• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

E mbijetuara e masakrës rrëfen: Ja si ushtarët serbë më vranë djalin

by Ben Andoni
29/10/2015 10:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në gjykimin e dy oficerëve serbë të akuzuar për vrasjen e 27 njerëzve në fshatin Trnje të Kosovës në vitin 1999, një dëshmitare rikujtoi se si trupat e Ushtrisë Jugosllave vranë djalin e saj 7-vjeçar.

Hamide Gashi, një dëshmitare shqiptare e Kosovës në gjyqin për krime lufte të oficerëve të ushtrisë Pavle Gavrilovic dhe Rajko Kozlina, i tha gjykatës speciale me bazë në Beograd të mërkurën se trupat e Ushtrisë Jugosllave qëlluan fëmijën e saj gjatë sulmit më 25 mars 1999. Gashi dëshmoi se ajo fillimisht e pa ushtrinë rreth orës 6 të mëngjesit, dhe rreth gjysmë ore më vonë trupat hynë në kopshtin e shtëpisë ku ajo po rrinte me familjen e saj dhe fshatarët e tjerë.

“Djali im shtatë vjeçar u përpoq të vinte tek unë dhe Shemsie (tjetër fshatare në Trnje) u përpoq ta mbronte atë. Në atë moment ushtari qëlloi dhe i vrau ata,” tha Gashi.

Menjëherë pas kësaj, ajo u largua nga fshati dhe shkoi në Shqipëri dhe u kthye vetëm në qershor të vitit 1999, kur ajo gjeti eshtrat e birit të saj dhe dy personave të tjerë të vrarë në shtëpinë dhe kopsht ku ata rrinin. “Shtëpia u dogj. Ne gjetëm vetëm eshtra,” tha ajo.

Sipas aktakuzës, Kozlina dhe Gavrilovic vranë 27 njerëz, përfshirë një djalë katër vjeçar gjatë sulmit në Trnje.

Gavrilovic, një komandant i një njësie në Brigadën 549 të Ushtrisë Jugosllave, akuzohet për urdhërim të sulmit dhe se ka thënë se “nuk duhet të ketë të mbijetuar”.

Gavrilovic akuzohet gjithashtu se ka ndarë njerëzit e tij në tre grupe, Kozlina ishte në njërin prej tyre, dhe i urdhëroi ata të hynin në fshat dhe të spastronin etnikisht zonën.

Kozlina, së bashku me tre ushtarë të tjerë, hapën zjarr mbi 18 civilë, duke përfshirë gra dhe fëmijë, duke vrarë 16 prej tyre, pretendon aktakuza. Civilë të tjerë u qëlluan në disa shtëpi të tjera në fshat, thuhet gjithashtu në të. Gjylie Gashi, një tjetër dëshmitare, i tha gjykatës të martën se ajo pa ushtarë të qëllonin dhe shkatërronin shtëpi në fshat. Së bashku me disa njerëz të tjerë, ajo u përpoq të arratisej, por u kap. “Ata na mbajtën për rreth 20 minuta. Atëherë pashë Rajko Kozlinan, ai ishte me uniformë me rreth shtatë apo tetë ushtarë të tjerë. Dukej sikur ishte kryesori aty sepse fliste më shumë,” tha ajo.

Dëshmitari Bekim Gashi dëshmoi se përveç trupave të Ushtrisë Jugosllave, ai pa gjithashtu policinë serbe. “Ne dëgjuam një zhurmë në rrugë. Dola nga shtëpia dhe pashë se policia dhe ushtria na kishin rrethuar,” tha Gashi në gjykatë, duke shtuar se ai pa ushtarë t’i vinin zjarrin një stalle kafshësh dhe traktorësh aty pranë.

Vrasjet në Trnje ishin gjithashtu pjesë e aktakuzës për krime lufte të ngritur nga Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë kundër gjashtë ish-zyrtarëve të Beogradit – presidentit serb Milan Milutinovic, zv/kryeministri jugosllav Nikola Sainovic, komandantët e Ushtrisë Jugosllave Nebojsa Pavkovic dhe Vladimir Lazarevic, gjeneralin e përgjithshëm të Ushtrisë Jugosllave Dragoljub Ojdanic, dhe ministri i punëve të Brendshme, Sreten Lukic.

