• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“E mbivlerësuam ushtrinë ruse”/ Ish-shefi i NATO-s: Ukraina duhet të ndihmohet të fitojë

by Java News
08/06/2022 10:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Foreign Policy”

Ky vit ka qenë me siguri i pazakontë për NATO-n. Gati menjëherë pasi presidenti rus Vladimir Putin urdhëroi pushtimin e Ukrainës, aleanca ushtarake transatlantike gjeti një sens të ripërtërirë të ekzistencës së saj: vendet anëtarë nxituan t’i vijnë në ndihmë të Ukrainës, rritën ndjeshëm shpenzimet ushtarake, u bënë më të bashkuar dhe dukeshin të vendosur për të pranuar 2 vende të reja në gjirin e tyre.

Gjithsesi, luftërat e vazhdueshme të Rusisë kanë vënë në pikëpyetje vendimet e NATO-s dhe shteteve anëtare të saj gjatë 2 dekadave të fundit. A u zgjerua shumë shpejt blloku? A duhet të lejonte afrimin e Gjeorgjisë dhe Ukrainës? A mund të kishte qenë më e vetëdijshme për ambiciet e Putinit dhe të kishte bërë më shumë për ta penguar atë?

Anders Fogh Rasmussen, ka qenë Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s gjatë viteve 2009-2014, një periudhë kur ndodhën 2 akte të tjera të agresionit rus: në vitin 2008, Rusia aneksoi Abkhazinë dhe Osetinë e Jugut nga Gjeorgjia, dhe më pas në vitin 2014, Putin pushtoi dhe aneksoi Krimenë. Në një intervistë për Foreign Policy, Rasmussen e pranon se aleanca e mbivlerësoi ushtrinë ruse, ndërsa beson se pavarësisht kundërshtimit të Turqisë, në fund Finlanda dhe Suedia do të anëtarësohen në NATO.

Ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov pritet të vizitojë këtë javë Turqinë, për të diskutuar ndër të tjera edhe mbi zhbllokimin e eksporteve të grurit nga portet e Detit të Zi të Ukrainës. Por këtu ka një çështje edhe më të madhe që lidhet me NATO-n. Presidenti turk Erdogan e ka bërë shumë të qartë se e kundërshton zgjerimin e NATO-s dhe ka të ngjarë edhe aplikimin e Suedisë dhe Finlandës. Çfarë mendoni se do të ndodhë?

Mendoj se në fund Finlanda dhe Suedia do t’i bashkohen NATO-s. Erdogan e përdor këtë çështje si një mjet presioni për të sheshuar disa mosmarrëveshje dypalëshe me Shtetet e Bashkuara. Mendoj se në thelb, qëndrimi i tij ka të bëjë më shumë me marrëdhëniet Turqi-SHBA sesa midis Turqisë dhe dy vendeve nordike.

Ç’duhet të ndodhë që Erdogan të ndryshojë qëndrimin e tij?

Para së gjithash, mendoj se ai ka nevojë për disa deklarata nga Finlanda dhe Suedia, dhe ndoshta edhe disa hapa konkret për të theksuar se të dyja vendet janë kundër terrorizmit. Ndoshta Erdogan do të donte që ato të hiqnin embargon e armëve ndaj Turqisë. Por në thelb, unë mendoj se ai dëshiron disa lëshime nga Shtetet e Bashkuara në lidhje me marrëveshjen për avionët luftarakë F-16/F-35.

Erdogan është gjithnjë e më autoritar dhe i ka gërryer institucionet demokratike. A e dobëson NATO-n anëtarësimi i Turqisë?

Jo, unë do të përjashtoja të gjitha spekulimet për dëbimin e Turqisë nga aleanca. Përveç faktit që ne nuk kemi një mekanizëm zyrtar për të dëbuar anëtarët e NATO-s. Por më e rëndësishmja: në aspektin strategjik, do të ishte një gabim i madh në rast se do ta izolonim Turqinë.

