• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, May 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

‘E kisha fshehur tek tubi i paraleles, s’rri dot pa të’/ Zonat e kryeqytetit ku shpërndahet drogë. Çfarë shkruan polici në raportin për një të arrestuar

by Java News
23/11/2020 11:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në rrugën “Kongresi i Lushnjës” pranë një lulishteje, konstatohet një person i dyshimtë që nxori nga një tub paraleleje diçka të mbështjellë me kartëpecetë”, kështu shkruan oficeri i patrullës në raportin e shërbimit menjëherë sapo dorëzoi në komisariat një të ri të arrestuar për drogë.

I dyshuari me inicialet H. Sh. u vëzhgua dhe u ndoq, pasi e mori sendin e çuditshëm dhe pak metra më tej teksa ai po lëvizte i qetë, oficerët i bënë me shenjë të ndalonte, pasi do ta kontrollonin. Policët shkruajnë në dosje “sapo konstatoi trupën e shërbimit i dyshuari e flaku facoletën në tokë, nga këqyrja u konstatua se brenda saj ishin fshehur dy doza të mbushura me pluhur të bardhë të dyshuar si heroinë si dhe një qese bosh”.

A po kthehen disa zona si vendet tipike ku shpërndahet drogë?

Që në disa zona të kryeqytetit shpërndahet pa asnjë lloj frike drogë, ky tashmë është një fakt që ka sfiduar haptazi forcat policore. Të tilla si zona e Porcelanit, rruga e “Komunës së Parisit”, disa zona në Kombinat dhe Yzberisht janë vatrat ku arrestohet e ndalohen të rinj që më tej rezultojnë se janë përdorues. I tillë është edhe H. Sh, nga ndalimi i të cilit u zbulua se shpërndarësit kanë gjetur mënyra të tjera inovative, që prej një viti po raportohen nga gazeta Si që nga marrja e shtëpive me qira enkas për të shpërndarë heroinë e kokainë, përdorimi i lokaleve të caktuara deri tek shpërndarja në kuti pice dhe në bukë. Por ç’është më e rëndësishme, ata i kanë aq besnikë përdoruesit sa të gjithë refuzojnë të bashkëpunojnë me policinë e të tregojnë shitësit.

Si u justifikua H. Sh?

Heroina është e imja, e kisha fshehur te tubi i paraleles, pasi në shtëpi kam vëllain dhe më kontrollon vazhdimisht. E lashë aty në datën 16 në mbrëmje dhe shkova në shtëpi për të fjetur. Nuk rezistoj dot.

Oficerët sipas burimeve të gazetës Si e pyesin përdoruesin.

Agjenti: ku e bleve drogën?

Përdoruesi: E kam blerë te korpusi universitar, kam blerë kaq shumë sasi, pasi nuk shkoja përditë dhe më nevojitej për konsum disaditor. Nuk e mbaj mend tek kush e bleva, ishte person rastësor.

Por policia deklaron se në banesën e të riut gjeti edhe një shumë monetare, të cilën përdoruesi këmbëngul se nuk ishin të ardhura nga shitja e drogës.

Përdoruesi: Lekët janë të fituara nga familja që jeton në Francë, janë kursime që i dërgojnë për vëllain, pasi ai nuk ka vese.

A ka dalë jashtë kontrollit droga në vend?

Të dhënat e siguruara nga Gazeta “Si” tregojnë se kryeqyteti kryesor shifrën e përdoruesve. Ndërkohë që me doza të vogla shoqërohen dhe më pas lihen të lirë për shkak të moshës së vogël edhe në Durrës, Elbasan, Fier, Vlorë dhe Sarandë. Në kryeqytet çdo ditë ndalohen veçanërisht me doza hashashi katër deri në pesë persona në ditë, duke e çuar shifrën e të dyshuarve për çdo muaj nga 50 deri në 60 të rinj.

“Disa prej tyre janë përsëritës, por legjislacioni u ka lënë hapësirë atyre që kapen me doza të pakta që t’i shpëtojnë gjykimit dhe madje edhe prokuroria në përfundim shpall mosfillim hetimesh”, tregon për gazetën Si një zyrtar i policisë që pranon në anonimitet se drejtësia në vend ku përfshihet edhe policia kanë dështuar për të parandaluar shpërndarjen e drogës në qytetet e mëdha.

