• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“E kam thënë që në fillim”/ Basha kujton humbjen e 25 prillit: E dija që ishte garë e pabarabartë!

by
31/05/2021 19:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka zhvilluar sot një takim me demokratët në Kurbin, në kuadër të fushatës që po bën për të mbajtur postin e kreut të partisë.

Ai ka kujtuar sërish humbjen e 25 prillit, duke iu thënë demokratëve se e dinte që në fillim që gara ishte e pabarabartë, ndërkohë që edhe gaza që po zhvillohet aktualisht brenda në PD është e pabarabartë.

“Unë e dija, ua kam thënë që në fillim që të firmosësh me Ramën nuk ka vlerë”, ka thënë sot Basha në Kurbin.

Fjala e plotë:

Një mirënjohje e falenderim nga zemra për të gjithë ju këtu në këtë sallë, për themeluesit, për qëndresëtarët, për intelektualët, për të rinjtë, për të rejat, për përfaqësuesit e forumeve tona, të rinisë, të Lidhjes Demokratike të Gruas, për ekipin tonë, për kandidatët, për deputetin e ardhshëm të Kurbinit në kuvendin e Shqipërisë dhe për të gjithë demokratet dhe demokratët e Kurbinit për një sakrificë dhe lodhje të jashtëzakonshme, por për një shembull që nuk harrohet e nuk do të harrohet kurrë që është rezultati juaj i 25 prillit që spikat perkunder masakrës zgjedhore, spikat si kap për kurajon që i dha demokratëve, për kurajon që i dhatë votuesve tuaj, votuesve tanë këtu në Kurbin dhe për shkollën që keni ngritur këtu në Kurbin me anë të cilës jam i sigurt do të bëjmë të mundur që ta bëjmë Kurbin shumë shpejt gjithë Shqipërinë.

Ndryshe për Shqipërinë sepse, jo sepse ishim në garë të pabarabartë, se atë e dinim prej fillimit, prej ditës se parë ne e dinim që do ishte një gare e pabarabartë. Edhe në momentin kur u firmos 5 qershori akoma pa e shkelur, prapëseprapë ju e dinit, unë i’ua thash drejtpërdrejtë, jua thash përmes medias që të firmosësh një marrëveshje me Edi Ramën apo të ndryshosh një ligj me Edi Ramën, s’ka pikë vlere se ai edhe ligjin e vetë e shkel, edhe ligjin e rënë dakord me ne do ta shkel dhe ashtu ndodhi. E ndryshoi edhe atë që ndryshoi, prapë e shkeli.

Por ajo që Shqipëria përjetoi me 25 prill, është arrest kardiak i demokracisë sepse tjetërsimi i vullnetit të shqiptarëve nuk ndodhi në 1, 2, 3 apo 10 forma, por ndodhi në të gjithë format e mundshme. Dhe çdo ditë që kalon, në çdo qark që vizitoj, në çdo ekspozim që i bëhet fakteve del katalogu i plotë, i gjatë, i vjedhjes, blerjes, shantazhit, intimidimit, presionit të tre faktorëve. Një partie të korruptuar deri në palcë dhe qeveris që ajo ka, shkrirjes se strukturave shtetërore me atë parti dhe faktorit të krimit të organizuar dhe të oligarkisë që u bën njish për të tjetërsuar vullnetin e shqiptarëve. Nga ana tjetër Partia Demokratike doli në këtë betejë, siç e dinë themeluesit dhe qendrestarët mes jush, njësoj si në 91. Pa asnjë pushtet, por me pushtetin me të madh që zoti mund t’i falë njeriut, me pushtetin moral, me pushtetin e zemrave, me pasionin dhe fuqinë për të ndihmuar njerëzit në aspiratën e tyre për ndryshim.

Me shpresën e tyre se 25 prilli do t’i jepte fund jo thjesht lëngatës 8 vjeçare, por shume prej pikëpyetjeve dhe dilemave që i mbanin akoma peng. 25 prilli solli në fakt një ndryshim, e solli këtë ndryshim anembanë Shqipërisë, falë kësaj fuqie që ne projektuam, u rritëm, u bëmë më të mëdhenj por edhe pse beteja u luftua me energjinë më të madhe prapëseprapë regjimi me një ngushticë më të vogël se gjysma e votave të pavlefshme, për shkak të heqjes së emrave pasi shkurtoi listat, të tjetersoi vullnetin e zgjedhësve. Megjithatë kurbinasit dhe jo vetëm, demokratët anembanë vendit e kanë sot kokën lart për një arsye: se në këtë betejë ne hymë me një kauz morale dhe me këtë kauz morale dhe vetëm me atë kauz morale arritem të tërheqim një numër të madh shqiptarësh të cilët shperfillën blerjen e votës, shantazhi kriminal, shantazhin për bukën e gojës, shantazhin për vendin e punës, dhunën barbare që i trajton jo si të jenë kundërshtarë politik por si armiq, njësoj si në 45. Arritëm pra, përkundër të gjithave jo vetëm të ngrihemi në këmbë, por arritem diçka që pak forca politike e kanë arritur në këto kushte.

