• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

E-mailet që po sikletosin Hillaryn!

by Java News
17/06/2015 11:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në Amerikë kanë nisur të flasin sërish për sulmin në Bengazi (atentati ndaj ambasadës së SHBA në qytetin libian, që i mori jetën ambasadorit Kristofer Stivëns) dhe për versionin e ofruar nga Hilari Klintoni, në atë kohë Sekretare e Shtetit.

Pak orë nga dëshmia e shumëpritur me dyer të mbyllura e Sidnej Blumentalit, mik i vjetër i familjes Klinton si dhe këshilltar (jozyrtar) i Hilarisë për Libinë, komisioni hetimor mbi ngjarjet e Bengazit ka siguruar 60 e-maile të rinj që ai i ka dërguar Klintonit.

Dhe zbulohet që këta e-maile, që Blumentali i ka dorëzuar në vijim të një urdhri, nuk ndodheshin në dosjet e komunikimit të Klintonit, që Departamenti i Shtetit i ka dorëzuar pranë komisionit javët e fundit.

Pyetja që ngrihet është spontane: A ka fshehur diçka Hilari?

Natyrisht që republikanët nuk kanë lënë të shpëtojë ky rast, për të provuar të vënë në vështirësi Klintonin, duke ngritur dyshimet se ajo dhe Departamenti i Shtetit po përpiqen të mbajnë diçka të fshehtë në lidhje me ngjarjen.

Republikanët shpresojnë shumë në dëshminë e Blumentalit, i cili përfundoi në shënjestrën e tyre pas publikimit të 300 e-maileve që lidheshin me sulmin e shtatorit 2012, dhe që i ishin dorëzuar Departamentit të Shtetit.

Të paktën 25 prej këtyre e-maileve, përmbajnë raporte mbi situatën në Libi, që Sekretarja e atëhershme e Shtetit i mori pikërisht nga Blumentali, i cili kishte kontakte dhe interesa me qeverinë tranzitore të Libisë.

Në javët e fundit, faqja e internetit politico.com ka kujtuar se Klintoni kish dashur ta merrte Blumentalin me vete në Departamentin e Shtetit, por këshilltarët e Obamës kishin ndalur emërimin, sepse nuk i besonin ish këshilltarit të presidentit Klinton.

Dhe kështu, nga viti 2009, Blumentali nisi të punojë për Fondacionin e familjes Klinton, me një pagë prej afro 10 mijë dollarë në muaj. Dhe tani punon si këshilltar i dy grupeve të pavarur, të udhëhequr gjithmonë nga klintonianë të besuar, për fushatën elektorale të vitit 2016.

Me sa duket atij nuk i besonin as disa funksionarë të Departamentit të Shtetit, tek të cilët Hilari qarkullonte memot e saj.

Edhe pse disa herë, siç ka shkruajtur “The Hill”, Klintoni nuk e tregonte se ishte Blumentali burimi i analizave.

Në një shkëmbim mes këshilltarit të Klintonit, Jake Sëllivan dhe ambasadorit Stivens, Blumentali përmendej me inicialet “Hcf”, që domethënë “miku i Hilari Klintonit”.

Pasi ngjarja doli në dritë, Hilari minimizoi ndikimin që Blumentali dhe analizat e tij kishin patur për politikën e ndjekur kundrejt Libisë, duke thënë se bëhet fjalë “vetëm për një mik të vjetër, që i ka dërguar e-maile të pakërkuar nga ajo, disa prej të cilave i kam përcjellë gjetkë.

Kancelarja e quan vetëm një shkëmbim idesh. Megjithatë, fakti që nuk ka folur më herët, peshon më shumë se sa dyshimi. /Il Giornale/Bota.al/

Next Post

Ish e dashura e CR7, çmend banorët e "Big Brother" në Britani (Video)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Analiza/ Pse heshtën amerikanët për Belinda Ballukun?

Analiza/ Pse heshtën amerikanët për Belinda Ballukun?

March 12, 2026
“SPAK është pasuri kombëtare”, deputeti i PS-së u përgjigjet ambasadave pas reagimeve për imunitetin e Ballukut

“SPAK është pasuri kombëtare”, deputeti i PS-së u përgjigjet ambasadave pas reagimeve për imunitetin e Ballukut

March 12, 2026
“Mos shfrytëzoni krizën rajonale”, Turqia paralajmëron Greqinë për aktivitetet ushtarake në Egje

“Mos shfrytëzoni krizën rajonale”, Turqia paralajmëron Greqinë për aktivitetet ushtarake në Egje

March 12, 2026
Alarm nga Uashingtoni/ Kongresmenë e senatorë i shkruajnë Rubios: Mos reduktoni trupat në Kosovë

Alarm nga Uashingtoni/ Kongresmenë e senatorë i shkruajnë Rubios: Mos reduktoni trupat në Kosovë

March 12, 2026
“Shtëpitë e barit” në Shkodër përplasin policinë me OSHEE-në: Po prangosen punonjësit në çdo aksion

“Shtëpitë e barit” në Shkodër përplasin policinë me OSHEE-në: Po prangosen punonjësit në çdo aksion

March 12, 2026
Përfshihet nga flakët një banesë në Tiranë, humb jetën 72-vjeçari

Përfshihet nga flakët një banesë në Tiranë, humb jetën 72-vjeçari

March 12, 2026
Kriza pas luftës në Iran, Italia do përdorë gati 10 milionë fuçi naftë nga rezervat e emergjencës

Kriza pas luftës në Iran, Italia do përdorë gati 10 milionë fuçi naftë nga rezervat e emergjencës

March 12, 2026
Takimi i ambasadores së SHBA në Athinë me Ramën në Kryeministri, Dritan Hila: Përcolli një mesazh

Takimi i ambasadores së SHBA në Athinë me Ramën në Kryeministri, Dritan Hila: Përcolli një mesazh

March 12, 2026
Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

March 12, 2026
Boçi: Ndërkombëtarët na kërkuan një protestë të qetë për t’i dhënë vëmendje vendimit absurd për Ballukun

Boçi: Ndërkombëtarët na kërkuan një protestë të qetë për t’i dhënë vëmendje vendimit absurd për Ballukun

March 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In