‘E kam shkarkuar për korrupsion’, pse Berisha shpifi sërish kundër Ilir Rusmailit?

Gjatë konferencës për shtyp, Sali Berisha, mes shumë të tjerave, gjeti kohë sërish të sulmonte ish-ministrin e Drejtësisë së PD dhe ish-zëvendëskryeministrin e tij, Ilir Rusmaili.

Berisha e akuzoi atë si njëri pa moral dhe që nuk respekton ligjin, duke e akuzuar, madje, edhe se ishte vendimmarrja e tij ajo që i kishte nxjerr votat tepër të kandidatëve të PD gjatë procesit të rinumërimit.

Veç kësaj, Berisha u shpreh se e ka “shkarkuar për korrupsion” Ilir Rusmailin, gjë që jo vetëm nuk është e vërtetë, por është një mashtrim që i shkon përshtat vetëm shpifjeve madhështore të Berishës.

Ilir Rusmaili nuk është shkarkuar nga Berisha. Ai është ministri i parë në qeverisjen e PD që ka dhënë dorëheqjen.

E ka dhënë si një akt moral, duke i treguar Berishës pasqyrën e pastërtisë, gjë që ai nuk e kapërdinë dot.

Përveçse ka qenë ministri i vetëm që ka refuzuar me forcë dhe akte konkrete aferën korruptive të djalit të Berishës në Gërdec, e cila rezultoi me 26 viktima.

Ndaj Berishës nuk i del “e keqja” me Ilir Rusmailin. Ai i tregoi pasqyrën për të parë vetveten deri në vitin 2007, duke i thënë se je thellësisht i korruptuar.

Prandaj, Berisha shpif në 2025 dhe thotë e ka shkarkuar si të korruptuar. Përkundrazi, ishte Rusmaili ai që i tregoi Berishës se sa i korruptuar ishte ai dhe familja e tij. /TEMA/

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com