Marcelo ngre zërin. Mbrojtësi brazilian mësohet se ditën e djeshme ka pasur një ballafaqim të ashpër me Joze Angel Sanches, krahu i djathtë i presidentit të Realit, Florentino Perez.
Në takimin mes tyre, 30-vjeçari i ka shprehur qartazi pakënaqësitë e tij për mosaktivizimin e shumtë, pasi vetëm në vitin 2019, gjashtë ndeshje i ka nisur nga stoli.
Marrëdhënia e tij me trajnerin Solari duket se nuk është aspak e mirë, dhe numrat e thonë këtë.
5 ndeshje në La Liga, dhe në takimin ndaj Ajaksit, Marcelo e ka nisur si rezervë, ndërsa tashmë ia ka bërë të qartë drejtuesve se kërkon largimin.
Ndërkohë, pas “derës” qëndron Juventusi, i cili prej kohësh ka shfaqur interes për të marrë shërbimet e brazilianit.
Mbrojtësi duket se është i bindur për t’u larguar nga Reali në verë, ndoshta për t’iu bashkuar mikut të tij, Cristiano Ronaldo, te Juventusi.
E.Xh./