Silvia Bino, shefe e Epidemologjisë së ISHP-së, ka konfirmuar së fundmi se Shefja e Inspektoratit Shëndetësor Shtetëror, Vjollca Braho është e prekur me COVID.
Gjatë emisionit “Repolitix”, Bino ka thënë se Braho është mirë për momentin, pasi ka folur në telefon.
Pas vendimit të vendosjes së detyrueshme te maskave në ambiente të mbyllura, Bino tha se është një element shumë i domosdoshëm që të mbron nga Covid-i, pasi lidhet me eksperimentet e bëra ditëve të fundit që vërtetuan qëndrimin e tij në ajër.
“Në qoftë se deri më përpara 1 jave ose 10 ditësh ka pasur shumë diskutime në lidhje me përhapjen ajrore, javës që shkoi OBSH e pranoi bazuar në disa eksperimente. Ai përhapet nëpërmjet spërklave dhe qëndron në ajër. Fakti që njerëzit infektohen për herë të dytë ose të tretë tregon që nuk lë mbrojtje”, tha Bino.
/e.rr