Mungesa e rasteve të korrupsionit të lartë në gjyqësi e prokurori, mungesa e dënimeve me burg efektiv për rastet e korrupsionit, numri i madh i lëndëve të pazgjidhura të korrupsionit, mungesa e kërkesave të prokurorisë për sekuestrim e konfiskim të pasurisë së fituar përmes veprave penale të korrupsionit, numri i madh i seancave gjyqësore që shtyhen, janë disa nga gjetjet e raportit paraprak të Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), pas monitorimit të rasteve të korrupsionit në sistemin prokurorial dhe gjyqësor, për muajt korrik, gusht e shtator të vitit 2016, shkruan Koha Ditore. (b.an)