• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

‘E mbushët vendin me vaksina ruse e kineze’/ Manastirliu-Shehut: Janë të certifikuara, më vjen keq që akuzat dalin nga një mjek si ju

by Java News
04/11/2021 10:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministria e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu duke ju përgjigjur komentit të deputetit të PD-së Tritan Shehu nëse vaksinat kundër COVID që përdoren në vendin tonë janë të sigurta, ministrja tha se ato janë të aprovuara nga OBSH. Manastirliu tha se ndjen keqardhje që dëgjon nga një mjek shprehjen se vaksinat janë të pasigurta, kjo pasi sipas saj ato certifikohet nga Agjencitë e Prodhimit të Barnave në vendin ku ato prodhohen. Ministrja tha se deri në mesin e vitit 2022, parashikojnë që të vaksinohen 70% e popullatës.

‘Vende europiane kanë vënë alarmin për pandeminë e të pa vaksinuarve. Informimi i plotë i qytetarëve është themeli për mbarëvjatjen e vaksinimit. Për fat të keq edhe nga kjo sallë, ka njerëz që përfillin shkencën. Kemi angazhuar më shumë se 1100 vaksinator, mjekë e infermierë. Ne kemi siguruar lëvrimin e 500 mijë vaksinave Pfizer dhe ja dalëm të vaksinojmë personelin mjekësor, pensionistët,  gjë që ndikoi në uljen e infektueshmërisë. Që nga muaji korrik çdo qytetar ka akses të plotë të marrë falas dozën e vaksinës, kudo ai banon. 36 mln dollarë ka vënë në dispozion qeveria shqiptare për ardhjen e vaksinave.

Kam vënë re tendenca për të keqinformuar. Të gjitha vaksinat që përdoren në Shqipëri janë të aprovuara nga OBSH. Janë kryer më shumë se 1 mln e 900 mijë vaksinime. Mbi 95% janë të pavaksinuar ato me forma të rënda. Deri në mesin e 2022 parashikojmë të vaksinohen mbi 70% e popullatës. Ndjej keqardhje kur dëgjoj të dalë nga goja juaj, një shprehje si ajo vaksina të pasigurta, dua të informoj qytetarët se ky koncept nuk ekziston. Kjo pasi vaksina merr aprovimin e agjencive të barnave ku prodhohet. Janë përdorur vetëm vaksina të përdorura nga EMA, FDA dhe OBSH si dhe nga agjenci të shteteve prodhuese. Po politizoni një proces që lidhet me jetën e qytetarëve.

Ndjej shumë keqardhje që nga goja juaj si mjek i shkëlqyer të dalë fjala vaksina të pacertifikuara dhe të pasigurta. Çdo vaksinë në bazë të fazave të prodhimit merr edhe miratimin e organizatave të rëndësishme.  Vaksinimi është proces sfidues dhe jemi në garë me kohën, dhe për fat të keq rrjetet sociale kanë ndikuar në përhapjen e informacioneve të rreme. Për ne vaksinimi është një sfidë dhe vështirësia ka ardhur duke u rritur, nuk ka mungesë vaksinash , kemi qenë të parët dhe nuk kemi ndalur për asnjë moment. Përgjegjësia numër një e qeverisë është vaksinimi i qytetarëve. A duhet të bëjmë ne më shumë për të bindur qytetarët, se nuk ka mjet tjetër për shpëtimin nga virusi përveç vaksinimit patjetër që duhet më shumë punë”’- tha Manastirliu.

Shehu teksa bëri thirrje për vaksinimin e popullsisë, tha se në vendin tonë nuk duhet të përdoren më vaksinat ruse dhe kineze pasi janë të pasigurta dhe të pacertifikuara nga EMA. Ai tha se sot popullsia është e rrezikuar nga pandemia , madje akuzon qeverinë se po e kthen vaksinimin në sallatë ruse me kombinimin e vaksinave që njihen nga BE me ato kineze e ruse.

g.kosovari

Next Post
E mitura u përdhunua për disa vite nga xhaxhai i burrit/ Flet nëna e 16-vjeçares: Ka nisur kur ishte 12 vjeç, s’dinim gjë

E mitura u përdhunua për disa vite nga xhaxhai i burrit/ Flet nëna e 16-vjeçares: Ka nisur kur ishte 12 vjeç, s'dinim gjë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Opozita peng i Berishës”- Rexhaj: Rama kërkon të instalojë mekanizmin e ‘llogaridhënies qytetare’, fokusi te komunikimi me njerëzit!

“Opozita peng i Berishës”- Rexhaj: Rama kërkon të instalojë mekanizmin e ‘llogaridhënies qytetare’, fokusi te komunikimi me njerëzit!

September 10, 2026
Kontrabandë “nën hundën” e doganierëve, kush janë zyrtarët e arrestuar në Kakavijë

Kontrabandë mishi dhe peshku nga Athina me autobusët e linjës Greqi-Shqipëri, arrestohet një nga shoferët, tjetri nën hetim!

September 10, 2026
Qeni i tij kafshoi në këmbë 65-vjeçaren në Belsh dhe i shkaktoi vdekjen, arrestohet kunati i viktimës

Dy persona dhunojnë drejtorin e Ujësjellësit të Elbasanit, Luan Tabaku u godit me sende të forta! Kush janë autorët dhe shkaqet e sulmit

September 10, 2026

Lista e Kryetares së Kuvendit

September 10, 2026
Apple zbulon iPhone 18, iPhone Duo dhe Apple Watch! Risitë dhe çmimet e pajisjeve të reja

Apple zbulon iPhone 18, iPhone Duo dhe Apple Watch! Risitë dhe çmimet e pajisjeve të reja

September 9, 2026
Pagat për magjistratët, Rama: Secili institucion në vendin e vet! Fondin e propozon Qeveria dhe e miraton Kuvendi

Përplasjet në protestë: Rama sfidon Demokratët Evropianë: Hajde, ji i guximshëm dhe dënoje! Kjo është dhunë

September 9, 2026
Avokati përplaset me organizatorin e protestës: Ju paguan Sali Berisha o shpellarë, jeni korba e sorra!

Avokati përplaset me organizatorin e protestës: Ju paguan Sali Berisha o shpellarë, jeni korba e sorra!

September 9, 2026
Pagat e magjistratëve, 5 vite përplasje me qeverinë! Si nisi konflikti dhe pse u bllokuan rrogat

Pagat e magjistratëve, 5 vite përplasje me qeverinë! Si nisi konflikti dhe pse u bllokuan rrogat

September 9, 2026
“Fjalim i mësuar përmendësh”/ Përplasje e ashpër në studio mes Valterit dhe Mehmetit: I del krah komunistit të fundit, Berishës!

“Fjalim i mësuar përmendësh”/ Përplasje e ashpër në studio mes Valterit dhe Mehmetit: I del krah komunistit të fundit, Berishës!

September 9, 2026
Putin, Trump dhe Xi në një tryezë? Kremlini zbulon planin për samitin trepalësh

Putin, Trump dhe Xi në një tryezë? Kremlini zbulon planin për samitin trepalësh

September 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com