• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

E mbajti të bijën 24 vjet në bodrum dhe me të kishte 7 fëmijë, babai horror mund të zhvendoset në shtëpi kujdesi

by A R
16/01/2024 10:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Josef Frizl, dhunuesi seksual nga Austria që mbylli të bijën në një bodrum për 24 vjet dhe me të kishte 7 fëmijë, tanimë mund të zhvendoset nga burgu i sigurisë së lartë. Fritzl, 88 vjeç, u burgos përjetë në vitin 2009 për rastin e tmerrshëm që tronditi mbarë botën.

Në foto: Dita kur u zbulua krimi monstruoz (26 Prill 2008)

Media publike austriake “ORF” raporton se një raport i ri psikiatrik mbi Fritzl, i cili ka demencë, thotë se ai nuk përbën më rrezik për publikun. Kjo do të thotë se një gjykatë tani mund të vendosë nëse do ta transferojë atë në një burg normal. Fritzl po mbahet në një institucion të sigurisë së lartë.

Të dënuarit me burgim të përjetshëm në Austri, mund të aplikojnë për lirim me kusht pas vuajtjes së 15 viteve dhe sipas këtij ligji, 88-vjeçari ka të drejtë të lirohet me kusht këtë vit.

Në foto: Josef Fritzl

Ekspertët ligjorë thonë se lirimi me kusht është gjithashtu një mundësi, që do të thotë se Fritzl, mund të zhvendoset në një shtëpi kujdesi. Në vitin 2022, një gjykatë rajonale vendosi që Fritzl nuk ishte më një rrezik dhe mund të transferohej në një burg standard, por Gjykata e Lartë Rajonale në Vjenë e bllokoi më vonë vendimin.

Në foto: E bija e Josef Fritzl

Rasti Fritzl, i cili u shfaq në Amstetten në vitin 2008, është përshkruar si një nga më të tmerrshimit në historinë kriminale të Austrisë. Ai u dënua me burgim të përjetshëm për vrasjen e një prej fëmijëve të tij nga neglizhenca, si dhe për përdhunim, incest dhe skllavërim të vajzës së tij.

Foto nga bodrumi në shtëpinë e Josef Fritzl

Pas vendimit të gjykatës, e bija e Fritzl dhe fëmijët e saj kanë marrë identitete të reja.

/a.r

Next Post
Zonat malore përfshihen nga reshjet e dendura të dëborës, probleme me energjinë elektrike

Zonat malore përfshihen nga reshjet e dendura të dëborës, probleme me energjinë elektrike

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com