• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, May 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

E-mailet Ismailaj-Hejsek, si u organizua mashtrimi 4.5 milionë euro

by
30/09/2015 10:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Hetimi i nisur në shkurt të këtij viti për skandalin “DIA-CEZ” ka vënë në shënjestër të akuzave një sërë personazhesh të njohur të politikës shqiptare dhe jo vetëm.

Mes tyre në skemën e aferës korruptive janë edhe Kastriot Ismailaj dhe Josef Hejsek, ish-drejtori i CEZ-Shqipëri. Në bazë të marrëveshjes mes CEZ dhe DIA të lidhur më 1 Gusht të vitit 2009, ka bëjë me mbledhjen e borxheve për llogari të CEZ-it duke përdorur të gjitha mjetet juridike të përshtatshme, nga ana e DIA

Por kjo marrëveshje nuk është miratuar nga bordi drejtues i shoqërisë, çka çoi në nënshkrimin e një marrëveshjeje të dytë mes palëve më 1 shkurt të vitit 2011, e cila zgjati deri në muajin tetor të këtij viti, raporton “Mapo”.

Përpara nënshkrimit të marrëveshjes, shtetasi Andi B., kunati i Kastriot Ismailajt, më 7 maj të vitit 2010, ora 10:16, i ka dërguar një email Josef Hejsek me titull “Attached files from Mr. Kastriot Ismailaj”. E-maili ka këtë përmbajtje: “I nderuar z. Josef. Po dërgoj këtë email në emër të z. Kastriot Ismailaj. Bashkëngjitur këtij email ndodhen disa dokumente. Ju uroj një ditë të mbarë. Gjithë të mirat. Andi”.

Sipas prokurorisë, në këtë email janë paraqitur të dhëna të rreme për kompaninë “DIA”, e cila konsiderohej si degë e një kompanie të rëndësishme me seli në Shtet e Bashkuara të Amerikës dhe kishte kryer punë të ngjashme në vlerën e 2.5 miliardë dollarëve.

Pas nënshkrimit fillestar të marrëveshjes, ajo duhet të kalonte në Bordin e kompanisë CEZ, e cila më datë 25 nëntor 2010 ka vendosur të mos e miratojë, pasi nuk përmbante anekset e nevojshme.

“Pavarёsisht mosmiratimit tё marrёveshjes nё tё njёjtёn datё, më 25.11.2010 shoqёria “DIA” ka lëshuar dy fatura nё vlerёn afërsisht 1.000.000 euro, dhe mё pas faturёn me  vlerën 500 000 euro, fatura tё cilat janё paguar nё llogaritё e shoqёrisё”, thotë prokuroria.

Kjo pagesё pёr shoqёrinё DIA ёshtё justifikuar nga shtetasi Josef Hejsek pёr identifikimin  e debitorëve që pretendohet se ka kryer DIA, ose mё saktё pёr tё ashtuquajturin  “Debtor Identification Report”. Hejsek, pёr tё justifikuar pagesёn prej 1.5 milion eurosh tё bёrё pёr shoqёrinё DIA, ka kërkuar disa herë nga DIA që të kryente procesin e identifikimit të debitorëve me qëllim pastrimin e sistemit të saj nga të dhënat e pasakta.

Kёshtu, nё email-in e datës 13 dhjetor 2010, ora 9:40, me objekt “Dia Invoices-cleaning the costumer’s database” të Josef Hejsek drejtuar Kastriot Ismailaj (për dijeni edhe Jan Ivan dhe Jaroslav Macek), Z. Hejsek shprehet: “ I nderuar Kastriot. Për periudhën e parë 3-mujore të bashkëpunimit ndërmjet CEZ, Periudha e Identifikimit të Debitorëve na nevojiten edhe raportet për të mbështetur faturat e lëshuara së fundmi. Identifikimi ka impakt në pastrimin e databazës së klientëve të CEZ-Shpërndarje dhe për të raportuar të CEZ a.s në lidhje me rezultatet e këtij viti. Ne presim që marrim listën e konsumatorëve referuar ekzistencës/mos ekzistencës fizike, rreth ekzistencës ose jo të borxhit, nga kjo pikëpamje mund të nxjerrim konkluzionet fillestare”.

Mё pas nё e-mailin e datës 18 janar 2011, ora 12:53 PM të Z. Jan Ivan drejtuar Elvis Mataj (për dijeni Josef Hejsek dhe Kastriot Ismailaj), Z. Ivan shprehet se: “I nderuar Elvis. Bazuar në marrëveshjen e nënshkruar në 1 Shtator 2010 ndërmjet DIA dhe shoqërisë tonë, ju ishit të detyruar të kryenit pastrimin e databazës për debitorët e këqinj që ne ju transferuam brenda 3 muajve. Ky shërbim i kërkuar u është paguar juve plotësisht në Dhjetor 2010, por për fat të keq ne nuk kemi marrë asnjë raport nga ju ku të konfirmoni finalizimin dhe rezultatin e këtij procesi. Për këtë arsye ne ju kërkojmë të dërgoni këtë javë raportin final të procesit për pastrimin e bazës të të dhënave”.