Pasi ajo do të orientohej edhe më shumë drejt Rusisë. Unë gjykoj se ne kemi nevojë për Turqinë si një urë lidhëse midis Perëndimit dhe Lindjes. Nuk duhet të harrojmë se Erdogan përballet vitin e ardhshëm me zgjedhjet presidenciale, dhe gara duket se është jashtëzakonisht e ngushtë. Ai po përpiqet të forcojë pozicionin e tij duke mbajtur një qëndrim të vendosur ndaj SHBA-së dhe dy vendeve nordike.

Ka raporte se NATO do të rivlerësojë fuqinë e vet ushtarake, për shkak të luftës ruse në Ukrainë. Çfarë leksionesh duhet të nxjerrin planifikuesit e NATO-s nga ajo që kanë parë nga ushtria ruse në fushën e betejës?

Mendoj se kemi bërë dy llogaritje të gabuara. Së pari, e kemi mbivlerësuar forcën e ushtrisë ruse. Pavarësisht investimeve të mëdha në pajisje ushtarake dhe rihapjes së bazave të vjetra sovjetike, ne kemi parë një ushtri ruse shumë të dobët. Mbetet për t’u parë se pse ndodh kjo. Një nga arsyet mund të jetë korrupsioni. Së dyti e kemi nënvlerësuar brutalitetin dhe ambiciet e presidentit rus Putin.

Pra po thoni se në rrafshin ushtarak Rusia nuk po njeh limite?

Jo, ata po rezervohen sa i përket përdorimit të armëve bërthamore. Shumë shpesh më bëhet pyetja nëse jam i shqetësuar mbi kërcënimet bërthamore nga udhëheqja ruse. Aktualisht, nuk jam aq i shqetësuar, sepse Putin e di shumë mirë se nëse do të përdorte armë të shkatërrimit në masë, armë taktike bërthamore, armë kimike, armë biologjike, do të kishte një përgjigje të vendosur ushtarake të NATO-s.

Presidenti francez Emmanuel Macron, deklaroi kohët e fundit se Perëndimi nuk duhet ta “poshtërojë” Putinin, për të cilin u kritikua shumë. Cili është mendimi juaj?

Jo, nuk jam plotësisht dakord. Ne nuk mund ta shpëtojmë Putinin nga poshtërimi. Kostoja e “shpëtimit të fytyrës” së Putinit, do të jetë shumë më e lartë sesa një humbje e plotë për trupat ruse në Ukrainë. Kjo është arsyeja pse gjykoj se Ukraina duhet ta fitojë këtë luftë, sepse nëse Putini ka sukses në Ukrainë, ai nuk do të ndalet atje.

Do të vazhdojë në Moldavi, Gjeorgji dhe në fund do të ushtrojë presion edhe mbi 3 shtetet baltike. Kjo është arsyeja pse ukrainasit duhet të fitojnë, dhe ata e kanë vullnetin për ta bërë këtë. Është detyra jonë t’u japim atyre mjetet për të arritur fitoren.

Disa studiues pretendojnë se shkaku kryesor i agresionit rus, ka të bëjë me reagimin ndaj zgjerimit të NATO-s. A jeni dakord me këtë tezë? Dhe si ndikon ajo në zgjerimin aktual të aleancës?

Nuk jam aspak dakord me të. NATO nuk ka zhvilluar një fushatë për zgjerimin e vet. Ky proces ka ndodhur sepse ish-diktaturat komuniste në Evropën Lindore dhe Qendrore aplikuan për anëtarësim në NATO për të pasur garanci sigurie. Dhe pasi i plotësuan kriteret e nevojshme, u ftuan të anëtarësoheshin në organizatën tonë, bazuar në politikën e dyerve të hapura.

Pra, në vend se ta akuzojnë NATO-n si problem, mendoj se njerëzit duhet të reflektojnë mbi arsyen se pse fqinjët e Rusisë, duan herë pas here anëtarësimin në NATO për të pasur garanci për sigurinë e tyre? Kjo ndodh pasi e njohin kërcënimin që vjen nga Rusia. Prandaj lufta aktuale ka vetëm një përgjegjëse, dhe ajo është Rusia.

A gaboi NATO që nuk e pranoi Ukrainën më herët?

