• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

E megjithatë, je vetëm!

by Ben Andoni
07/08/2021 19:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Sali Berisha, ish-president dhe ish-kryeministër i vendit, është vendosur për herën e dytë përballë gazetarëve, duke shpjeguar etimologjinë politike të konceptit bar dhe më shumë nga të gjitha akuzat që ai ka përballë, shprehur sëfundmi me “këshillat” nga ambasadorja amerikane. E vetmja e re është se ai nuk tërhiqet dhe deklarata e stërpërsëritur se: ndaj tij nuk ka prova. Nëse do të kishte, ato do të jepeshin është munduar t’i mbushë mendjen ai gazetarëve të pranishëm, që janë munduar me pyetjet e thjeshta për të kuptuar diçka më shumë. Por, pa sqaruar se Departamenti i Shtetit nuk i bën publike ato.

Ishte e natyrshme, që përpara se ai të merrej me procesin e tij vetanak gjyqësor me një gjykatë në Paris, vetë autoritetet e shtetit shqiptar, si presidenti Meta por edhe kryeministri i vendit Edi Rama të merreshin zyrtarisht me akuzën ndaj tij. Presidenti Ilir Meta natyrshëm është futur në guaskën e vet, pasi po merr oksigjen nga shtyrja e shqyrtimit të çështjes së tij në Gjykatën Kushtetuese dhe nuk po prononcohet; kurse Edi Rama, kryeministri i vendit, që pak i kushton fati i paraardhësit të tij, as nuk e ka ndërmend një gjë të tillë. Lulzim Basha, kryetari i Partisë Demokratike është duke u përpëlitur për të parë si do rrjedhin situatat në mënyrë që të shprehet publikisht realisht për fatin e z.Berisha. Kuptohet atë që lidhet me të, përfaqësimin në parlamentin e ri, që nuk dihet ende nëse ai do ta respektojë si duhet. Apeli i ambasadores së SHBA e linte të hapur këtë opsion. Me pak fjalë, të tre subjektet kryesore në vend që lidhen me të, as nuk e marrin përsipër të prononcohen zyrtarisht, sepse askush nuk di hapin tjetër të SHBA-së. Vendosmëria e ambasadores dhe artikulli-letër që la në fund kuptohet se në dorë kanë dhe letra të tjera që do t’i nxjerrin në kohën e duhur.

Ndërkohë që te PD-ja gjithnjë e më shumë po dalin zëra kundër Berishës, kurse të tjerë më së shumti po presin konjukturën e rradhës për t’i kthyer krahët. Berisha e di mirë këtë dhe ndaj duke i kërcëllitur dhëmbët SHBA-së, indirekt ua ka bërë të qartë se as nuk i llogarit fare. Por sërish është i vetëm dhe në segmentin më të vështirë të jetës së tij. Kjo është tragjedia e madhe e tij. Dhe, vetmia e ndjek sërish edhe pse çdokush e shikon me kujdes në reagimin e ashpër ndaj zyrtarëve amerikanë; përçmimin ndaj Reformës në Drejtësi, madje duke dhënë prova që e turpërojnë procesin, nëse do jetë i vërtetë; si edhe akuzat me emër për persona brenda dhe jashtë sistemit, si të përlyer me korrupsion.

Në momentin që organet e drejtësisë shqiptare nuk kanë ofruar gjë kundër tij, por edhe askush nuk e përgënjeshtron, ai do të ketë zë, të paktën deri në shtator. Problem është nëse gjërat që ai artikulon do jenë disa për qind të vërteta.

Larg Berishës dhe të gjithë politikës shqiptare, në ditët e ardhshme zhgënjimi do jetë te shqiptarët, që fillimisht askush nuk i gjen provat këtij personi, që ka vulë mbi shumë zhvillime në vend por edhe kësaj politike kaq agresive. Ditët e ardhshme do të na tregojnë shumë gjëra por mbi të gjitha sesa vlen drejtësia në Demokraci. Dhe, sido që të ndodhë, ajo që tashmë shihet qartë është një dhe vetëm një: Berisha është i vetëm dhe gati i pambrojtur në këtë luftë të pabarabartë me Departamentin e Shtetit, që as denjon t’ia hedhë sytë, por edhe me Shqipërinë, që duhet se e ka përcjellë prej kohësh në histori. Atë të të bërit shtet…alla shqiptar me fytyrë berishiane. Për këtë është më mirë të jesh i vetëm. (Javanews)

Next Post
Ish-deputeti demokrat, Valteri: Basha po përgatit vrasjen e babait politik

Ish-deputeti demokrat, Valteri: Basha po përgatit vrasjen e babait politik

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lufta kundër kanabisit, Demo: Operacionet e përbashkëta me Guardia di Finanza kanë dhënë rezultate konkrete

Lufta kundër kanabisit, Demo: Operacionet e përbashkëta me Guardia di Finanza kanë dhënë rezultate konkrete

November 10, 2026
Raportimi në Kuvend / SPAK kërkon psikolog dhe intervistat me dëshmitarët! Investime edhe për kasaforta e grirëse letrash

Raportimi në Kuvend / SPAK kërkon psikolog dhe intervistat me dëshmitarët! Investime edhe për kasaforta e grirëse letrash

November 10, 2026
Tragjedi në Bullgari! Të paktën 10 të vdekur nga një aksident masiv

Tragjedi në Bullgari! Të paktën 10 të vdekur nga një aksident masiv

November 10, 2026
72 orë pa ujë, drita dhe internet? Qeveritë po u kërkojnë qytetarëve të përgatiten për më të keqen

72 orë pa ujë, drita dhe internet? Qeveritë po u kërkojnë qytetarëve të përgatiten për më të keqen

November 10, 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 11 Nëntor 2026

November 10, 2026
Mafia shqiptare në aleancë me ‘Ndranghetën’, zbardhen lidhjet kriminale në Itali

Mafia shqiptare në aleancë me ‘Ndranghetën’, zbardhen lidhjet kriminale në Itali

November 10, 2026
Ndryshime në drejtimin e KESH-it, largohet Viola Haxhiademi. Ja kush e zëvendëson

Ndryshime në drejtimin e KESH-it, largohet Viola Haxhiademi. Ja kush e zëvendëson

November 10, 2026
E pazakontë në Dukat, i riu hyn me hanxhar në lokal dhe kërcënon klientët. Detaje nga ngjarja e rëndë

E pazakontë në Dukat, i riu hyn me hanxhar në lokal dhe kërcënon klientët. Detaje nga ngjarja e rëndë

November 10, 2026
Të pasurit jo vetëm u pasuruan më shumë, por u bënë edhe më të paskrupullt

Të pasurit jo vetëm u pasuruan më shumë, por u bënë edhe më të paskrupullt

November 10, 2026
Gjyqi ndaj grupit të Laert Haxhiut, paraqitet në GJKKO për të dëshmuar babai i Noizy-t

Gjyqi ndaj grupit të Laert Haxhiut, paraqitet në GJKKO për të dëshmuar babai i Noizy-t

November 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In