• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, June 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“E kapa me tjetrin në shtëpi”/ I moshuari rrëfen historinë: Gruaja më dhunoi e tradhtoi…

by
03/03/2022 14:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Është 68-vjeç, dhe gjendet mes 4 rrugësh, i mohuar nga partnerja e një jete dhe 2 fëmijët e tij. Faik Korra nga Elbasani ishte pjesë e emisionit me “Zemër të Hapur” për të bërë një apel.

Në vitin 1976 ai u dashurua me një vajzë, për të cilën do kundërshtonte këdo e do ta merrte për bashkëshorte. Por kjo dashuri e madhe do të pasohej me disa episode tradhtie që sollën konflikte, të cilat do t’i çonin edhe para uniformave blu.

Pas shumë faljesh e përpjekjesh për të hedhur pas gjithçka, në vitin 2018 ndodhi e papritura. Ai e kapi bashkëshorten në shtëpinë e tyre me dikë tjetër.

Prej atij viti ai qëndron jashtë banesës i papranuar nga ish-bashkëshortja dhe 2 fëmijët, të cilët e mbajnë larg me vendime gjykatash e urdhra mbrojtje.

Rrëfimi:

Faik Korra: Çështja ime është në gjykatën e apelit, jam rrugëve, unë jam 70 vjeç, jam drejt varrit, kam nevojë për një kafe, për një fjalë të ngrohtë, nuk jam unë për të dashura unë. Ata nuk e meritojnë të jenë fëmijët e mi, më kanë tërhequr 12 metra zvarrë.

Rreth vitit ‘76 u martova me mblesë, në atë kohë kam qenë ushtarak. E donim njëri-tjetrin. Po në këtë vit u martuam dhe lindi fëmija i parë.

Shpesh asaj kohe dëgjoja shumë për gruan, fjalë që thoshin njerëzit. Në ‘82 pasi lindi djali tjetër e kapa në një tradhti tjetër. Ishte brenda shtëpisë time me një tjetër. Është e faktuar kjo edhe në dëshmitë e gjykatës.

Para se ta merrja për nuse unë nuk pyeta për të se çfarë njeriu ishte dhe mblesi që më njohu nuk më tregoi asgjë. Prindërit e mi nuk e kanë dashur, por unë përderisa rashë në dashuri vendosa ta marr. Asaj kohe njerëzit flisnim lart e poshtë. Unë nuk i vura re llafet, nuk pata ndier që ajo të më largonte se po ta kuptoja do të ndahesha.

Me kalimin e viteve ajo më ka tradhtuar me disa njerëz. Në një parcelë pjeshkash e kishin kapur me një tjetër dhe motrat e mia dhe babai im më thanë se e kanë kapur me dikë dhe ishin zënë dhe e kishin larguar. Kjo më doli para me fëmijë dhe thotë që më kanë dhunuar motrat e tua.

Kjo atëherë e denoncoi këtë dashnorin sikur ky e kapi me forcë. Të gjitha këto janë të shënuara në dokumente të gjykatës. Pastaj unë kërkova divorcin dhe fëmijët një e mori ajo dhe një unë.

Por më vonë për kushtet ekonomike të saj dhe djalit e rimora prapë dhe të gjithë më braktisën vëllezër, motra dhe prindërit e mi. Shoqëria edhe asaj kohe të gjithë më gjykonin. Në 2004 ne bëmë një ndarje fiktive për të fituar një hyrje më të madhe.

Kjo nuk u arrit, në 2018 unë siç kthehesha nga puna , atë ditë rreth orës 11 u ktheva në shpi dhe derën ma hapi një burrë. Nuk ju thash asnjë fjalë as asaj as atij, por ju thash që largohu nga shtëpia ime. Aty u divorcova sërish, asaj kohe djali ishte i martuar me fëmijë dhe më tha pse e ndave mamin, edhe unë i tregova se e kapa me filanin.

Ajo reagoi që më deshi qejfi që shkova, sepse ne jemi të ndarë ligjërisht. Mbas 2018 unë shoqërohem me një shoqe me të cilën nuk kam marrëdhënie por thjesht e kam shoqe dhe pi kafe me të. Nuk kam pasur kurrë një marrëdhënie tjetër, as para martese as pas martese. Ish gruaja më thoshte se je alkoolist, i çmendur.

Ka thënë që sikur unë e kërcënoj atë për ta vrarë. Ajo dhe fëmijët më kanë dhunuar torturuar, më presin dritat dhe ujin. Isha me Covid 19 dhe ata më lanë duke vdekur. Ata marrin hakun e nënës dhe nuk më duan. Shkojnë në gjykatë e marrin urdhër mbrojtje që unë të mos afrohem në shtëpi.

/b.h

Next Post
Delegacioni i Ukrainës mbërrin në Bjellorusi për ‘takimin e paqes’

Delegacioni i Ukrainës mbërrin në Bjellorusi për ‘takimin e paqes’

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vazhdon rënia e euros, shënon rekord të ri ndaj lekut

Vazhdon rënia e euros, shënon rekord të ri ndaj lekut

June 22, 2026
Vance: Hap i rëndësishëm drejt marrëveshjes për programin bërthamor të Iranit

Vance: Hap i rëndësishëm drejt marrëveshjes për programin bërthamor të Iranit

June 22, 2026
Punonjësit e Prefekturës së Qarkut Tiranë i bashkohen nismës për dhurimin vullnetar të gjakut

Punonjësit e Prefekturës së Qarkut Tiranë i bashkohen nismës për dhurimin vullnetar të gjakut

June 22, 2026
Messi kërkon të “pushtojë” Botërorin me rekorde të reja

Messi kërkon të “pushtojë” Botërorin me rekorde të reja

June 22, 2026
Rama pritet nga Macron në Pallatin Elysee

Rama pritet nga Macron në Pallatin Elysee

June 22, 2026
FOTOLAJM/ Nis protesta e 16-të para Kryeministrisë, ja sa është pjesëmarrja

Analisti tregon grupet që fshihen pas protestave në Shqipëri

June 22, 2026
Fox News: Si u fabrikua protesta kundër Kushner përmes dezinformimit dhe interesave të huaja

Fox News: Si u fabrikua protesta kundër Kushner përmes dezinformimit dhe interesave të huaja

June 22, 2026
“Sulm ndaj pronës private”, shoqëria ‘Riviera Kakome’ paralajmëron kallëzim penal për protestuesit që hoqën rrethimin në Kakome

“Sulm ndaj pronës private”, shoqëria ‘Riviera Kakome’ paralajmëron kallëzim penal për protestuesit që hoqën rrethimin në Kakome

June 22, 2026
Arben Malaj: Do garoj për kryetar bashkie në Vlorë

Arben Malaj: Do garoj për kryetar bashkie në Vlorë

June 22, 2026
“Opozitë e shitur”, “Berisha në burg”/ Reagon kreu i PD për thirrjet e protestuesve, ja mesazhi për demokratët

“Opozitë e shitur”, “Berisha në burg”/ Reagon kreu i PD për thirrjet e protestuesve, ja mesazhi për demokratët

June 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In