Të gjithë ata, përveç Milutinovicit, u shpallën fajtorë për “një fushatë të gjerë dhune kundrejt popullatës civile shqiptare të Kosovës, dhunë kjo e kryer nga forcat nën kontrollin e autoriteteve jugosllave dhe serbe, gjatë të cilës pati incidente të vrasje, sulme seksuale dhe shkatërrim të qëllimshëm xhamish.”

Veprimet e tyre bënë që të paktën 700,000 shqiptarët etnikë të largoheshin nga Kosova midis fundit të marsit dhe fillimit të qershorit 1999.

Dy anëtarë të Brigadës 549 të Ushtrisë Jugosllave dëshmuan në mënyrë anonime në gjyqin e Hagës. Sipas dëshmive të tyre, rreth 80 deri në 100 ushtarë nga brigada hynë në Trnje nën komandën e Gavrilovicit, i cili para sulmit i drejtoi ushtarët në drejtim të fshatit dhe tha: “Sot askush nuk duhet të mbetet i gjallë këtu!” Gavrilovic, i cili dëshmoi për mbrojtjen në Hagë, i mohoi akuzat, duke argumentuar se ai nuk urdhëroi sulmin. Por gjykata pranoi dëshmitë e dëshmitarëve ndërsa i përshkroi provat e Gavrilovicit si “jobindëse dhe jo të besueshme”.

Gjyqi vazhdon më 27 nëntor.

Next Post

Eduart Ndocaj betohet në Kuvend: Do respektoj Kushtetutën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ministrja Kumbaro: Nuk synojmë të joshim më turistët e lirë, por të bëjmë turizëm cilësor

Programe pas mësimit, Kumbaro: Dyfishojmë pagën e orëve shtesë për mësuesit

April 10, 2026
Ibrahimaj: Nuk e ndalim dot luftën, por mund të ndërhyjmë nëse shtrenjtohen edhe produktet e tjera

Ibrahimaj: Nuk e ndalim dot luftën, por mund të ndërhyjmë nëse shtrenjtohen edhe produktet e tjera

April 10, 2026
Mbledhja e Qeverisë, ministrja Ibrahimaj: Të verbrit përjashtohen nga tatimet!

Mbledhja e Qeverisë, ministrja Ibrahimaj: Të verbrit përjashtohen nga tatimet!

April 10, 2026
Transportonte 19 thasë me veshje kontrabandë, arrestohet i riu në Tiranë

Transportonte 19 thasë me veshje kontrabandë, arrestohet i riu në Tiranë

April 10, 2026
Dy shkolla të reja dhe një kopsht në Yzberisht, Ristani: Standardet më të larta të arsimit në çdo cep

Dy shkolla të reja dhe një kopsht në Yzberisht, Ristani: Standardet më të larta të arsimit në çdo cep

April 10, 2026
Përplasje pas mesnate në Komision, reagon Beqaj: Nuk lejoj që opozita ta përcjellë dështimin në nëpërkembje të dinjitetit tim

Asnjë vendim unifikues i GJL nuk lidhet me ndryshimin e masës time të sigurisë

April 10, 2026
Gjuha Amtare, një pjesë thelbësore e identitetit dhe trashëgimisë sonë kulturore

Bllaca si infrastrukturë historike e dhunës…

April 10, 2026
Diplomati rus: Moska nuk do ta braktisë Kubën, do e ndihmojmë me energjinë

Diplomati rus: Moska nuk do ta braktisë Kubën, do e ndihmojmë me energjinë

April 10, 2026
Regjistrimi elektronik zëvendëson vulat, hyn sot në funksion të plotë Sistemi Evropian i Hyrje-Daljeve

Regjistrimi elektronik zëvendëson vulat, hyn sot në funksion të plotë Sistemi Evropian i Hyrje-Daljeve

April 10, 2026
Vora votoi elektronikisht/ Numërohet kutia e parë, PS fiton ndjeshëm

Eksperimenti tronditës: Ja sa lehtë mund të manipulohen zgjedhjet me AI

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In