Edhe pse ishte bërë pagesa për punë që nuk ishte kryer, Këshilli Mbikëqyrës i CEZ që nuk miratoi marrëveshjen, i kërkoi Hejsek të dhëna mbi kompaninë e Ismailjat. Bëhej fjalë për të dhëna shtese mbi pronarët e shoqërisë, cili është pozicioni financiar i DIA, cilat janë referencat për këtë kompani apo eksperienca në lidhje me raste të ngjashme me mbledhjen e debive etj.

Për të bërë të mundur përmbushjen e detyrave të dhëna nga Këshilli Mbikëqyrës shtetasi Josef Hejsek i është drejtuar shtetasit Kastriot Ismailaj me email e datës 8 Dhjetor 2010, ora 12:35 PM, i cili përmbante tё njëjtat pyetje qё Josef Hejsek i ishin drejtuar paraprakisht nga Kёshilli Mbikëqyrёs. Pasi ka përgatitur informacionin e kërkuar në një dokument të formatit ëord, shtetasi Kastriot Ismailaj e ka dorëzuar dokumentin shtetasit Elvis Mataj, duke e urdhëruar këtë të fundit ta dërgojë në adresën zyrtare të shtetasit Josef Hejsek.

Por edhe këto të dhëna kanë rezultuar të pavërteta. Hetimet e prokurorisë kanë treguar se Ismailaj ka mashtruar kompaninë CEZ dhe për realizimin e këtij qëllimi ai është ndihmuar nga drejtori i CEZ Shqipëri, Josef Hejsek.

“Shtetasi nёn hetim, Kastriot Ismailaj duke përdorur tё dhёna tё rreme dhe dokumente fiktive nё bashkёpunim me shtetasin Josef Hejsek kanë pёrfituar nё mёnyrё tё kundraligjshme shumёn 512 milion lekë duke shkaktuar pasoja tё rёnda pёr shoqёrinё “CEZ-Shpёrndarja” si rrjedhojё edhe pёr shtetin shqiptar, i cili ka zotёruar 26% tё aksioneve tё kёsaj shoqёrie”, thotë prokuroria./Mapo/

Next Post

Ngatërron shkumën e flokëve me atë të ndërtimit (Foto)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pas sherrit përplas me makinë 40-vjeçarin, arrestohet një person në Fier

Ndërtimet pa leje “fundosin” të tjerë zyrtarë dhe efektivë në Sarandë, lëshohen 12 urdhër-arreste

May 25, 2026
Pse “non grata” nuk blihet dot me para?!

“5-vjetori i non-gratës”, Sondazhi: 75% të shqiptarëve nuk iu intereson fare halli i Berishës

May 25, 2026
“Po e merr PD-në me vete në varr…”, Haxhiu: Portreti i doktorit është për në mur, jo të drejtojë partinë

“Po e merr PD-në me vete në varr…”, Haxhiu: Portreti i doktorit është për në mur, jo të drejtojë partinë

May 25, 2026
Rusia kërcënon me sulme të reja ndaj Kievit dhe u bën thirrje të huajve: Largohuni menjëherë!

Rusia kërcënon me sulme të reja ndaj Kievit dhe u bën thirrje të huajve: Largohuni menjëherë!

May 25, 2026
“Fishekzjarret i hodhi Rama…”/ Salianji për “zgjedhjet” në PD: Morën pjesë 4 mijë vetë, mosha mesatare 70 vjeç

“Fishekzjarret i hodhi Rama…”/ Salianji për “zgjedhjet” në PD: Morën pjesë 4 mijë vetë, mosha mesatare 70 vjeç

May 25, 2026
Nazarko: Qëndrimin amerikan për 11 majin e lexojmë qartë te Kushner dhe Grenell

Vizita e Dendias në Tiranë, Nazarko: Greqia ushtron presion ndaj Shqipërisë për shkak të integrimit

May 25, 2026
“Nuk është momenti për Nenin 4…”, ambasadori shqiptar në Kiev: Sulmet ruse mbi selitë tona? Do qëndrojmë…

“Nuk është momenti për Nenin 4…”, ambasadori shqiptar në Kiev: Sulmet ruse mbi selitë tona? Do qëndrojmë…

May 25, 2026
“Rama-Berisha, dakordësi për ndryshimin e Kushtetutës, duan të mbrojnë interesat e tyre”

Alibeaj: Kapitulli 23, numri “Michael Jordan” i procesit të integrimit të Shqipërisë në BE

May 25, 2026
“Rama është në rreth të kuq”, Berisha: Raporti i IBAR kaloi për shkaqe gjeopolitike!

“Rama është në rreth të kuq”, Berisha: Raporti i IBAR kaloi për shkaqe gjeopolitike!

May 25, 2026
Nën gazin lotsjellës opozita turke gjen një yll të ri! Özgür Özel del në skenë si rivali i ri i Erdoganit

Nën gazin lotsjellës opozita turke gjen një yll të ri! Özgür Özel del në skenë si rivali i ri i Erdoganit

May 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In