“E kam për nder të pushtoj Kubën”!
Me këtë shprehje të huazuar nga Nikolas Maduro që u kap nga SHBA-të, presidenti Miguel Diaz-Canel, i tha një grupi aktivistësh të huaj që po sillnin ndihmë humanitare në ishull, se shanset e një agresioni janë të larta. Ai madje citoi Presidentin e SHBA-së, Donald Trump, të ketë thënë se ndaj Kubës ishte ushtruar i gjithë presioni i mundshëm dhe se e vetmja mundësi e mbetur ishte të merrej kontrolli dhe të shkatërrohej gjithçka.
Miguel Diaz-Canel, President i Kubës
“Situata është shumë serioze. Ata aplikojnë bllokadën energjetike që na vë në një situatë më të vështirë, por ne nuk po rrimë duarkryq. Para së gjithash, ne e pranojmë se mund të ketë një agresion kundër Kubës dhe kemi nisur një plan përgatitor për të rritur gatishmërinë e popullit tonë për mbrojtje në interes të luftës së të gjithë popullit, që është koncepti ynë i mbrojtjes dhe që është një koncept jo agresiv.”
Diaz-Canel theksoi gjithashtu se udhëheqja revolucionare e Kubës mbeti e bashkuar dhe se të gjitha vendimet u morën kolektivisht, me udhëheqësin historik, Gjeneralin e Ushtrisë Raul Castro, ende të pranishëm në udhëheqje.
Sipas deklaratave të mëparshme nga Zëvendësministri i Jashtëm i Kubës, sistemi politik dhe presidenca nuk janë subjekt i negociatave me Shtetet e Bashkuara, pas raportimeve se Uashingtoni kërkoi të largonte Diaz-Canel nga pushteti. Administrata Trump ka vendosur një bllokadë nafte mbi kombin e drejtuar nga komunistët, duke e shtyrë atë më thellë në krizë ekonomike, ndërsa bisedimet dypalëshe thuhet se vazhdojnë.











