Ish-drejtoresha e PTK-së, e kërkuara nga Interpoli dhe e dënuar në mungesë për shpërdorim detyre, Leme Xhema, pritet të vijë nesër në Fushë Kosovë, për të kërkuar votën e banorëve të Medvegjës, të cilët aktualisht jetojnë në Fushë Kosovë, për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 13 shtator në Medvegjë, ku ajo është kandidate për këshilltare komune.
Në njoftimin e lëshuar nga Shtabi Zgjedhor i koalicionit PVD – UDSH, u bëhet ftesë qyetarëve të Fushë Kosovës që të marrin pjesë në tubimin promovues, ku do të shpaloset programi zgjedhor i këstij koalicioni për zgjedhjet lokale në komunën e Medvegjës, që do të mbahen më 13 shtator.
Leme Xhema ishte drejtoreshë shumëvjeçare e PTK-së. Ajo më 2011 u dënua me tre vjet heqje lirie nën akuzën për shpërdorim detyre.











