• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

E ke të pamundur Doktor, e ke të pamundur

by Artur Ajazi
28/10/2022 13:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Tek shikoj ata që hyjnë e dalin nga selia “blu” (dhe nuk e di pse quhet e tillë ajo godinë) apo  tek shikoj së fundi aleancat “reja” të asaj partie, dhe ekzaltimin e kryetarit të asaj force politike  të palegalizuar akoma nga gjykata, mendoj se gjithçka është skenar i vjetëruar. E ke të pamundur Doktor, e ke të pamundur të fitosh me Edi Ramën. E ke të pamundur të tundosh shqiptarët dhe tu mbushësh rradaken atyre se “ai është i keqi, dhe ti je i mirë”. E ke të pamundur Doktor, e ke të pamundur, të kthesh nga rrugëtimi i nisur shumicën e shqiptarëve, (socialistë dhe demokratë) që sot i janë kthyer punës, zbatimit të ligjit, dhe një mendësie të re mbi jetën dhe integrimin në komunitet. E ke të pamundur Doktor, e ke të pamundur, të arrish të mbledhësh si dikur, mijëra demokratë, pasi nuk të besojnë më. E ke të pamundur Doktor, e ke të pamundur të “rithemelosh” partinë që e zgërlaqe sa kishe pushtetin dhe sot po e denigron çdo ditë.

E ke të pamundur Doktor, e ke të pamundur, të bësh politikë, fushatë, dhe propogandë, duke akuzuar, sajuar, sharë dhe gjoja denoncuar kryeministrin dhe ministrat, kur ke në stafin tënd, ish-ministra dhe ish-zyrtarë të lartë të Partisë Demokratike, që akoma nuk kanë mbyllur dosjet në organet e drejtësisë. E ke të pamundur Doktor, e ke të pamundur, të ndalësh Edi Ramën nga marshimi i pandalshëm që ka nisur qysh në 2013, për të bërë Shqipërinë, drejtësinë, ekonominë, dhe europianizuar jetën e shqiptarëve. E ke të pamundur Doktor, e ke të pamundur të fshish nga memorja e shqiptarëve (kryesisht e demokratëve) bëmat e Partisë Demokratike dhe klanit tënd nga 1992 deri sot, e ke të pamundur të fshehësh terrorin e bandave dhe shkatërrimit të shtetit në 1997 dhe 1998. E ke të pamundur Doktor, e ke të pamundur, të bindësh shqiptarët (veçanarisht demokratët) se “ti ke ndryshuar, je bërë më tolerant, më demokrat, më europianist dhe më amerikan”, kur shihet dhe dëgjohet çdo ditë ç’llomotit selia blu ndaj faktorit ndërkombëtar, veçanarisht SHBA-ve. E ke të pamundur Doktor, e ke të pamundur të afrosh aleatët e dikurshëm, ashtu siç e ke të pamundur të mbledhësh gjysmën e anëtarësisë në sheshe dhe bulevarde sot. E ke të pamundur Doktor, e ke të pamundur, të marrësh pushtetin ndonjëherë me votën e lirë, sepse memorja popullore nuk harron kollaj, ashtu siç e ke të pamundur të rikthesh kaosin, anarshinë dhe trazirat e dikurshme. E ke të pamundur Doktor, e ke të pamundur, të manipulosh drejtësinë e re, duke kujtuar se janë akoma në gjykata dhe prokurori djemtë dhe vajzat e “shkolluara” në Plepa.

Dhe diçka tjetër Doktor, ai që quan ti sot “SKAP” i partisë”, ndoshta  një ditë do të jetë “vizitor” në selinë apo dhe zyrën tuaj, për të “sqaruar” ca gjëra të pasqaruara nga drejtësia e plepaxhinjve deri sot.

Next Post
Ekzekutohet në mes të rrugës 36-vjeçari shqiptar në Itali, mediat: Vrau dikë në Shqipëri 8 vite më parë

Ishte fshehur në thasë kafeje, sekuestrohet sasia më e madhe e kokainës në Trieste

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Salianji sfidon Berishën: Hap garën në PD, lëri demokratët të votojnë të lirë!

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD thirrje Berishës: Fakto publikisht akuzat ndaj Ervin Salianjit

March 30, 2026
Vetëvendosje do të propozojë një kandidat për President, flet Albin Kurti

Zgjedhja e Presidentit, Kurti: Do fillojmë takimet me opozitën, na duhen 84-86 deputetë

March 30, 2026
“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

“Beteja e titanëve”, realiteti i Trump për luftën në Iran përplaset me një mur

March 30, 2026
PD-ja, si Firmë Piramidale!

PD-ja, si Firmë Piramidale!

March 30, 2026
Berisha porosit demokratët: Duhen anëtarësime të reja në PD!

Berisha porosit demokratët: Duhen anëtarësime të reja në PD!

March 30, 2026
Shuhen masat e sigurisë ndaj Ajola Xoxës. GJKKO i lejon daljen jashtë vendit. S’ka më as detyrim paraqitje

Shuhen masat e sigurisë ndaj Ajola Xoxës. GJKKO i lejon daljen jashtë vendit. S’ka më as detyrim paraqitje

March 30, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 31 Mars 2026

March 30, 2026
Ervin Salianji nuk ndalet, vijon turin me demokratët, të shtunën takimi me struktura e PD-së së Shkodrës

Salianji zbulon skenarin: Ja si do të veproj nëse më përjashtojnë nga Partia Demokratike

March 30, 2026
Barazia e armëve në debatin gjyqësor

Rasti Manjani dhe standartet e Strasburgut

March 30, 2026
Ndërron jetë në spitalin e Korçës i dënuari me burgim të përjetshëm për vrasje

Ndërron jetë në spitalin e Korçës i dënuari me burgim të përjetshëm për vrasje

March 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In