• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

E mbushur me tufa eurosh/ U arrestua në Bruksel, del fotoja e valixhes së babait të eurodeputetes greke

by
14/12/2022 11:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia belge ka publikuar foto të valixhes me para që iu gjet babai të Eva Kailit, pasi doli nga një hotel në Bruksel ku qëndronte së bashku me bashkëshorten e tij. Valixhja shihet e mbushur me tufa euro, ku kartëmonedhat kanë prerje të ndryshme.

Sipas Protothema.gr, brenda valixhes u gjet një shumë prej 600 mijë eurosh. Fotot janë bërë publike pak orë para vendimit për masën e paraburgimit të eurodeputeten greke, e akuzuar për korrupsion.

Ajo dyshohet se ka marrë shuma parash të majme dhe dhurata nga Katari për të ndikuar në vendimet në PE. Në total policia sekuestroi 1.5 milionë euro, përfshirë paratë e gjetura në banesën e Kailit dhe ish-deputetit italian, Antonio Panziero.

“Në kuadër të një dosjeje nga Prokuroria Federale për dyshime për korrupsion, që synonte persona aktivë në Parlamentin Europian, Policia Gjyqësore Federale sekuestroi afro 1.5 milionë euro gjatë kontrolleve të kryera në rajonin e Brukselit”, shkruhet në njoftim e policisë spanjolle.

Të mërkurën, do jepet masa e sigurisë për Eva Kailin, e cila u shkarkua dje nga funksionet që kishte në Parlamentin Evropian si zv.presidente dhe nënkryetare.

Babai i Kailit është arrestuar nga hetuesit në hotelin Sofitel në Bruksel dhe kishte me vete një valixhe plot me para kesh. Ky zhvillim i lejoi hetuesit të kontrollonin shtëpinë e eurodeputetes pa kërkuar heqjen e imunitetit të deputetit.

Në atë banesë u gjetën dhe sekuestruan sende me vlerë, që besohet se i ishin dhënë nga zyrtarët e Katarit, së bashku me çanta të tjera me para.

Panzeri, Kaili dhe bashkëshorti i saj Giorgi, si dhe një i katërti i burgosur në lidhje me këtë çështje, do të dalin përpara gjyqtarëve të cilët do të vendosin nëse do të qëndrojnë në qeli apo do të lirohen.

/e.d

Next Post
“Vdekja e së vërtetës”/ Fituesja e Pulitzer vjen në shqip

"Vdekja e së vërtetës"/ Fituesja e Pulitzer vjen në shqip

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Veliaj në burg është paradoks juridik”, ish-prokurori: Ngërçi duhej zgjidhur ligjërisht

“Meraku i tij janë familja dhe fëmijët”, Ndreca: Veliajt iu ndalua komunikimi me të afërmit

October 28, 2026
“Pa ujë, pa drita”, Veliaj nga burgu i Fierit: Jam në një korridor me 3 vrasës të dënuar me burgim të përjetshëm

“Pa ujë, pa drita”, Veliaj nga burgu i Fierit: Jam në një korridor me 3 vrasës të dënuar me burgim të përjetshëm

October 28, 2026
Persekutimi gjyqësor ndaj Veliajt, pse dhëndri i Berishës gjykohet në liri me të njëjtat akuza!

Pse u transferua Veliaj në burgun e Fierit? Gazetarja zbulon çfarë do të ndodhë gjatë 10 ditëve të ardhshme

October 28, 2026
Turqia kërkon zgjidhje diplomatike, çfarë ishte në fokus të një telefonate midis Trump dhe Erdogan

Turqia kërkon zgjidhje diplomatike, çfarë ishte në fokus të një telefonate midis Trump dhe Erdogan

October 28, 2026
Putin e cilëson Elon Musk “gjeni të vërtetë”: Jemi në kontakt të ngushtë me të

Putin e cilëson Elon Musk “gjeni të vërtetë”: Jemi në kontakt të ngushtë me të

October 28, 2026
“Do të krijojmë një qeveri të re”/ Eisenkot pas zgjedhjeve në Izrael: Do të sjellim ndryshimin

“Do të krijojmë një qeveri të re”/ Eisenkot pas zgjedhjeve në Izrael: Do të sjellim ndryshimin

October 28, 2026
Tragjedia hekurudhore në Spanjë, dalin audioregjistrimet: Kontrollori lejoi trenat të lëviznin pa konfirmuar distancën e sigurisë

Tragjedia hekurudhore në Spanjë, dalin audioregjistrimet: Kontrollori lejoi trenat të lëviznin pa konfirmuar distancën e sigurisë

October 28, 2026
Momente prekëse në Spanjë, i riu ribashkohet me familjen pas aksidentit hekurudhor (VIDEO)

Momente prekëse në Spanjë, i riu ribashkohet me familjen pas aksidentit hekurudhor (VIDEO)

October 28, 2026
Flavio Bolsonaro falenderon Trumpin dhe premton të drejtojë opozitën braziliane nga SHBA

Flavio Bolsonaro falenderon Trumpin dhe premton të drejtojë opozitën braziliane nga SHBA

October 28, 2026
“40% e shqiptarëve në kufijtë e varfërisë”, Zogaj: Paketa e Ramës duket si improvizim, taksat rrezikojnë punësimin

“40% e shqiptarëve në kufijtë e varfërisë”, Zogaj: Paketa e Ramës duket si improvizim, taksat rrezikojnë punësimin

October 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In