• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

‘E keni rritur stekën’/ Rama takim me lojtarët dhe stafin e Kombëtares: Ka për të shkuar mirë, këta luajnë futboll

by Java News
14/11/2023 17:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama ka takuar futbollistët e kombëtares para ndeshjes shumë të rëndësishme kundër Moldavisë të premten ku kuqezinjve u duhet një pikë të siguruar kualifikimin në Europian. Ai u ka thënë kuqezinjve se deri më tani e kanë nderuar fanellën dhe se e kanë ngritur nivelin shumë lart.

Një takim mes batutash, por nga ana tjetër në fushë kërkohet përqendrim maksimal për të siguruar që të premten një biletën për në finalet e Kampionatit Europian.

Fjalën e mori i pari Presidenti Duka, i cili i bëri thirrje skuadrës që ta shohë duelin me Moldavinë si finale dhe të mos bëjë llogari për të marrë një pikë.

“Asnjë nga ne nuk mund të mendojë që kjo ka mbaruar, por përkundrazi, sa më lart të shkosh aq më e vështirë është. Moldavia është ekip shumë i fortë, nuk ka humbur asnjë ndeshje në shtëpi. Por NE, JU, jeni akoma më të fortë, por duhet të keni përqendrimin maksimal. Nuk duhet të shkojmë në Moldavi në asnjë mënyrë për të menduar që na duhet një pikë ose për të bërë llogari, por duhet të shkojmë si në të gjitha ndeshjet e tjera.

Jeni vërtetë më të mire, por atë duhet ta tregoni në fushë. Nuk dua të zgjatem shumë. Dua ta falënderoj edhe një herë kryeministrin që është sot me ne. Duhet të përqendrohemi te Moldavia. Asnjëherë mos mendoni se kemi dy ndeshje. Misteri thotë që kemi dy finale, ju mendoni për nje finale: Moldavia”, tha Duka, duke uruar që Kombëtarja të kthehet me fitore nga Moldavia.

Më pas fjalën e mori kryeministri Edi Rama, i cili vlerësoi paraqitjet e mira të skuadrës gjatë fushatës kualifikuese të “Euro 2024” dhe theksoi se futbollistët kuqezi e kanë nderuar fanellën që mbajnë veshur.

“Të them të drejtën, që kur ju kam parë juve në fillim, i thashë që mbaje mend që kjo punë ka për të shkuar mirë, sepse këta luajnë futboll. E them këtë në kuptimin që mbajmë topin. Kemi bërë edhe disa fitore më parë, por top nuk kemi mbajtur me thënë të drejtën. Tani jeni përzier mirë, disa me eksperiencë, disa të rinj, kështu që unë erdha vetëm që t’ju shoh, t’ju uroj sukses. Unë shpresoj shumë të shkojë mirë. Detyrat e juaja ju i dini vetë, nuk ka nevojë t’ua tregoj unë e t’ju flas unë. Ju e keni nderuar këtë fanellë deri tani, e keni rrit shumë stekën dhe pritshmëritë”, u shpreh Rama në bisedën që pati me futbollistët dhe stafin e Kombëtares./m.j

Next Post
Rrëfimi i mbesës për vetëvarjen e shqiptarit në Angli: E arrestuan se gjeti një iPhone 15

Rrëfimi i mbesës për vetëvarjen e shqiptarit në Angli: E arrestuan se gjeti një iPhone 15

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ish-kreu i Gardës Revolucionare në krye të organit më të lartë të sigurisë, ndryshime në kupolën e pushtetit iranian

Ish-kreu i Gardës Revolucionare në krye të organit më të lartë të sigurisë, ndryshime në kupolën e pushtetit iranian

August 10, 2026
Sherri me armë në Velipojë, arrestohet Klivis Kuçaj

Dhunohet nga dy persona një vajzë në Shkodër, Policia jep detajet e para

August 10, 2026
Ndahet nga jeta Ben Jones, aktori i “The Dukes of Hazzard” dhe ish-kongresmen për dy mandate

Ndahet nga jeta Ben Jones, aktori i “The Dukes of Hazzard” dhe ish-kongresmen për dy mandate

August 10, 2026
Shkrimtari serb: Beogradi i fsheh krimet prej një shekulli e gjysmë, por era e keqe ka dalë në sipërfaqe

Shkrimtari serb: Beogradi i fsheh krimet prej një shekulli e gjysmë, por era e keqe ka dalë në sipërfaqe

August 10, 2026
Shqiptarët sfidojnë trendin europian, nuk heqin dorë nga makinat me naftë

Shmangia e kontrollit vjetor të mjeteve/ Shtohen inspektimet, 4 pika për peshimin e mjeteve të rënda

August 10, 2026

Vatra zjarri aktive në Mallakastër e Patos! Në Krujë rinis ndërhyrja nga toka dhe ajri

August 10, 2026
Deputeti ukrainas sulmon Zelenskin për deklaratën në Beograd: Gabim diplomatik! Në Ukrainë e mbështesim Kosovën!

Deputeti ukrainas sulmon Zelenskin për deklaratën në Beograd: Gabim diplomatik! Në Ukrainë e mbështesim Kosovën!

August 10, 2026
“Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Rama: Kredi të favorshme dhe garanci sovrane për bizneset

Rama ndan videon e Durrësit: Deti, historia dhe mikpritja krijojnë një përvojë të veçantë për çdo vizitor!

August 10, 2026
Ndahet nga jeta legjenda e NBA-së, Don Nelson! Trajneri që ndryshoi basketbollin

Ndahet nga jeta legjenda e NBA-së, Don Nelson! Trajneri që ndryshoi basketbollin

August 10, 2026
Tajfuni “Dolphin” godet Kinën, evakuohen mbi 1 milion persona, anulohen 1,400 fluturime

Tajfuni “Dolphin” godet Kinën, evakuohen mbi 1 milion persona, anulohen 1,400 fluturime

August 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com