Nëse i analizojmë gjërat në retrospektivë, ne e bëmë gabimin shumë vite më parë. Gabimi i parë ishte në vitin 2008 kur në samitin e NATO-s në Bukuresht, vendosëm që Ukraina dhe Gjeorgjia të bëhen anëtare të NATO-s. Por ne nuk mundëm të biem dot dakord për t’u dhënë këtyre vendeve një Plan Veprimi. Kjo ndarje brenda NATO-s i dërgoi mesazhin e gabuar Putinit, që e sulmoi Gjeorgjinë disa muaj më pas, në gushtin e vitit 2008.

Ne gabuam edhe në vitin 2014 pas aneksimit të paligjshëm rus të Krimesë nga Federata Ruse, ku vendosëm vetëm disa sanksione të lehta. E gjitha kjo i dha Putinit përshtypjen se ai mundej, gati pa asnjë kosto, të vazhdonte dhe të gllabëronte me forcë territore. Pra, kemi bërë shumë gabime, dhe kemi qenë shumë naivë për një kohë të gjatë./ Përktheu: Alket Goce-abcnews.al

g.kosovari

Next Post
Nisin punimet e samitit të ‘Ballkanit të Hapur’ në Ohër/ Marrin pjesë Mali i Zi dhe Bosnje, mungon Kosova. I pranishëm edhe Varhelyi

Nisin punimet e samitit të 'Ballkanit të Hapur' në Ohër/ Marrin pjesë Mali i Zi dhe Bosnje, mungon Kosova. I pranishëm edhe Varhelyi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dyshimet për varrezë masive, Prokuroria Speciale komenton mbi gërmimet në Zubin-Potok

Dyshimet për varrezë masive, Prokuroria Speciale komenton mbi gërmimet në Zubin-Potok

August 1, 2026
Mbi 3.400 gjoba dhe 13 të proceduar në një jave, Policia e Vlorës monitoron me dronë e radarë inteligentë fluksin e udhëtarëve

Mbi 3.400 gjoba dhe 13 të proceduar në një jave, Policia e Vlorës monitoron me dronë e radarë inteligentë fluksin e udhëtarëve

August 1, 2026
Ratifikohet marrëveshja e huasë me BERZH për elektrifikimin e hekurudhës Tiranë–Durrës dhe lidhja me Rinasin

Ratifikohet marrëveshja e huasë me BERZH për elektrifikimin e hekurudhës Tiranë–Durrës dhe lidhja me Rinasin

August 1, 2026
Shkarkohet komandanti i Forcës Ajrore, ja kush e zëvendëson

Financimi për fushën e mbrojtjes, Presidenti Begaj dekreton marrëveshjen e huasë me SHBA

August 1, 2026
Pas ndarjes nga Klodian Mihaj, Alice rigjen dashurinë

Pas ndarjes nga Klodian Mihaj, Alice rigjen dashurinë

August 1, 2026
“Skizofren patologjik që dezinformon shkencën mjekësore”, Brataj reagon pas deklaratave të Edvin Priftit për vaksinat

“Skizofren patologjik që dezinformon shkencën mjekësore”, Brataj reagon pas deklaratave të Edvin Priftit për vaksinat

August 1, 2026
Todd Blanche merr mbështetjen e Trump për postin e Prokurorit të Përgjithshëm të SHBA-së

Todd Blanche merr mbështetjen e Trump për postin e Prokurorit të Përgjithshëm të SHBA-së

August 1, 2026
Zjarri në magazinën e fishekzjarrëve në Shkozet, banorët të shqetësuar: Tymi vijon të mbulojë zonën

Zjarri në magazinën e fishekzjarrëve në Shkozet, banorët të shqetësuar: Tymi vijon të mbulojë zonën

August 1, 2026
Kurti dhe Abdixhiku pranë një marrëveshjeje qeverisëse, mbetet pikëpyetje formimi i institucioneve

Kurti dhe Abdixhiku pranë një marrëveshjeje qeverisëse, mbetet pikëpyetje formimi i institucioneve

August 1, 2026
63 ditë tubime kundër qeverisë/ Diaspora zbret sërish të protestojë në sheshin “Skënderbej”

63 ditë tubime kundër qeverisë/ Diaspora zbret sërish të protestojë në sheshin “Skënderbej”

August 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com