• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

‘E majta në Shqipëri do shkatërrohej nga bindjet e mia’/ Shkrimtarja: S’ndjehem e përfaqësuar nga e majta dhe as ajo nga unë

by Java News
29/12/2021 22:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shkrimtarja Lea Ypi e ftuar në “Shqip” nga Rudina Xhunga në “Dritare TV” foli për partitë e majta dhe nëse do t’i bashkohej një force të re të majte në Shqipëri.

“Kjo është një pyetje shumë e vështirë dhe shumë e rëndësishme sepse forcat e reja që futen në zgjedhje e kanë shumë të vështirë të bëjnë hapa përpara në qoftë se konkurrojnë me forca të konsoliduar. Është vetë sistemi sesi bashkëpunon ekonomia dhe politika.

Në çdo shoqëri të organizuar, si shoqëria në të cilën jetojmë ne ka një problem me aktorët e rinj që hyjnë në politikë dhe nëse e keni vënë re ka eksperienca shumë të rëndësishme nga parti që quhen parti anti-sistem në vende të ndryshme dhe një nga eksperiencat e fundit ka qenë “Podemos” në Spanjë.

Pra krijohen forca të reja politike të cilat bëjnë premtime shumë të fuqishme dhe nuk arrijnë t’i mbajnë këto premtime sepse e gjithë struktura ekzistuese e institucioneve politike i vihet kundër dhe për një 4-vjeçar që ato kanë kohë për të dhënë rezultatin ose nuk ia dalin dot, ose nuk kanë eksperiencë apo kapitalin njerëzor ose të gjitha këto së bashku. Pra pyetja për mua nëse do i bashkohesha një force politike të sapo krijuar është një pyetje shumë e vështirë pasi nga njëra anë është mirë që të ketë një forcë të re politike, por nga ana tjetër unë jam shumë e ndërgjegjshme për vështirësitë që çdo forcë e re politike ka nëse ka për qëllim të fitojë zgjedhjet ose të marrë pjesë në parlament.

Mbase do të marrë një përqindje të vogël dhe do të jetë e detyruar të bëjë kompromise, të bëjë aleanca elektorale dhe duke bërë aleanca elektorale partitë më të më forta vendosin agjendën. Kështu që duhet të jesh i ndërgjegjshëm për limitet e kësaj pjesëmarrje të kësaj lloj force politike të majtë. Ky është një element dhe për mua është shumë i rëndësishëm ky debat sepse në Angli unë jam pjesë e partisë Laburiste, e cila ndryshon politikat e veta sociale në varësi të korrentit ose të grupit brenda partisë që është në kontroll të debatit në atë periudhë.

Për shembull shkon më shumë majtas ose shkon më shumë djathtas ose më shumë në qendër, varet nga shkëmbimet e brendshme. Megjithatë unë kam vendosur të jem pjesë të jem brenda kësaj partie. Është sistem maxhoritar, është sistem propocional, është sistem presidencial pra varet nga mënyra sesi janë ndërtuar institucionet, sa mundësi ka një parti e re për të avancuar dhe për të mbajtur ato premtimet.

Në Angli është sistemi maxhoritar kush fiton më shumë vota, hyn në parlament. Praktikisht për partitë e vogla është e pamundur që të hyjnë në parlament. Pra nga ana strategjike është më mirë që të jesh brenda një partie të madhe, pavarësisht se lidershipi i asaj partie në një periudhë mund të shkojë në një drejtim ose në një tjetër dhe kjo është një pjesë e arsyetimit tim se pse unë jam pjesë e Partisë Laburiste që nuk është se si çdo e majtë në Evropë.

E majta aktuale në Shqipëri vetëm do shkatërrohej nga bindjet e mia. Siç e kam thënë në Shqipëri nuk ka të majtë, tamam të majtë dhe nuk ndjehem e përfaqësuar dhe as e majta nuk do të ndjehej e përfaqësuar nga unë”, u shpreh Ypi në Dritare TV.

g.kosovari

Next Post
Shqiptari ndihmon tenistin 15-vjeçar serb/ Do t’i paguajë akademinë dhe shpenzimet në Zvicër

Shqiptari ndihmon tenistin 15-vjeçar serb/ Do t’i paguajë akademinë dhe shpenzimet në Zvicër

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rrjedhja e të dhënave nga Rosstat! Mbi 450 mijë rusë të vrarë në luftën në Ukrainë, zbardhen shifrat tronditëse

Rrjedhja e të dhënave nga Rosstat! Mbi 450 mijë rusë të vrarë në luftën në Ukrainë, zbardhen shifrat tronditëse

November 8, 2026
Eisenkot merr zyrtarisht mandatin për të formuar qeverinë e re në Izrael

Eisenkot merr zyrtarisht mandatin për të formuar qeverinë e re në Izrael

November 8, 2026
Iluzioni i rrëzimit të qeverive nga rruga

Iluzioni i rrëzimit të qeverive nga rruga

November 8, 2026
SHBA godet me avion ushtarak anijen e mallrave në Gjirin e Omanit, tentoi të thyente bllokadën detare

SHBA godet me avion ushtarak anijen e mallrave në Gjirin e Omanit, tentoi të thyente bllokadën detare

November 8, 2026
Përplasen dy trena në Giza, 4 të vdekur dhe mbi 80 të plagosur (VIDEO)

Përplasen dy trena në Giza, 4 të vdekur dhe mbi 80 të plagosur (VIDEO)

November 8, 2026

Usman Nurmagomedov – Dagestani MMA Star – Undefeated Lightweight PFL

November 8, 2026
Analiza e REL/ Rruga e Kosovës drejt BE-së “kalon nga Serbia”

Analiza e REL/ Rruga e Kosovës drejt BE-së “kalon nga Serbia”

November 8, 2026
Sherri në Ujin e Ftohtë në Vlorë, 34-vjeçari nxori pistoletën për të qëlluar gjatë sherrit, ja si u parandalua ngjarja e rëndë

Sherri në Ujin e Ftohtë në Vlorë, 34-vjeçari nxori pistoletën për të qëlluar gjatë sherrit, ja si u parandalua ngjarja e rëndë

November 8, 2026
Berisha: Rama kërkon të provokojë konflikt civil! Doli sot si zëdhënës i Prokurorisë së monizmit

Berisha u del në krah studentëve, qytetarët e “masakrojnë” me komente: Nuk mbledh dot më shumë se 500 vetë, do të shfrytëzosh ata!

November 8, 2026
U akuzua nga nxënëset për ngacmim seksual, gjykata vendos detyrim paraqitje për mësuesin në Selenicë

U akuzua nga nxënëset për ngacmim seksual, gjykata vendos detyrim paraqitje për mësuesin në Selenicë

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In