• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

E mbani mend aktoren Elida Cangonji? Ja kush është ajo sot

by A R
04/03/2016 13:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dikur Zana te filmi “Rrugë të Bardha” Eleni te “Në kufi të dy legjendave”; mësuesja te “Shtigje lufte” dhe një sërë personazhesh që realizoi në rininë e saj, ndërsa sot është mjeke psikiatre dhe thjesht Elida Cangonji, të cilës i pëlqen të shijojë ushqime të mira. Po, të shijojë vërtet. Nuk hante kurrë sa për të kaluar vaktet. Tani ama duhet të tregojë kujdes, nuk mund t’i shijojë të gjitha gjërat që pëlqen, sepse i duhet të kontrollojë diabetin, e zbuluar së fundmi. Një sëmundje sheqeri për mua që si dua fare të ëmblat”, thotë me humor Elida për “Shije.al”. E meqë e kemi ngacmuar të shija, Elida na tregon një ngjarje shumë të bukur e me shije. Bashkëshorti i saj është danez dhe për Krishtlindje ata gatuajnë një recetë, e cila bëhet me oriz, qumësht krem dhe shoqërohet me komposto.“Unë e urrej sytliaçin, dhe e kisha ndaluar tim shoq që ta gatuante, mirëpo kur e provova, u befasova. Ishte shumë i mirë, nuk kishte asgjë të ngjashme me sytliaçin tonë”, tregon Elida.

1-Ushqimi i parë që fillon ditën tuaj?

Zgjohem shumë herët dhe e vetmja që më zgjon është një neskafe e madhe, me qumësht. Pra dita ime, me kafen time. Unë do të kisha preferuar bukën me gjalpë, me djathë, me një gotë qumësht, por, për shkak të diabetit, më duhet të kontrolloj kaloritë dhe kështu që zgjedh tërshërën me pak kos me qumësht. Apo ndonjëherë e ziej pak dhe e shoqëroj me pak vaj ulliri dhe djathë dhe kjo shije më kujton trahananë.

2-Më mirë të kripura apo të ëmbla?

Shija ime është te të kripurat dhe gjithmonë ka qenë kështu. Më ndodh shumë rrallë të kem dëshirë të ha ndonjë gjë të ëmbël. Nuk më thonë shijet e ëmbla asgjë në krahasim me atë që më thonë shijet e kripura.

3-Mish apo peshk?

Do të preferoja peshk, jo sepse nuk e ha mishin, por shija thërret peshkun më tepër. Por kjo nuk do të thotë se kam përjashtuar mishin e bardhë të pulës apo mishin e gjelit nga menuja ime.

4-Pjata që mund ta haje edhe përditë?

Mua rutina më bëhet e padurueshme, si në jetë ashtu dhe në ushqim. Kështu, përsa i përket kësaj pyetje, do të thosha peshk dhe prodhimet e detit. Sepse nuk janë pjata monotone, ka variacion, pasi kemi lloje të ndryshme peshqish: salmon, levrek, koce, sikundër kemi edhe shumëllojshmëri të frutave të detit si: kallamar, karkaleca, oktapodë, midhje e të tjera. Pastaj edhe mënyra e gatimit të tyre është e ndryshme.

5-Qyteti evropian ku hahet më mirë?

Do të ishte e vështirë t’i ndaja. Në Paris hahet shumë mirë, as që diskutohet. Por miti i Francës ka rënë tek unë, pasi kam ngrënë shumë mirë edhe në Madrid, në Spanjë. Hahet po kaq mirë edhe në Itali. Kam shkuar edhe në Danimarkë. Bashkëshorti im është danez dhe jam mrekulluar ndërsa kam provuar pjatat e vjetra tradicionale në Kopenhagen, ushqim i rëndë, por shumë i shijshëm. Nuk mund të harroj për shembull patatet e tyre, të cilat ishin thjesht të ziera, por të shoqëruara me ato salcat e mrekullueshme që e shndrrojnë shijen dhe i bëjnë aq të mira, apo mishi i derrit i gatuar në një mënyrë speciale. Pra secili vend ka gatimet e tij, me të cilat krenohet.

6-Qyteti shqiptar ku gatuhet ushqimi më i shijshëm?

Si një person që i dua shumë brumërat mund të them Korça. Por edhe Dibra ka një traditë shumë të mirë.

7-Pija më e mirë për të shoqëruar një pjatë të shijshme?

Vera, patjetër.

8-Gatimi që ju kujton recetat e nënës?

