• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Opinion

E mbani mënd dajakun e 1996?

by Artur Ajazi
29/10/2024 15:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga ARTUR AJAZI

Po “zien” gjithë kazani për dhunën e policisë. Po diskutojnë me pathos mbi “tejkalimin e kompetencave të policisë në arrestimin e ish-presidentit”. Jam shumë dakort, se policia duhej të ishte treguar më e përmbajtur në rastin e Ilir Metës. Ashtu siç nuk jam dakort me të paktën ata, që e kujtojnë dhe e kanë jetuar live dajakun e trupave policore dhe atyre speciale mes Tiranës në 1996, kur u rrah opozita e asaj kohe. Ishin vjedhur votat, ishin grabitur kutitë e votimit me banda dhe ishin blerë votat siç kishin dashur. Por nuk mjaftoi kjo, por opozita sapo mbushi sheshin dhe nisi protestat, ish-presidenti Berisha urdhëroi policinë dhe trupat speciale dhe ata me xhupa të zinj, “ti jepnin një mësim të mirë socialistëve”. Edhe i vodhi dhe grabiti votat, dhe i rrahu.

Dhe dajaku ishte live, me shkopinj gome, me hunj gardhi, me hekura dhe qyta arme. Deri asokohe, nuk kishte parë bota, sjellje aq ç’njerëzore të një partie dhe qeverie “demokratike” ndaj një opozite paqësore. U rrah Servet Pëllumbi, Edi Rama, u rrahën drejtuesit e Partisë Socialiste, (u rrahën edhe gazetarët e huaj) dhe i detyruan të mbylleshin në oborrin e partisë tyre. Dhuna ishte e paranjoftuar, pasi ish-presidenti asaj kohe kishte paralajmëruar se “kush del në shesh do të përballet me ndëshkimin ligjor”.

Dhuna u transmetua brënda 1 ore në gjithë mediat e shkruara dhe kanalet televizive të Europës dhe ato amerikane. U dënua ashpër sjellja banditeske e strukturave të shtetit, e atyre që kishin urdhëruar dhe zbatuar dhunën në mes të sheshit “skenderbej”. U tërhoqën zvarrë drejtuesit e opozitës (Partisë Socialiste) dhe u rrahën deputetët e saj. Bilanci ? Dhjetra të plagosur dhe qindra të tjerë të gjymtuar. Edi Rama, qendroi disa javë në shtrat nga dhuna shtazarake. Por siç duket këto i harrojnë shpesh ata që sot çirren se “policia tejkalon kompetencat”. Cilat kompetenca ? Në rast se ka polici më të përmbajtur, është kjo e sotmja që ka Shqipëria.

Në rast se ka polici që duron maksimalisht dhunuesit e institucioneve dhe vetë trupës policore, dhe nuk ndërhyn dhunshëm, kjo është policia e sotme. Por si mund të qëndrojë pasive një trupë policore, kur drejt saj hidhen flakadanë, kapsolla, sharje, fyerje, madje dhe dhunë fizike ? Në cilin vend të Europës shikoni se, policia edhe kur pështyhet, edhe kur fyhet, edhe kur dhunohet, të rrijë spektatore ? Askund, vetëm në Shqipëri.

Protestat e dhunshme në Itali, Francë, Spanjë, Angli, e gjetkë, e marrin përgjigjen e merituar nga trupat policore, dhe kjo natyrisht është brënda kuadrit ligjor, që i lejon uniformave të shtetit, të ruajnë rendin, qetësinë, dhe pronën private kur ajo cënohet nga elementë dhe grupe kriminale që shfrytëzojnë me demek “protestën” për të vjedhur dhe grabitur. Ndaj, kur ti drejtojmë sot gishtin trupës policore, dhe ta akuzojmë se “tejkaloi kompetencat ligjore”, le të kujtojmë ngjarjet e kaluara, dhe të bëjmë krahasimin me të sotmen. Demokraci do të thotë zbatim i ligjit, dhe jo tejkalim i lirive të individit.

Next Post
Aksioni i policisë në kampin e MEK, Çupi: Dje ishe pika kulmore, hetimet kishin nisur kohë më parë

Ç’më flet kështu, Fitim Zekthi, për argatët e së keqes?!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Hëna e re në Dem ndryshon “lojën astrologjike”, Chrysanthi Kalogeri paralajmëron shenjat

“Mbani jetën personale larg të tjerëve për 13 vite”/ Chrysanthi Kalogeri bën parashikimin e Horoskopit

March 13, 2026
Rëndohet bilanci: Të 6 anëtarët e ekuipazhit humbin jetën në rrëzimin e aeroplanit amerikan në Irak

Rëndohet bilanci: Të 6 anëtarët e ekuipazhit humbin jetën në rrëzimin e aeroplanit amerikan në Irak

March 13, 2026
‘Nga 1 qershori drejt Italisë do të udhëtohet pa ‘green pass’

Sulmi i fundit nga Irani, reagon MEPJ: Në solidaritet të plotë me Turqinë

March 13, 2026
Dy shtëpi në fshatin e Petros

Dy shtëpi në fshatin e Petros

March 13, 2026
‘Kriza’ për Presidentin e Kosovës, Kurti fton opozitën në takim urgjent

‘Kriza’ për Presidentin e Kosovës, Kurti fton opozitën në takim urgjent

March 13, 2026
Irani synon mjetet shpërthyese nënujore. Si funksionojnë

Irani synon mjetet shpërthyese nënujore. Si funksionojnë

March 13, 2026

Porto Romano vs Porti i Pireut

March 13, 2026
Foshnja 2-muajshe në gjendje të rëndë në Pediatrinë e Korçës, dyshohet për kequshqyerje

Foshnja 2-muajshe në gjendje të rëndë në Pediatrinë e Korçës, dyshohet për kequshqyerje

March 13, 2026
Stërvitja e përbashkët RENEA-EKAM, Lamallari: Bashkëpunimi Shqipëri–Greqi, kyç për sigurinë e rajonit

Stërvitja e përbashkët RENEA-EKAM, Lamallari: Bashkëpunimi Shqipëri–Greqi, kyç për sigurinë e rajonit

March 13, 2026
E PLOTË / “Irani, shtet-sponsor i terrorizmit”, projekt-rezoluta e PS mbërrin në Kuvend

E PLOTË / “Irani, shtet-sponsor i terrorizmit”, projekt-rezoluta e PS mbërrin në Kuvend

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In