• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

E-mailet/ FBI “shfajëson” sërish Clinton, shpërthen Trump: Jeni të korruptuar, të gjithë e dinë!

by Java News
07/11/2016 10:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Donald Trump akuzoi FBI-në për sjellje jo korrekte, pasi Byroja e Hetimeve shfajësoi për herë të dytë brenda pak muajsh rivalen e tij, Hillary Clinton për çështjen e postës elektronike.

Më herët, drejtori i FBI-së James Comey, sërish përmes një letre lajmëroi Kongresin se rishikimi i postës elektronike të Clintonit, ose rihapja e hetimit, nuk zbuloi asgjë të re për të ndryshuar përfundimin e hetimeve të verës, pra që Clinton nuk ka bërë asnjë krim.

Në krahun tjetër të fushatës, Hillary Clinton nuk e përmendi fare shfajësimin e dytë të FBI-së, por ndihmës të saj thanë se janë të lumtur që kjo çështje më në fund u zgjidh. Por kandidati republikan, i cili pak ditë më parë përgëzoi FBI-në për rihapjen e hetimit, nuk ishte aspak dakord me rezultatin e tij.

Gjatë një mitingu në Detroit, Trump këmbënguli se është e pamundur që FBI-ja të ketë shqyrtuar 650 mijë “e-mail”-e të reja në kaq pak kohë.

“Aktualisht Clinton po mbrohet nga një sistem i manipuluar. Sistemi është plotësisht i manipuluar dhe këtë e them prej kohësh. Hillary Clinton është fajtore. Ajo e di këtë, FBI e di këtë dhe populli e di këtë. Tani është në dorën e amerikanëve, që të bëjnë drejtësi me votën e dytë më 8 nëntor”, deklaroi Trump, raporton tch.

Publikimi i hetimit të ri nga FBI-ja vetëm 11 ditë para zgjedhjeve tronditi jo pak fushatën elektorale, ndërsa ripërtëritja e akuzave ndaj Clintonit konsiderohet gjerësisht si faktori kryesor i përmirësimit të sondazheve për Trump.

Clinton vazhdon që të ketë një avantazh prej 3 apo 4 pikësh dhe duket se kjo do të jetë diferenca me të cilën dy pretendentët për Shtëpinë e Bardhë do të shkojnë në zgjedhje, pasi zor se ka kohë për sondazhe të reja, që të vlerësojnë ndikimin në publik të shfajësimit të radhës që Clinton mori nga FBI-ja./a.k

Next Post
Vuçiç sot del në konferencë shtypi për atentatin ndaj tij

Vuçiç sot del në konferencë shtypi për atentatin ndaj tij

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com