• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

‘E Marta e zezë’/ Picieri në Tiranë, turisti në Berat dhe babai në Durrës u vranë me thikë për një fjalë goje! Dëshmitë e autorëve…

by Os De
29/10/2025 18:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“E zezë” mund të konsiderohet pa mëdyshje e marta e 28 tetorit të një dite më parë. Tre shqiptarë humbën jetën në tre vrasje të veçanta me thikë, të tria ngjarjet me një emërues të përbashkët, për shkak të një fjale goje. 

Në Berat, një prej monumenteve më të vizituar të trashëgimisë kulturore shqiptare, kalaja, u kthye në skenë krimi. Një banor i zonës, që fitonte para duke shëtitur turistët me kalë, i paregjistruar dhe licencuar nga autoritetet për shërbimet turistike, goditi për vdekje me thikë vizitorin nga Tirana vetëm sepse ky i fundit preku kalin. Kristo Mema, 63 vjeç, i njohur edhe si Kontandin Hoxha, tregoi për hetuesit se konflikti nisi pas një paralajmërimi që i bëri viktimës. 

“I thashë mos e prek kalin se është i acaruar sot dhe mund të reagojë keq, por ai më shau dhe ofendoi. Humba kontrollin, mora thikën që e mbaja në samarin e kalit dhe e godita në gjaknxehtësi”, ka dëshmuar Mema. 

Ngjarja e rëndë ndodhi në oborrin e kalasë, në sytë e familjarëve të viktimës dhe turistëve të tjerë. Mema nuk kishte leje për të shëtitur turistët me kalë në atë zonë, megjithëse aktivitetin e ushtronte prej kohësh. Mema është autor i një vrasjeje në vitin 1993, pasi goditi me thikë fqinjin e tij për motive banale, krim për të cilin nuk kreu asnjë ditë burg pasi u largua drejt Greqisë për 25 vjet, duke ndërruar identitetin dhe u kthye vetëm pasi ndjekja penale ishte parashkruar. 

Në Tiranë, sherri midis kolegëve të një restoranti përfundoi me vdekjen e njërit prej tyre. Autori, Filip Shehu, prej 3 muajsh punonte si ndihmës picier dhe ku ishte vartës i Indrit Ismaillarit, viktimë në ngjarje. 43-vjeçari Shehu deklaroi se është ndier i fyer dhe i poshtëruar publikisht me fjalë të rënda para kolegëve, për një proshutë pice. 

“Jam ndjerë i ngacmuar gjatë gjithë kohës dhe nuk duroja më. Kishim debate të vazhdueshme për punën, por ai më ngacmonte shpesh. Viktima më tha mos merr këtë proshutë të hapur që është në frigorifer, por merr proshutë të re. Ai shkoi të merrte proshutën e re dhe aty nisëm të ziheshim. Më shau me fjalë të rënda dhe aty nuk durova”, ka dëshmuar Shehu. 

Nga këqyrja e pamjeve të sigurisë rezulton se autori merr një thikë kuzhine dhe e godet tre herë, një herë në qafë dhe dy herë në bark. Punonjësit e tjerë të restorantit, deklaruan se Shehu ishte person i mbyllur dhe i ftohtë në komunikim, që rrallë fliste me të tjerët. 

Në Durrës, Marjan Kodheli, që vrau babanë Pjetër, pretendon se me të ka pasur konflikte të vazhdueshme që kur ishte kthyer nga emigrimi. Ai tregoi se humbi durimin gjatë kohës që po hanin drekë dhe e qëlloi. 

“Po hanim drekë dhe papritur babai mu hodh me nerva në debat. Nuk më linte të haja i qetë. Nuk e kujtoj mirë pse ndodhi, por kemi pasur konflikte të vazhdueshme që prej se jam kthyer nga Greqia, disa muaj më parë”, ka dëshmuar Kodheli. 

Blutë kanë dyshime se i riu vuan nga probleme të shëndetit mendor, por pa kartelë mjekësore. Prokuroria pritet të kërkojë në vijim ekzaminim të plotë mendor. 

 

Next Post
Vjedhja në muzeun e Luvrit, dy të arrestuarit pranojnë përfshirjen e tyre në grabitje

Vjedhja në muzeun e Luvrit, dy të arrestuarit pranojnë përfshirjen e tyre në grabitje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Delegacioni i Komisionit të Jashtëm të PE vizitë në Kuvend, Peleshi: Anëtarësimi në BE, prioritet kombëtar

Delegacioni i Komisionit të Jashtëm të PE vizitë në Kuvend, Peleshi: Anëtarësimi në BE, prioritet kombëtar

February 18, 2026
“Vallja” abuzive me Toyotën Yaris

Tashmë trajtimi i arrestit me burg nuk mjafton

February 18, 2026
Eurodeputeti gjerman debat me Ballën, kërkon shpjegime pse Shqipëria pranoi ftesën e Trump për Bordin e Paqes

Eurodeputeti gjerman debat me Ballën, kërkon shpjegime pse Shqipëria pranoi ftesën e Trump për Bordin e Paqes

February 18, 2026
Vrasja e Komisarit Dritan Lamaj, Gjykata Kushtetuese rihap çështjen e Arben Frrokut

Vrasja e Komisarit Dritan Lamaj, Gjykata Kushtetuese rihap çështjen e Arben Frrokut

February 18, 2026
“Korridori VIII, bosht strategjik rajonal” – Deklarata e përbashkët e Tiranës: Prioritet për ndërlidhjen, sigurinë dhe integrimin europian

“Korridori VIII, bosht strategjik rajonal” – Deklarata e përbashkët e Tiranës: Prioritet për ndërlidhjen, sigurinë dhe integrimin europian

February 18, 2026
Spiropali në Ministerialin e Tiranës: Korridori VIII, aset strategjik për Europën. Shqipëria nyje e besueshme e projektit

Spiropali në Ministerialin e Tiranës: Korridori VIII, aset strategjik për Europën. Shqipëria nyje e besueshme e projektit

February 18, 2026
GJKKO dënon dy kushërinjtë Peposhi në Kukës për shit-blerje votash

GJKKO dënon dy kushërinjtë Peposhi në Kukës për shit-blerje votash

February 18, 2026
Ministri i Bujqësisë: IPARD zhbllokohet këtë vit, ja kur do të nisin aplikimet nga fermerët

Ministri i Bujqësisë: IPARD zhbllokohet këtë vit, ja kur do të nisin aplikimet nga fermerët

February 18, 2026
Situata e reshjeve në Shkodër, Drini në rënie, Oboti vijon të përballet me përmbytje

Situata e reshjeve në Shkodër, Drini në rënie, Oboti vijon të përballet me përmbytje

February 18, 2026
Mbrojtja e Kadri Veselit: Si mund të shpallet fajtor duke u bazuar në thashetheme?!

Mbrojtja e Kadri Veselit: Si mund të shpallet fajtor duke u bazuar në thashetheme?!

February 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In