E kundërta mdodhi me ne dhe kjo për një arsye të vetme, për shkak të forcës që ne projektuam. Dhe kjo forcë ka dy burime: e para vlerat me të cilat kemi lindur dhe të cilave kemi qëndruar besnik. Shqiptarët na besuan se betejën po e bënim për ta, kurbinasit na besuan se betejën po e bënim për ta, jo për karrigen time, jo për karriget tuaja por për familjet e tyre dhe për fatin e tyre.

Vëllezër dhe motra, ne ndodhemi në një krizë politike e cila vetëm u thellua nga 25 prilli. Këtë e dimë të gjithë ne, e di dhe kundërshtari politik të cilit nuk i qesh buza sepse e di çfarë ka bërë, e ndaj është vërsulur me dy mënyra për të zbut krimin që ka kryer jo thjesht ndaj Partisë Demokratike, ndaj demokratëve por dhe Shqipërisë dhe shqiptarëve dhe ndaj demokracisë. Mënyra e parë dhe e preferuar e tij, është ajo e diversionit. Diversioni kësaj radhe ka marrë formën e shtrirjes së dorës për bashkëpunim pa vija të kuqe. Përgjigjja është e qartë: të bashkëpunosh me autorin e masakrës zgjedhore, do të thotë të bëhesh bashkëautor i masakrës zgjedhore. Të bashkëpunosh pa vija të kuqe me njeriun që tjetërsoi vullnetin e shqiptarëve, që e ndaloi përkohësi

/b.h

Next Post
“S’do t’ja dijë për ligj”/ Ish-anëtarja e Kryesisë së PD akuza Bashës: Asnjë statut i depozituar në Gjykatë që prej 2013

"S’do t'ja dijë për ligj"/ Ish-anëtarja e Kryesisë së PD akuza Bashës: Asnjë statut i depozituar në Gjykatë që prej 2013

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dhuna ndaj Mëngjesit, reagon Dhoma e Avokatisë: Sulmi i inkurajuar nga denigrimi i figurës së avokatit

Rregullorja e re e GJKKO, Dhoma e Avokatisë: Të rishikohet, telefoni është studio lëvizëse e avokatit

September 1, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e premte 3 korrik 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 2 Shtator 2026

September 1, 2026
8 vjedhje brenda 2 muajsh në Durrës, arrestohet 1 person, në kërkim bashkëpunëtori i tij

8 vjedhje brenda 2 muajsh në Durrës, arrestohet 1 person, në kërkim bashkëpunëtori i tij

September 1, 2026
Banorët e Vaut të Dejës në protestë pas vdekjes së dy të rinjve, kërkojnë Urgjencë dhe ambulancë 24 orë

Banorët e Vaut të Dejës në protestë pas vdekjes së dy të rinjve, kërkojnë Urgjencë dhe ambulancë 24 orë

September 1, 2026
Unioni i Transportit Publik: Nga e hëna reduktojmë autobusët në Tiranë

Nga sot 30% më pak autobusë urbanë në Tiranë. Operatorët reduktojnë flotën

September 1, 2026
Riatdhesimi i 5 shtetasve nga Siria, SHBA-të vlerësojnë Shqipërinë, ja reagimi i ambasadës

Riatdhesimi i 5 shtetasve nga Siria, SHBA-të vlerësojnë Shqipërinë, ja reagimi i ambasadës

September 1, 2026
Grushte e të bërtitura, del VIDEO e dhunimit të kamarierit në Golem! Djemtë e pronarit e rrahën se kërkoi pagën

Grushte e të bërtitura, del VIDEO e dhunimit të kamarierit në Golem! Djemtë e pronarit e rrahën se kërkoi pagën

September 1, 2026
Bekim Sejdiu kandidati për president? Reagon AAK: Nuk jemi pyetur, barrë e tyre politike

Bekim Sejdiu kandidati për president? Reagon AAK: Nuk jemi pyetur, barrë e tyre politike

September 1, 2026
Kolumbi, 20 rebelë të vrarë në bombardimet e urdhëruara nga qeveria -

Kolumbi, 20 rebelë të vrarë në bombardimet e urdhëruara nga qeveria –

September 1, 2026
Bukë, mish e perime. Shqiptarët 40% të të ardhurave i shpenzojnë për ushqime

Shqipëria thyen rekordin europian: 1 në 5 euro të ekonomisë shkon për ushqime

September 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com