• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

E konfirmon Trump, zgjedh Marco Rubion si Sekretar Shteti

by A R
13/11/2024 22:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Donald Trump ka zgjedhur Marco Rubio-n në postin e Sekretarit të Shtetit. Në një deklaratë në rrjetin social Truth, Trump thotë se do të emërojë senatorin e Florida-s në krye të Departamentit të Shtetit.

“Marco është një udhëheqës shumë i respektuar dhe një zë i fuqishëm i lirisë. Ai do të jetë një mbrojtës i fortë i kombit tonë, mik i vërtetë për aleatët dhe luftëtar i pafrikësuar, i cili nuk do të stepet kurrë nga kundërshtarët. Mezi pres të punoj me Marco-n për ta bërë Amerikën e botën, të sigurt dhe madhështore sërish”, thuhej në deklaratën e Trump.

Prapaskenat e zgjedhjes së Marco Rubio-s

Që prej vitit 2011, ai shërben në Senatin amerikan. Aktualisht ai është nënkryetar i Komitetit për Inteligjencën e huaj si dhe ulet edhe në Komitetin për Marrëdhëniet e Huaja.

Siç raportojnë disa prej mediave amerikane, ai është mbështetur për ta marrë këtë post nga shefja e kabinetit që Trump vendosi sapo fitoi zgjedhjet, Susie Wiles. Kjo e fundit duke se e ka ndihmuar Rubio-n që të mposhtë emra besnikë të Trump që nga administrata e tij e parë, si për shembull, Richard Grenell (ish-ushtrues i detyrës së Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare) dhe Robert O’Brien (ish-Këshilltar për Sigurinë Kombëtare).

Pas fitores së Trump në zgjedhje, Rubio foli për CNN dhe tha se SHBA-ja po hyn në një “epokë të politikave të huaja pragmatike”.

“Bota po ndryshon shpejt. E dimë, kundërshtarët po bashkohen. Koreja e Veriut, Irani, Kina, Rusia, po rrisin koordinimin. Kjo kërkon që ne të jemi shumë pragmatistë dhe të mençur se si do të investojmë në politikat e jashtme dhe çfarë të bëjmë”, tha ai.

Rubio fillimisht ka qenë përkrahës për Ukrainën, por më vonë votoi kundër një pakete fondesh ku i akordoheshin Kievit zyrtar 61 miliardë Dollarë.

“Nuk jam në krahun e Rusisë, por fatkeqësisht realiteti është se mënyra si do të përfundojë lufta në Ukrainë është nëpërmjet një marrëveshje të negociuar. Dhe unë dua, ne duam dhe besoj edhe Donald Trump, që Ukraina të ketë më shumë avantazh në këto negociata”, tha ai.

Kujtojmë se gjatë zgjedhjeve presidenciale të 2016-ës, Rubio kandidoi kundër Trump në Primaret brenda Republikanëve. Pasi u mund nga Trump në Florida, Rubio e mbështeti në kandidaturën e tij ndaj Clinton dhe shërbeu si këshilltar jozyrtar për strategjinë për Amerikën Latine.

Në vitin 2024, përsëri ai mbështeti Trump dhe ishte në listën e ngushtë të kandidatëve para se Trump të zgjidhte si zv/president senatorin e Ohio-s, JD Vance.

Kush është Marco Rubio

Marco Rubio, 53 vjeç, ka lindur në Miami dhe e konsideron qytetin si shtëpinë e tij. Babai i tij ishte banakier, ndërsa mamaja pastruese në hotel, të dy emigrantë nga Kuba.

Fillimisht Rubio u zgjodh në Dhomën e Përfaqësuesve. Në 2010-ën atij iu kërkua nga drejtuesit e partisë që të dilte nga gara për Senat dhe të kandidonte për Prokuror të Përgjithshëm. Por në një deklaratë për mediat ai tha se nuk do ta bënte diçka të tillë. Fakti që kishte dhënë fjalën e bëri që të qëndronte në garë dhe të fitonte mandatin e parë si Senator. Ai u rizgjodh sërish në 2016-ën dhe 2022-shin.

Në 2016-ën hyri në garën presidenciale kundër Trump. Fillimisht fitoi në Minesota. Fitoret e tij të tjera ishin në Washington D.C dhe në Puerto Rico. Ai u largua nga gara pasi Trump e mundi në shtetin e vet, në Florida. Gjatë debateve brenda republikanëve Trump dhe Rubio kanë pasur replika, me presidentin e zgjedhur që e ka quajtur “Marco i vogël”. Rubio i është përgjigjur duke e fyer për madhësinë e duarve dhe duke e quajtur “artist mashtrues” dhe “vulgar”.

Marrëdhënia e tyre u përmirësua kur Trump hyri në Shtëpinë e Bardhë. Rubio u tërhoq nga fjalët që tha dhe deklaroi se ishin në kuadrin e fushatës. Në këto zgjedhje ishte kandidat potencial për t’u bërë zv/president, por Trump zgjodhi JD Vance.

/a.r

Next Post
Juristja: Trump nuk e do nëpër këmbë Berishën. Ai është destabilizues

Juristja: Trump nuk e do nëpër këmbë Berishën. Ai është destabilizues

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Përse nuk na dhanë vendin e parë?

March 21, 2026
Trump takon sot Netanjahun në Shtëpinë e Bardhë, çfarë pritet nga bisedimet

LAJMI I FUNDIT/ SHBA pranë tërheqjes nga lufta? Trump: Po i afrohemi shumë përmbushjes së objektivave tona!

March 20, 2026
Britania i dha bazat e saj SHBA-ve, Trump sërish ka pretendime: Duhet të kishte vepruar më shpejt!

Britania i dha bazat e saj SHBA-ve, Trump sërish ka pretendime: Duhet të kishte vepruar më shpejt!

March 20, 2026

Industria ajrore po përballet me krizën më të madhe që nga pandemia

March 20, 2026
VIDEO / Akuzat ndaj Veliajt dhe prezumimi i pafajësisë, Ben Andoni: Shkarkimi përmes një procesi joligjor

Andoni: Negociatat me Iranin nuk janë sabotuar, por ato nuk kanë qenë të pastra

March 20, 2026
Balla pas vizitës në Berlin: Gjermania, mbështetëse kryesore e Shqipërisë drejt BE-së

Balla pas vizitës në Berlin: Gjermania, mbështetëse kryesore e Shqipërisë drejt BE-së

March 20, 2026
Diaspora do të ketë përfaqësim në strukturat qendrore të PS! Si do të funksionojë regjistri…

Diaspora do të ketë përfaqësim në strukturat qendrore të PS! Si do të funksionojë regjistri…

March 20, 2026
“Aleancë me Ramën”/ Fuga: Basha bën një retorikë opozitare, por jo kundër qeverisë

“Shumë i rrezikshëm”, Fuga për planin Rama-Vuçiç: Utopik, bie ndesh me parimet e BE

March 20, 2026
Po e ‘djeg’ pa dashje? Artan Fuga: Ina Zhupa do të jetë Meloni e Shqipërisë, hapini rrugë

“Jemi në çark”, akademiku Artan Fuga: Ja si ka ngecur procesi i integrimit

March 20, 2026
Eksperti i ekonomisë: Ja pse e paguajmë naftën më shtrenjtë se fqinjët

Eksperti i ekonomisë: Ja pse e paguajmë naftën më shtrenjtë se fqinjët

March 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In