• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Dossier

E megjithatë kufiri me Kosovën e tremb Serbinë

by Java News
03/01/2017 13:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në bazën Vrpce te Medvegja, Serbi, eprori i patrullës ushtarake me katër pjesëtarë, jep urdhrat e rreptë komandues, pasi ata mbushën me municion mitralozin, snajperin dhe dy pushkët automatike. Pastaj ata zënë pozicionet në vendet e caktuara.

Prita zihet afër pikës kufitare Kapia, në rrugën ndërmjet Kamenicës e Medvegjës, transmeton Koha.net. Është ftohtë dhe ushtarët, pos armëve kanë më vete edhe shumë rroba.

Vendbanimet e largëta janë kryesisht të braktisura, natyra malore është pothuaj e paprekur. Asgjë nuk pipëtin.

20170103093403320“Nuk ka migrantë, trafikantë , kriminelë e as provokues nga Kosova. As kalimtari i rëndomtë nuk duket kund. Shëtitjen e mendimeve e ndërpret zemërimi nga ngrirja e gishtërinjve në atletet e thella dhe lëvizjet e pakuptueshme të ushtarit që rri në atë që quhet mbrojtje ku secili shikon secilin dhe në drejtim të caktuar. Për sqarime është më mirë të kthehet në bazë, në kazermë, ku në temperaturën 25 gradë është shumë më këndshëm”, shkruan gazeta e Beogradit “Blic”.

 

“Ushtarët komunikojnë me sinjalet për të cilat janë marrë vesh më herët. Në rast se ndodh diçka, ata kanë radiolidhjen e shifruar dhe komunikojnë me bazën. Kemi planin shtatë ditor përmes të cilit bëjmë raportet ditore e javore. Në bazat tjera tokësore të sigurisë kemi ndeshur vendkalime ilegale dhe prerje mali, por këtu deri më tash, s’e kemi pasur as problemin më të vogël. Në patrullë shkojmë edhe me KFOR-in”, thotë Vladimir Nikoliq, komandanti, kapiten i brigadës së dytë të ushtrisë tokësore e cila nga 8 tetori e ka marrë bazën Vrpce nga Xhandarmëria.

20170103093411211Ndeja e pasdites ikën shpejt nga zhurma e alarmit shurdhues. Pas pak çastesh ushtarët e armatosur janë në llogore të oborrit në bazë. Fjala është për demonstrim të ushtrimit për mbrojtje të menjëhershme.

“Përpiqemi që ushtarët të reagojnë fill pas sinjalit të alarmit. Me rëndësi është që ushtarët të mos bien në apati. Kjo është pushka me rreze të gjatë 12,7 milimetra e njohur si “shigjeta e zezë”, e ky është granatë hedhësi BGA 30 milimetra”, zbulon Nikoliq duke treguar “pse askush nuk i afrohet kodrës sipër Medvegjës”.

20170103093431733“Kur në tetor Xhandarmëria u tërhoq nga zona tokësore e sigurisë, shumë serbë në jug u frikuan për siguri. U shtrua edhe pyetja se kush do t’i legjitimonte shqiptarët nëse ata e thyejnë ligjin. Nëse ka ndonjë telash, ne mund ta ftojmë në ndihmë policinë”, thotë eprori Nikoliq.

Në afërsi të bazës gjenden shtëpi të braktisura e edhe shkolla e cila punon tri herë në javë dhe në të cilën mësimet i ndjekin vetëm dy djem, Stefan e Lazar, nga Banja e Sijarinës, përgatiti Koha. (b.an)

Next Post
Zbulohen detaje që ndryshojnë historinë, Titaniku nuk u fundos nga ajsbergu

Zbulohen detaje që ndryshojnë historinë, Titaniku nuk u fundos nga ajsbergu

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

DETAJE / SHBA mund të dërgojë forca në Iran për të siguruar rezervat bërthamore

DETAJE / SHBA mund të dërgojë forca në Iran për të siguruar rezervat bërthamore

March 10, 2026
Vangjeli: PS mori vendimin e duhur për Ballukun, por në kohën e gabuar

Vangjeli: PS mori vendimin e duhur për Ballukun, por në kohën e gabuar

March 10, 2026
VIDEO / Rritja e çmimit të naftës, Braçe: Ndaleni këtë poshtërsi! Na kanë imponuar një skemë banale që…

VIDEO / Rritja e çmimit të naftës, Braçe: Ndaleni këtë poshtërsi! Na kanë imponuar një skemë banale që…

March 10, 2026
“Deklaratat e kongresmenit amerikan për drejtësinë, të vërteta”/ Ish-Prokurori: Kur bie gjyqësori, qytetarët nuk marrin të drejtën e tyre!

Mbipopullimi i burgjeve, ish-prokurori Karanxha: Ndërhyrja e Gjykatës së Lartë duhet përgëzuar!

March 10, 2026
Ministrja e Shëndetësisë nga Londra: Inteligjenca artificiale, arma jonë për “super-diagnostikën”

“Barazia gjinore” prezantohet në OKB, Sala: Drejt përfaqësimit 50% për secilën gjini në vendimmarrje

March 10, 2026
Kush është gardisti që goditi Flamur Noka? Ilir Kulla: Ik rrih oligarkët, jo kampionin e volejbollit dhe…

Kush është gardisti që goditi Flamur Noka? Ilir Kulla: Ik rrih oligarkët, jo kampionin e volejbollit dhe…

March 10, 2026

Ekspertët ngrenë alarmin: Biletat e avionëve do të arrijnë nivele rekord

March 10, 2026
Sulmi kibernetik ndaj Parlamentit, eksperti: Hakerat kishin ditë brenda sistemit

Sulmi kibernetik ndaj Parlamentit, eksperti: Hakerat kishin ditë brenda sistemit

March 10, 2026
Kriza në Hormuz, inteligjenca amerikane zbulon planin për minimin e ngushticës, Evropa në alarm

Kriza në Hormuz, inteligjenca amerikane zbulon planin për minimin e ngushticës, Evropa në alarm

March 10, 2026
Humbi kontrollin e motorit dhe ra në kanal, humb jetën 40-vjeçari në Berat

Humbi kontrollin e motorit dhe ra në kanal, humb jetën 40-vjeçari në Berat

March 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In