• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, June 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“E kundërta e gjithë botës”, rumunia që la Italinë për Shqipërinë krahason kulturat (VIDEO)

by A R
03/03/2025 11:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Marçela Mitrofan është një rumune e cila ka jetuar për një kohë të gjatë në Itali dhe më pas është vendosur në Shqipëri. Tanimë ajo është martuar me një shqiptar dhe janë bërë prindër të një djali. Marçela është fizioterapiste në profesion dhe studimet ishin arsyeja që erdhi në Shqipëri, ndërsa sot zotëron edhe një biznes të lidhur me estetikën.

Në emisionin “Aldo Morning Show” në Tv Klan, në rubrikën dedikuar të huajve që jetojnë në Shqipëri,  Marçela tregon se si i ka përjetuar tri kulturat e ndryshme që njeh. Duke bërë një krahasim ajo tregon edhe se me cilën prej tyre ngjasojnë më shumë shqiptarët, çfarë i ka bërë përshtypje në momentin që ka ardhur dhe si e mësoi shqipen.

Marçela Mitrofan: Diçka shumë e çuditshme ka qenë fakti “jo” dhe “po”.

Aldo: Tundja e kokës.

Marçela Mitrofan: Po. Është thjesht e kundërta e gjithë botës dhe kam hyrë nëpër supermarkete duke pyetur a keni një pije, më thoshin “po”, unë kuptoja jo dhe dilja.

Aldo: Nga çfarë ke vënë re gjithë këto vite, ne kemi më shumë të përbashkëta me italianët apo me rumunët?

Marçela Mitrofan: Besoj që në ushqim më shumë me italianët, në sjellje më shumë me rumunët sepse ne meqenëse jemi ballkanas, kemi shumë gjëra të përbashkëta, kulturat, tradita, në përgjithësi traditat familjare, dasmat, festat i kemi të ngjashme.

Aldo: Po mikpritjen shqiptare si e përjetove?

Marçela Mitrofan: Shumë mirë, ne si të huaj s’kemi pasur probleme aspak. Të gjithë janë sjellë shumë mirë me ne.

Aldo: Po si ka mundësi e mësove gjuhën shqipe që është gjuhë shumë e vështirë?

Marçela Mitrofan: Unë sa kam qenë në universistet nuk kam ditur fare  përveçse “faleminderit”, nuk e kam ditur fare shqipen sepse edhe kur shkonim nëpër restorante ose… të gjithë flisnin italisht kështu që vetëm pastaj kur kam filluar një biznes timin dhe më duhej të flisja me klientet e mia të cilat jo të gjitha dinin italisht, vetëm atëherë kam filluar të mësoj të flas dhe të shkruaj shqip.

Një nga tiparet që Marçela vlerëson më shumë te shqiptarët është lidhja familjare.

Marçela Mitrofan: Diçka që më pëlqen shumë në Shqipëri është që familja është shumë e lidhur.

Aldo: Edhe në Rumani kështu është.

Marçela Mitrofan: Edhe në Rumani, por ne shkojmë maksimumi deri te grada e dytë.

Aldo: Çuni i xhajës ose dajës.

Marçela Mitrofan: Ndërsa te ju familja është shumë e madhe.

Next Post
VIDEO / ‘Lavdi Ukrainës’, prezantuesja e Oscars, “shuplakë” Trumpit gjatë ceremonisë për ndarjen e çmimeve

VIDEO / 'Lavdi Ukrainës', prezantuesja e Oscars, "shuplakë" Trumpit gjatë ceremonisë për ndarjen e çmimeve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Qytetari për partitë e vogla: Po përdorin protestën për fushata dhe qëllime personale!

Qytetari për partitë e vogla: Po përdorin protestën për fushata dhe qëllime personale!

June 28, 2026
VIDEO/ Qytetarja kundërshton deklaratat e Sali Berishës: Jemi ende të përsekutuar!

VIDEO/ Qytetarja kundërshton deklaratat e Sali Berishës: Jemi ende të përsekutuar!

June 28, 2026
Incident në zonën e Maliqit, rrëzohet aksidentalisht nga shkëmbi një person

Incident në zonën e Maliqit, rrëzohet aksidentalisht nga shkëmbi një person

June 28, 2026
Protesta në Tiranë, ja pjesëmarrja e qytetarëve në orën 20:00! Pamje me dron

Protesta në Tiranë, ja pjesëmarrja e qytetarëve në orën 20:00! Pamje me dron

June 28, 2026
Mallakastër, shuhet vatra e fundit e zjarrit në Hekal pas ndërhyrjes nga ajri dhe toka

Mallakastër, shuhet vatra e fundit e zjarrit në Hekal pas ndërhyrjes nga ajri dhe toka

June 28, 2026
Dita e 29-të e protestës, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë

Dita e 29-të e protestës, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë

June 28, 2026

Platforma politike surreale e protestës, a duhen marrë seriozisht propozimet e organizatorëve?

June 28, 2026
Gazetari: Shumica e pjesëmarrësve nga Kosova në protestë janë mbështetësit e Lëvizjes Vetëvendosje

Gazetari: Shumica e pjesëmarrësve nga Kosova në protestë janë mbështetësit e Lëvizjes Vetëvendosje

June 28, 2026
Rama përballje në rrjet me ‘protestuesin’ që i uroi vdekjen e Fatos Nanos vitin e shkuar!

Rama përballje në rrjet me ‘protestuesin’ që i uroi vdekjen e Fatos Nanos vitin e shkuar!

June 28, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Protesta drejt Lëvizjes, apo përballë vetes

June 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In