Lokale, Partia Demokratike pretendoi një periudhë katarsisi. Në fakt analiza e zgjedhjeve të mëdha dhe të atyre lokale nuk është bërë sot e kësaj dite. Dhe, nuk ka kohë të bëhet, sepse jemi në prag të zgjedhjeve të tjera. Veçse sikur një e dhjeta e gjithë kësaj energjie të shkonte për analiza të qarta dhe për vendosjen e gishtit në plagë, atëherë PD-ja nuk do të rrëshqiste në këtë gjendje ku gjendet sot. Ku anëtarësia nuk merr përgjigje për çështje themelore, demokracia e brëndshme nuk funksionon, sepse nuk mblidhen forumet dhe për çdo gjë vendoset nga lart. Të mjaftojnë këto elemente të kuptosh se PD-ja dhe PS-ja kanë shumë gjëra të përbashkëta, prej mënyrës sesi sillen me anëtarësinë.

Vetëm se vuajtja e sotme e PD-së është e një pjese të madhe të publikut shqiptar, pasi po bjerret forca që inincoi ndryshimet por edhe që është parë gjithnjë si ndarja me regjimin e shkuar. Kjo nuk lidhet thjesht sot me ngecjen e pakuptim në çadër, por edhe alternativat ndryshe dhe mbi të gjitha mungesën e besimit.

Vetë PD-ja është e mbarsur  me probleme të demokracisë së brendshme. Ende tre qytetet më të mëdha, që mbledhin pjesën më vitale të komunitetit që përkrah PD-në, s’kanë kryetar të tyre, përveç atyre të deleguar që rrinë në Tiranë. Anipse Tirana, Shkodra dhe Durrësi meritojnë shumë më tepër sesa retorika e lodhshme të Lulzim Bashës.

Për  më shumë akoma, Këshilli Kombëtar, që duhej të  vendoste edhe për hapat e protestës, është mbledhur për herë të fundit në fillim të vitit të shkuar dhe sot të gjithë e shikojnë thjeshtë si një strukturë honorifike sesa fytyrën e vërtetë që konsiderohet si forumi më i lartë i PD-së. Basha e tejkaloi dhe Sali Berishën, liderin e vërtetë të PD-së, kur edhe një pjesë të krerëve i ka zgjedhur pa mbledhur forumet.

Është e lehtë ta gjykosh sot PD-në nga produkti i saj. Të rinjtë luftarakë të saj ende nuk bëjnë dot statura politike prej përballjes me grupin  e vjetër që mezi vjen në çadër, e që vazhdon e qesëndis PD-në. Nga ana tjetër, hapja e pretenduar e dyerve prej Bashës, premtimi i tij i dokohëve para nuk solli dot prurje cilësore, sepse hija e PD-së mbetet e njëjta dhe atë sundon ende statura e paprekur e zotit Berisha.

Mu tek ai drejtohej dërgata e PD-së pas bisedave me emisarët evropianë, në vend që të drejtohej në strukturat e partisë, që duhej të gjykonin realisht për hapat e mëtejshëm. Kjo e ka bërë Bashën që të mos shihet më si drejtuesi që mund ta çojë para PD-në, por në këtë mënyrë dhe i përdorur keq.

PD-ja ruante avantazhin më të madh në vitin 1992 që jo vetëm ta bënte ndryshimin radikal të politikës sonë, por falë mikpritjes dhe adhurimit popullor të sillte erën e një politike të re. Në fakt, kryesimi i stërgjatë dhe asfare demokratik nga ana e Berishës, sidomos pas viteve ‘00, sanksionoi thjesht luftën për përjetësimin e pushtetit të Berishës dhe shmangu shumë nga themeluesit e vërtetë, që sot nuk gjenden më në strukturat e PD-së. Bashkë me këtë humbi dhe fryma e vërtetë që prisnin njerëzit prej saj.

Në vend të vizionit të qartë, në të gjithë këto ditë të fundit proteste, PD-ja na ka shpalosur kredo morale false, për të cilat Basha që po mban flamurin e ndryshimit dhe vetë po të ishte më i natyrshëm, do t’i kuptonte se janë të tepërta për një popull, që është i mbushur me probleme dhe që pret një alternativë më të besueshme dhe mbi të gjitha më të prekshme.

Sot, Basha është i lodhshëm por më shumë se kaq stresues pasi nuk ngjall shpresë. Këtë e ndjen nga retorika lodhëse dhe përsëritja e gjërave të stërthëna, që mbarojnë me kumtime mesianike, ku Zoti përdoret rëndom. Dhe, publiku po lodhet ende e më shumë prej retorikës sfilitëse të kryeministrit Rama, mjeshtër i propagandës.

