• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

E megjithatë Meta nuk e ka zgjidhur problemin real që ka me Detin

by S M
01/03/2018 18:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Skënder Minxhozi/

Duket se ka një insistim të tejzgjatur të Presidentit Ilir Meta, për të mos dhënë plotfuqinë për grupin e negociatorëve të Marrëveshjes detare me Greqinë. Në një letër të imtësishme, kreu i shtetit parashtronte ndaj ministrit të jashtëm Bushati një listë kërkesash të cilat do të mjaftonin për ta shtyrë në kalendat greke marrëveshjen shqiptaro-greke.

Përtej lojës së fjalëve, Ilir Meta ka kërkuar nga Ditmir Bushati një tog me dosje dhe harta, të cilat do t’i kishte zili edhe një ekspert hartash. E gjitha kjo për t’i dhënë edhe më tej kohë vetes, në luftën e nervave me qeverinë, e cila gjithashtu vijon të mbetet në komunikimin kryesisht shkresor me Presidentin. Megjithëse mësuam se paska pasur tre takime të ministrit Bushati me presidentin (të gjitha me kërkesën e ministrit, jo të presidentit, i cili pretendon se është ende i paqartë)!

Presidenti ka kërkuar grup ndërministror, strategji qeveritare për negociatat, ka kërkuar të shohë marrëveshjet detare me Italinë dhe marrëveshjen e rrëzuar Berisha-Karamanlis. Lista e presidentit për ministrin duket si puna e asaj shprehjes “shto ujë e shto miell”, ndërkohë që dy krerët më të lartë të shtetit vazhdojnë të mos takohen mes tyre për t’i sheshuar problemet që kanë me njëri-tjetrin. Sepse, që të jemi të sinqertë për një moment, në këtë mes nuk ka veçse një ego të madhe sa mali i Dajtit, e të dy personave, si dhe shumë dëshirë për protagonizëm. Të ishte për Detin, zoti Meta mund të kishte bërë një të dhjetën e obstruksionizmit në vitin 2009, kur qeveria e kohës firmoste marrëveshjen që do të rrëzohej më pas nga Gjykata Kushtetuese dhe ai ishte kryetar i një partie parlamentare që përgatitej të bënte aleancë me PD pak muaj më pas.

Megjithë këtë insistim për ta mbajtur peng plotfuqinë e negociatorëve, politikisht Presidenti Meta duket se ka zgjidhur vetëm pjesën “shqiptare” të problemit që ka, kur flitet për marrëveshjen detare. Dhe pjesa “shqiptare” është ndoshta më e lehta që ai ka për të zgjidhur. Për hir të Ramës, Ilir Meta nuk e jep as vitin tjetër plotfuqinë për të negociuar një marrëveshje të re detare me palën greke, si pjesë të një pakete më të gjerë akordesh me Athinën zyrtare. Meta do të dëshëronte çdo gjë në këtë botë, përveçse ta shihte Ramën me kurorën e dafinave në qafë, si personi që shkriu akullin me Greqinë. Dhe kush?! Pikërisht ai që ngriu marrëdhëniet mes dy vendeve me retorikën e tij të skajshme proçame, ndërkohë që ai, Ilir Meta, kryetar i Kuvendit, shkonte në Athinë për të shtrënguar duart me kryeministrin Cipras.

Dhe këtu dalim tek pjesa “greke” e problemit që ka presidenti ynë në raport me bisedimet me fqinjin jugor. Nëse për Ramën ai do të kishte dashur të investohej për të provokuar dështim dhe bllokim të gjithçkaje në tryezën me grekët, gjërat janë krejt të ndryshme kur flitet për qeverinë Cipras.

Është pikërisht imazhi i Metës si njeri i dialogut dhe i hapjes me fqinjët jugorë apo veriorë, që e bën atë të thyeshëm në përballjen aktuale me qeverinë Rama. Deklarata e Kotzias se “pritet qëndrimi i presidentit të Shqipërisë”, është një këmbanë alarmi për kreun e shtetit shqiptar, i cili e ka vetëdijen e plotë se nuk mund të mbajë pafundësisht mbi vete koston e të qenit personi bllokues i një dosje të trashë kompromisi me grekët. Ky është problemi i vërtetë që ka sot Ilir Meta dhe që nuk zgjidhet me asnjë letër apo listë kërkesash për Ditmir Bushatin.

 

Next Post
Përmendorja e Aleksandrit të Madh hiqet nga Aeroporti i Shkupit

Përmendorja e Aleksandrit të Madh hiqet nga Aeroporti i Shkupit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dënohet me 10 vjet burg Robert Myftari për trafik ndërkombëtar droge në kuadër të grupit të strukturuar kriminal

Shkelje e barazisë në tendera? GJKKO pushon akuzat për gjashtë zyrtarë të ARRSH-së

March 13, 2026
VIDEO / Atentat ndaj ish-kryeministrit të rajonit indian. Autori: Kisha 20 vite që doja ta vrisja!

VIDEO / Atentat ndaj ish-kryeministrit të rajonit indian. Autori: Kisha 20 vite që doja ta vrisja!

March 13, 2026
Dy historitë e jetës që më shtynë drejt politikës

“Do të çojmë ballokume në Kuvend”, Sara Mila ‘habit’ me nismën e deputetëve socialistë

March 13, 2026
Rritja e çmimit të karburanteve rrit dhe çmimet e biletave të avionëve

Rritja e çmimit të karburanteve rrit dhe çmimet e biletave të avionëve

March 13, 2026
Kapet në Rinas italiani i dënuar për mashtrim, i shkaktoi Francës 2.5 milionë euro dëm

Kapet në Rinas italiani i dënuar për mashtrim, i shkaktoi Francës 2.5 milionë euro dëm

March 13, 2026
Sherr mes nxënësve në Durrës, njëri prej tyre goditet me thikë në qafë

Kreu marrëdhënie me tre të mitur, lihet në burg 67-vjeçari në Gjirokastër

March 13, 2026
Sulmet mbi Irak: Rrezikohet jeta e ushtarëve italianë, tërhiqet një pjesë e kontigjentit

Sulmet mbi Irak: Rrezikohet jeta e ushtarëve italianë, tërhiqet një pjesë e kontigjentit

March 13, 2026
I riu hyri i armatosur në resortin e Trump, ja ku ndodhej Presidenti në momentin e ngjarjes

Çfarë “loje” po luan Trump? Pse qëndrimet e presidentit amerikan janë kontradiktore

March 13, 2026
CNN: Administrata Trump nënvlerësoi rrezikun e mbylljes së Ngushticës së Hormuzit nga Irani

CNN: Administrata Trump nënvlerësoi rrezikun e mbylljes së Ngushticës së Hormuzit nga Irani

March 13, 2026
Muaji i Shenjtë i Ramazanit, kryeministri Rama dhe bashkëshortja e tij shtrojnë Iftar për besimtarët

Kryeministri Rama ndan videokartolinë nga mbrëmja e iftarit

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In