Byreku. Unë gatuaja gjatë gjithë javës dhe ajo vetëm të dielave, por ama, ime më  bënte një byrek të mrekullueshëm. Është e vetmja gjë që nuk mësova dot ta bëja aq të mirë sa ajo.

9-Ushqimi që urreje kur ke qenë fëmijë?

Mishi me dhjam, sytliaçi dhe krem karameli. Në kopsht më detyronin që ta haja mishin me dhjamë dhe kjo gjë më ka traumatizuar. Po e njëjta gjë më ndodhi edhe me krem karamelin dhe sytliaçin.

10-Një program në TV shijohet më mirë duke ngrënë?

Për mua momenti i ushqimit është edhe momenti i bisedave në çift apo në familje. Është momenti kur kalon një kohë të bukur mes miqsh. Në këto raste, televizori qëndron i fikur pasi të tërheq vëmendjen. E kam shumë bezdi kur të ftojnë diku dhe të gjithë fokusohen te televizori, nuk të japin muhabet. Në fund të fundit, prandaj është darka, që të shijosh ushqimin dhe bisedën. Nëse darkon vetëm në shtëpi, televizori mund të bëhet një shoqërues i mirë.

11-Fruti që nuk mungon kurrë në tavolinë…

Molla. Janë të shëndetshme dhe më pëlqen që kërcasin.

12-Kur shkon në market çfarë blen me shumicë?

Nuk blej asgjë me tepri. Më bezdis fakti që të kem diçka me shumicë.

13-Çfarë nuk gjen kurrë në frigoriferin tënd?

Gjalpë. Nuk është se nuk më pëlqen, por nuk e mbaj  për shkak të yndyrës së lartë që ka.

14-Ushqimi apo pija e fundit që mbyll ditën tuaj?

Një copë çokollatë e zezë. Nuk ka shumë sheqer dhe bën mirë.

Next Post

Një studim nxjerr në pah se cilat janë gënjeshtrat e femrave dhe meshkujve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

21 Janari/ Bamir Topi: E vërteta duhet të ndriçohet! Ina Rama më shprehu shqetësimin se…

Bamir Topi: Ols Dadon e solli Ina Rama për firmë, ajo është përgjegjëse për emërimin!

April 14, 2026
Zjarri në pallatin pranë QSUT, MIA: Flakët janë vënë në kontroll, por nuk janë shuar plotësisht, po kontrollohet çdo apartament

Zjarri në pallatin pranë QSUT, MIA: Flakët janë vënë në kontroll, por nuk janë shuar plotësisht, po kontrollohet çdo apartament

April 14, 2026
Takimi i parë i dy qeverive në më shumë se 30 vite, nisin negociatat për paqe mes Izraelit dhe Libanit

Takimi i parë i dy qeverive në më shumë se 30 vite, nisin negociatat për paqe mes Izraelit dhe Libanit

April 14, 2026
Vodhën sende me vlerë mbi 1 mln paund, goditet banda e “skifterave” shqiptarë në Britaninë e Madhe (EMRAT)

Vodhën sende me vlerë mbi 1 mln paund, goditet banda e “skifterave” shqiptarë në Britaninë e Madhe (EMRAT)

April 14, 2026
Vdekja e një 19-vjeçareje në Greqi, arrestohet një shqiptar

Vdekja e një 19-vjeçareje në Greqi, arrestohet një shqiptar

April 14, 2026
Ish-kandidati për deputet në Kroaci, kritika samitit të diasporës: Nuk u përmend Prishtina

Ish-kandidati për deputet në Kroaci, kritika samitit të diasporës: Nuk u përmend Prishtina

April 14, 2026
Samiti i Diasporës, Krasniqi: Nuk mundesh ta ushqesh publikun me show. Zëri joqeveritar, i papërfaqësuar

Samiti i Diasporës, Krasniqi: Nuk mundesh ta ushqesh publikun me show. Zëri joqeveritar, i papërfaqësuar

April 14, 2026
Del video, ja si nisi zjarri në pallatin që u “përpi” nga flakët pranë QSUT-së

Del video, ja si nisi zjarri në pallatin që u “përpi” nga flakët pranë QSUT-së

April 14, 2026
Kosovë, partitë i japin dritë jeshile dërgimit të trupave në Gaza! Votimi pritet të bëhet në seancën e së premtes

Kosovë, partitë i japin dritë jeshile dërgimit të trupave në Gaza! Votimi pritet të bëhet në seancën e së premtes

April 14, 2026
Zjarri në kompleksin e banimit në Tiranë/ Shkon në 11 numri i personave të lënduar

Zjarri në kompleksin e banimit në Tiranë/ Shkon në 11 numri i personave të lënduar

April 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In