• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

E konfirmuar: Lamtumirë Abramovich! Chelsea shitet te miliarderi amerikan dhe konsorciumi i tij

by A R
07/05/2022 09:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Chelsea ka konfirmuar se për kushtet e transferimit të pronësisë është rënë dakord me Todd Boehly, i cili ka përfunduar blerjen e klubit londindez për 4.25 miliardë stërlina. Konsorciumi i Boehly u emërua si ofertuesi i preferuar për të marrë përsipër trashëgiminë e “Stamford Bridge” nga “Raine Group”, banka amerikane që po mbikëqyr shitjen.

Ai ka bashkëpunuar me pronarin tjetër të “Dodgers”, Mark Walter, miliarderin zviceran Hansjorg Wyss, si dhe firmën e investimeve “Clearlake Capital”. Boehly mposhti në këtë “ankand” konkurrencën e konsorciumit të kryesuar nga Stephen Pagliuca dhe Sir Martin Broughton, madje edhe një ofertë të vonuar prej 4.25 miliardë stërlinash, bërë nga njeriu më i pasur i Britanisë, Sir Jim Ratcliffe.

Shefi ekzekutiv i “Eldridge Industries”, Boehly, ishte në Londër të premten mbrëma dhe pritet të marrë pjesë në ndeshjen e Chelsea në Premier League me Wolves në “Stamford Bridge”, të shtunën.

Chelsea konfirmoi në faqen e tij zyrtare, në orët e hershme të mëngjesit të së shtunës, se Boehly dhe konsorciumi i tij mund të blejnë klubin, pas miratimit të Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar.

Në deklaratë thuhej: “Klubi i Futbollit Chelsea mund të konfirmojë se për kushtet e shitjes është rënë dakord me një grup të ri pronësie, të udhëhequr nga Todd Boehly, Clearlake Capital, Mark Walter dhe Hansjoerg Wyss. Ata do ta blejnë klubin.

Nga investimi total i bërë, 2.5 miliardë stërlina do të aplikohen për blerjen e aksioneve të klubit dhe të ardhurat e tilla do të depozitohen në një llogari bankare të ngrirë në Mbretërinë e Bashkuar, me synimin për të dhuruar 100 për qind për qëllime bamirësie, siç konfirmohet nga Roman Abramovich.

Do të kërkohet miratimi i qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar që të ardhurat të transferohen nga llogaria bankare e ngrirë e Britanisë së Madhe. Përveç kësaj, pronarët e rinj të propozuar do të angazhojnë 1.75 miliardë stërlina investime të mëtejshme për të mirën e klubit.

Kjo përfshin investime në “Stamford Bridge”, Akademi, ekipin e femrave dhe financimin e vazhdueshëm për “Fondacionin Chelsea”. Shitja pritet të përfundojë në fund të majit, duke iu nënshtruar të gjitha miratimeve të nevojshme rregullatore. Më shumë detaje do të jepen në atë kohë”.

Next Post
Tragjedi në Kubë! 22 viktima nga shpërthimi në një hotel në Havana

Tragjedi në Kubë! 22 viktima nga shpërthimi në një hotel në Havana

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Historike! Egnatia shkon në Europë, rrogozhinasit përmbysin me 5 gola Shamrockun

Historike! Egnatia shkon në Europë, rrogozhinasit përmbysin me 5 gola Shamrockun

August 13, 2026
Rikthehet furnizimi me ujë në Daias dhe Lundër, UKT del me njoftim

Rikthehet furnizimi me ujë në Daias dhe Lundër, UKT del me njoftim

August 13, 2026
Shtëpitë u shembën, jeta u përmbys! Drama e mijëra njerëzve pas tërmetit në Kolumbi

Shtëpitë u shembën, jeta u përmbys! Drama e mijëra njerëzve pas tërmetit në Kolumbi

August 13, 2026
VIDEO / Gjirokastra në sytë e turistëve të huaj: Histori, arkitekturë dhe mikpritje

VIDEO / Gjirokastra në sytë e turistëve të huaj: Histori, arkitekturë dhe mikpritje

August 13, 2026
Humbi jetën pas rrëzimit të avionit, 29 mln dollarë dëmshpërblim për familjen e punonjësit të OKB

Humbi jetën pas rrëzimit të avionit, 29 mln dollarë dëmshpërblim për familjen e punonjësit të OKB

August 13, 2026
Shqiptarët borxh për “qejf”, kredi konsumatore dhe overdrafte jo vetëm për pushime

Huatë mbi 5 vjet “pushtojnë” portofolin/ Fitojnë terren në tremujorin e dytë. Vlora kryeson me peshën më të madhe

August 13, 2026
VIDEO / Saranda në ‘black-out’ total! Energjia elektrike mungon në të gjithë qytetin

VIDEO / Saranda në ‘black-out’ total! Energjia elektrike mungon në të gjithë qytetin

August 13, 2026
Biznesi i “Vejushës së Zezë” në Rusi, martesa të shpejta me burra që nisen drejt frontit për të fituar miliona

Biznesi i “Vejushës së Zezë” në Rusi, martesa të shpejta me burra që nisen drejt frontit për të fituar miliona

August 13, 2026
Planifikoi vrasjen e amerikanit, arrestohet shtetasi rus në Poloni, kryeministri Tusk jep detaje

Planifikoi vrasjen e amerikanit, arrestohet shtetasi rus në Poloni, kryeministri Tusk jep detaje

August 13, 2026
Shpallen listat e reja të pronarëve që kompensohen për 3 projekte në Fier, Elbasan dhe Tiranë

Shpallen listat e reja të pronarëve që kompensohen për 3 projekte në Fier, Elbasan dhe Tiranë

August 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com