• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

E kishin kthyer banesën në laborator kanabisi/ Arrestohen tre persona në Lushnjë, një tjetër në kërkim

by Java News
01/04/2021 10:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tre persona kanë përfunduar në prangat e policisë së Lushnjës, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim, në kuadër të operacionit “Laboratori”.

Policia ka zbuluar brenda një banese një ambient të përshtatur si laborator, që shërbente për kultivimin e bimëve narkotike, nëpërmjet ngrohjes me llamba.

Të arrestuar janë: Fiqiri Dedej, 53 vjeç, banues në Dushk, Lushnjë, Kreshnik Ibraliu, 30 vjeç, banues në Lushnjë, Klevis Likja, 38 vjeç, banues në Lushnjë. Gjithashtu është shpallur në kërkim shtetasi K. K., 31 vjeç, banues në Fiershegan, Lushnjë.

Shtetasit e lartpërmendur në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kishin përshtatur katin e parë dhe katin e tretë të banesës së Fiqiri Dedej, me aparatura që shërbejnë për kultivimin e bimëve narkotike.

Njoftimi i plotë

Goditet një rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike.

Finalizohet me sukses nga Komisariati i Policisë Lushnjë, operacioni antikanabis i koduar “Laboratori”. Policia zbulon brenda një banese, një ambient të përshtatur si laborator, që shërbente për kultivimin e bimëve narkotike, nëpërmjet ngrohjes me llamba.

Sekuestrohen fidanë kanabisi, pajisje të ndryshme elektrike dhe një armë gjahu. Bien në pranga 3 shtetas, shpallet në kërkim 1 tjetër.

Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, në vijim të kontrolleve të pandërprera dhe  punës për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, pas informacioneve të marra më parë në rrugë policore, u bë i mundur finalizimi me sukses i operacionit antikanabis të koduar “Laboratori”.

Gjatë operacionit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

F. D., 53 vjeç, banues në Dushk, Lushnjë.

K. I., 30 vjeç, banues në Lushnjë.

K. L., 38 vjeç, banues në Lushnjë.

Gjithashtu është shpallur në kërkim shtetasi K. K., 31 vjeç, banues në Fiershegan, Lushnjë. Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kishin përshtatur katin e parë dhe katin e tretë të banesës së 53-vjeçarit F. D., me aparatura që shërbejnë për kultivimin e bimëve narkotike.

Gjatë kontrollit të banesës u gjetën 170 fidanë të dyshuar narkotikë kanabis, të kultivuar në kushte laboratorike, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Në këtë banesë është konstatuar një lidhje e paligjshme e energjisë elektrike, e cila shërbente për furnizimin me energji të pajisjeve si llamba, aspirator, filtra ajrimi etj, që ndihmonin në kultivimin dhe rritjen e bimëve narkotike.

Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale u sekuestruan të gjitha pajisjet që kanë shërbyer për kultivimin e bimëve narkotike, si: pajisje elektrike, llamba elektrike termale, bidonë me lëndë ushqyese për bimët narkotike, kapikorta (pajisje me të cilat ishte bërë lidhja e paligjshme e energjisë elektrike).

Gjatë operacionit, në banesën e shtetasit F. D. është gjetur dhe sekuestruar dhe një armë gjahu pa leje. Materialet për veprime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike”.

Next Post
Ia falin kujtdo, por Tinkës dhe Ndrenikës, jo!

Ia falin kujtdo, por Tinkës dhe Ndrenikës, jo!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rëndohet bilanci: Të 6 anëtarët e ekuipazhit humbin jetën në rrëzimin e aeroplanit amerikan në Irak

Rëndohet bilanci: Të 6 anëtarët e ekuipazhit humbin jetën në rrëzimin e aeroplanit amerikan në Irak

March 13, 2026
‘Nga 1 qershori drejt Italisë do të udhëtohet pa ‘green pass’

Sulmi i fundit nga Irani, reagon MEPJ: Në solidaritet të plotë me Turqinë

March 13, 2026
Dy shtëpi në fshatin e Petros

Dy shtëpi në fshatin e Petros

March 13, 2026
‘Kriza’ për Presidentin e Kosovës, Kurti fton opozitën në takim urgjent

‘Kriza’ për Presidentin e Kosovës, Kurti fton opozitën në takim urgjent

March 13, 2026
Irani synon mjetet shpërthyese nënujore. Si funksionojnë

Irani synon mjetet shpërthyese nënujore. Si funksionojnë

March 13, 2026

Porto Romano vs Porti i Pireut

March 13, 2026
Foshnja 2-muajshe në gjendje të rëndë në Pediatrinë e Korçës, dyshohet për kequshqyerje

Foshnja 2-muajshe në gjendje të rëndë në Pediatrinë e Korçës, dyshohet për kequshqyerje

March 13, 2026
Stërvitja e përbashkët RENEA-EKAM, Lamallari: Bashkëpunimi Shqipëri–Greqi, kyç për sigurinë e rajonit

Stërvitja e përbashkët RENEA-EKAM, Lamallari: Bashkëpunimi Shqipëri–Greqi, kyç për sigurinë e rajonit

March 13, 2026
E PLOTË / “Irani, shtet-sponsor i terrorizmit”, projekt-rezoluta e PS mbërrin në Kuvend

E PLOTË / “Irani, shtet-sponsor i terrorizmit”, projekt-rezoluta e PS mbërrin në Kuvend

March 13, 2026
Në gjendje të dehur gjatë ushtrimit të detyrës, AMP arreston efektivin e policisë në Vlorë

Ndihmoi autorë krimesh? Tre masa sigurie ndaj efektivit në Elbasan

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In