Me pak fjalë, në stadin që ndodhet PD-ja, kur nuk çoi para asnjë kauzë për tetë vjet në pushtet, që fillon nga ajo e pronave ku zhgënjeu për problemin jetik kombëtar, të përndjekurit, hapjen e dosjeve të spiunëve, drejtësinë, tregon se PD-ja e këtyre 27 viteve e mbylli misionin.

Ajo që kërkohet realisht është rithemelimi i një partie të re me njerëzit që do përfaqësojnë vizion të Shqipërisë së re; me një kryetar real, i cili të jetë vetja; me struktura demokratike të brendshme dhe një ideologji, që të shprehë interesat e PD-istëve, që për hir të së vërtetës i ka lodhur megalomania e kryeministrit dhe euforia qesharake e shumë njerëzve të tij, që rrinë thjesht në hijen e Ramës. Ashtu, si është thënë dhe më parë, fatkeqësisht duhet ende shumë punë sepse duhen njerëz të rinj, kurse ata që janë nën hijen e PD-së, nuk e përmbushin dot këtë mision vërtetë të vështirë.

PD-ja ka  nevojë të riorganizohet fillimisht në strukturat e saj demokratike, pasi prej saj do mund të vij ai ndryshim i nevojshëm që presin shqiptarët nga shteti i tyre. PD-ja e Basha-Berishës nuk e bën dot, sepse mbledh interesat e pak vetave, teksa do të shfrytëzoj interesat e të gjithëve. Sa më shpejt ta kuptojnë te PD-ja, aq më mirë është për të ulur këtë arrogancë të ekzekutivit socialist dhe për të rivendosur këtë parti në vendin që e meriton. (Gazeta shqiptare)

 

Next Post
Publikohen emrat e FRD/ Bamir Topi vendos të mos kandidoje për deputet. Oketa i pari në Tiranë

Publikohen emrat e FRD/ Bamir Topi vendos të mos kandidoje për deputet. Oketa i pari në Tiranë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Mbi 60 mijë faqe për t’u lexuar”, avokati i Veliajt: Nxitimi i kërkuar nga SPAK nuk i shërben drejtësisë, por ekspozon qëllime…

Ndreca: Pas Nesti Angonit del Nasta Pëllumbi, anonimja tjetër e sajuar për të përndjekur Veliajn

April 9, 2026
VIDEO/ Momenti kur 5 persona tentojnë ta shpëtojnë 4-vjeçaren nga pitbulli që e kafshoi në Vlorë

VIDEO/ Momenti kur 5 persona tentojnë ta shpëtojnë 4-vjeçaren nga pitbulli që e kafshoi në Vlorë

April 9, 2026
E “Enjtja e Madhe” e lyerjes së vezëve të Pashkëve, cili është kuptimi dhe tradita e saj

E “Enjtja e Madhe” e lyerjes së vezëve të Pashkëve, cili është kuptimi dhe tradita e saj

April 9, 2026
Analiza e Corriere della Sera: Vance dhe Rubio, dy “delfinët” e Trump në kënetën Iraniane

Analiza e Corriere della Sera: Vance dhe Rubio, dy “delfinët” e Trump në kënetën Iraniane

April 9, 2026
Pas Ligës së Kampioneve, luhen çerekfinalet e Europa dhe Conference League/ Spikat dueli mes shqiptarëve

Pas Ligës së Kampioneve, luhen çerekfinalet e Europa dhe Conference League/ Spikat dueli mes shqiptarëve

April 9, 2026
Pak orë pas deklaratës së Netanyahut për paqe, IDF nis një valë të re sulmesh në Liban, në shënjestër Hezbollahu

Pak orë pas deklaratës së Netanyahut për paqe, IDF nis një valë të re sulmesh në Liban, në shënjestër Hezbollahu

April 9, 2026
“Lëvizje e duhur nga GjL”, avokati Ndreca: Ka një tentativë agresive për të paraburgosur kaq shumë persona

“Lëvizje e duhur nga GjL”, avokati Ndreca: Ka një tentativë agresive për të paraburgosur kaq shumë persona

April 9, 2026
Integrimi në BE, përse Edi Rama bën premtime që nuk varen prej tij?

Integrimi në BE, përse Edi Rama bën premtime që nuk varen prej tij?

April 9, 2026
Reforma Territoriale, Muharremi debat me Muçollarin: Edhe 100 bashki të jenë ne fitojmë

Reforma Territoriale, Muharremi debat me Muçollarin: Edhe 100 bashki të jenë ne fitojmë

April 9, 2026
“Veto” e BE, pse po kthehet në një barut të lagur politik?

“Veto” e BE, pse po kthehet në një barut të lagur politik?

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In