
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, jep lajmin e mirë se njëri nga pacientët e infektuar me COVID-19 është drejt shërimit.
Përmes një mesazhi në “Facebook”, ministrja njofton se ka rezultuar negativ kontakti i parë i pacientit zero, ndërsa tani pritet të kryhen testime të tjera për të monitoruar gjendjen e tij.
Mesazhi:
Lajm i mirë🙏🏼
Pacienti i parë që nis rrugën e shërimit nga #COVID-19
Rezulton negativ kontakti i parë i pacientit zero që u identifikua me koronavirusin e ri në Shqipëri ✅
Do të kryhen testime të tjera për të monitoruar gjendjen e pacientit!
#Bravo ekipit të spitalit infektiv🙏🏼











