• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

E konfirmon “Washington Post”/ Nis kundërofensiva ukrainase, sulm në shkallë të gjerë në rajonin e Zaporizhias

by Java News
08/06/2023 20:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kundërofensiva e shumëpritur e ushtrisë ukrainase kundër trupave pushtuese ruse ka filluar, duke i dhënë jetë një faze të re konfliktit që synon rivendosjen e sovranitetit territorial të Ukrainës dhe të ruajë mbështetjen perëndimore në luftë.

Lajmin e bën të ditur “Washington Post”, që citon katër burime ushtarake ukrainase, sipas të cilave trupat e Kievit kanë intensifikuar sulmet në vijën e parë në jug-lindje të vendit.

Dy burime zyrtare ukrainase, një prej të cilave e afërt me presidentin Volodymyr Zelensky, kanë konfirmuar për “ABC News” se një fazë e kundërofensivës ukrainase është në zhvillim e sipër.

Edhe sipas kryetarit të lëvizjes “Ne jemi bashkë me Rusinë”, Vladimir Rogov, trupat ukrainase kanë tentuar një sulm në shkallë të gjerë në rajonin e Zaporizhias në tre ditët e fundit.

“Në opinionin tim, tentativa për një kundërofensivë masive po zhvillohet prej tre, në mos katër ditësh”, ka deklaruar Rogov, i cituar nga agjencia e lajmeve “Tass”.

Ndërkohë, Kremlini ka reaguar me tone kërcënuese ndaj çdo agresioni nga pala ukrainase. Zëdhënësi Dmitry Peskov ka deklaruar se sabotimi i një strukture për eksportin e amoniakut nga Rusia, e ndodhur në rajonin ukrainas të Kharkivit, do të ketë një impakt negativ ndaj akordit për eksportin e grurit ukrainas, që skadon më 17 korrik./m.j

 

Next Post
“Po ta kisha përballë do bëja vrasjen më të tmerrshme”/ Flet nëna e 22-vjeçares shqiptare që u gjet e murosur nga i dashuri

"Po ta kisha përballë do bëja vrasjen më të tmerrshme"/ Flet nëna e 22-vjeçares shqiptare që u gjet e murosur nga i dashuri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com