Dramat që prodhohen

Por, problemi i parë që lind nga përdorimi i drogës reflektohet direkt në familje. Prindër që dhunohen nga fëmijët e tyre, të cilët dy vitet e fundit janë kthyer në një trend shqetësues duke “konkurruar” me të rriturit e dyshuar për dhunë. Në Kombinat A. D., 18 vjeç e goditi të atin duke i kërkuar para dhe në një moment kur fëmija ju drejtua me thikë, burri u dorëzua dhe njoftoi policinë. “Nuk e kontrolloj më dot, është bërë i dhunshëm dhe ai pi drogë. Kemi frikë dhe druajmë se do na vrasë”, tha 49-vjeçari që kërkoi urdhërmbrojtjeje edhe për bashkëshorten. Por këto urdhra mbrojtjeje nuk janë aspak efektivë.

Fëmijë të dhunshëm, jo vetëm për para droge

Por disa të rritur në Kamëz, në periferi të Tiranës po vuajnë dhunën jo vetëm nga fëmijë që përdorin drogë, por edhe nga fëmijë që duan përherë para për t’u shfaqur në mirëqenie. A. është njëri nga ata të mitur që më herët gazeta Si e ka sjellë si personazh, pasi dhunonte të ëmën dhe të motrën duke kërkuar para. I mituri është denoncuar katër herë nga familja, por përherë është lënë i lirë për shkak të moshës.

Hashash ngado

Forcat e Posaçme Shqiponja raportojnë për gazetën Si se ndoqën për disa minuta një automjet tip benz me shofer L. Z dhe pasagjerë tre bashkëmoshatarët e tij. Nga kontrolli fizik i shoferit u zbuluan disa qese me hashash që pas peshimit në peshoren elektronike Adam u shkrua që pesha e dozave ishte 2.4 gramë. Kur i riu u pyet, ai u justifikua: e kisha harruar në xhepat e xhupit, shokët e mi nuk dinin gjë. Mbrëmë në darkë e bleva tek një i ri në Sauk që nuk e njoh dhe i dhashë 1 mijë lekë të reja. Rrëfime të tilla në polici shënohen përditë, por përditë policia ende nuk ka mësuar durimin për t’i ndjekur përdoruesit, për t’i vëzhguar ata e për të shkuar në folenë e shpërndarësve dhe prej andej të grosistëve të mëdhenj që vazhdojnë të zgjerohen e të bëjnë viktima./Gazeta Si

g.kosovari

Next Post
Merret vendimi për transportin publik/ Do të ofrohet falas deri në këtë muaj

Merret vendimi për transportin publik/ Do të ofrohet falas deri në këtë muaj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

I “zhytur” në borxhe Shkëlqimi lidh ortakëri me mikun e ngushtë: I besoja marrëzisht, por…

I “zhytur” në borxhe Shkëlqimi lidh ortakëri me mikun e ngushtë: I besoja marrëzisht, por…

May 24, 2026
Mediat izraelite: Trump drejt vendimit për Iranin, çfarë pritet të ndodhë brenda 24 orëve

“Unë bëj marrëveshje të mira, jo si Obama”/ Trump: Askush nuk e di se çfarë përmban pakti me Irani

May 24, 2026
Policia turke hyn me forcë në selinë e partisë opozitare për të larguar udhëheqjen e shkarkuar

Policia turke hyn me forcë në selinë e partisë opozitare për të larguar udhëheqjen e shkarkuar

May 24, 2026
Rusia goditi kompleksin ku banon ambasadori shqiptar në Kiev, reagon BE: Iu rrezikua jeta

Rusia goditi kompleksin ku banon ambasadori shqiptar në Kiev, reagon BE: Iu rrezikua jeta

May 24, 2026
Si funksionojnë bandat në Amerikën Latine? Zbulohet roli i emrave “VIP” të shqiptarëve në trafikun e kokainës

Si funksionojnë bandat në Amerikën Latine? Zbulohet roli i emrave “VIP” të shqiptarëve në trafikun e kokainës

May 24, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Problemi është se Berisha i ka dëshpëruar të gjithë të vetët, përveç Ramës

May 24, 2026
Lamtumirë Birçe Hasko! Përcillet mes nderimesh për në banesën e fundit legjenda e ekranit dhe skenës

Lamtumirë Birçe Hasko! Përcillet mes nderimesh për në banesën e fundit legjenda e ekranit dhe skenës

May 24, 2026
Si duket pas 30 vitesh vrasësi i trefishtë Sokol Hoxha, e zbuluan në një burg në SHBA

Si duket pas 30 vitesh vrasësi i trefishtë Sokol Hoxha, e zbuluan në një burg në SHBA

May 24, 2026
Kthehen në atdhe tre nga shqiptarët që mbetën në Izrael kur nisën sulmet

Sulmi pranë banesës së ambasadorit shqiptar në Kiev, MEPJ: Notë verbale Moskës

May 24, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Godoja (Pasardhësi) do shfaqet pas rrënimit!

May 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In