Menaxheri i këngëtarit shqiptar Faton Shoshi ka reaguar pas lajmeve se Ledri Vula është kërcënuar nga grupi “Babastars” që të mos këndojë. Shoshi është shprehur se kjo gjë nuk është e vërtetë.
Vetëm para dy ditësh portalet rozë u pushtuan deklarata e reperit Lumi B i cili i ftuar në emisionin “Ndrrimi i natës” i bëri diss dy labelave Babastars dhe OTR. Më pas reagoi Agona Amiga i cili me disa postime në Instastory shpërtheu në ofendime ndaj Lumit. Por së fundmi u përfolur se edhe Ledri është përfshirë në sherret e Agonit dhe thuhej se është kërcënuar nga “Babastars” që të mos këndojë më.
I kontaktuar nga “Lajmi.net”, menaxheri i Ledrit, Faton Shoshi mohoi këtë gjë dhe tha: “Ledri nuk ka qenë i kërcënuar nga askush, kjo është gënjeshtër, ai ka performuar në Munchen dhe ka shkuar shumë mirë. Nuk kemi fare raporte me ta(Babastars), kjo është gënjeshtër, kush guxon me ndalu Ledrin të këndojë, nuk ka bir nëne”. (Shqiptarja.com)